IQOS ILUMA, i ri me fijet e duhanit të projektuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA e çon sistemin me ngrohje në një eksperiencë duhanpirëse të një niveli tjetër. Sistemi inovativ me induksion SMARTCORE™ ngroh duhanin nga brenda fijes të duhanit, pa djegie, për një përvojë totale më të mirë, më të pastër dhe më të këndshme. Për më tepër, ajo vazhdon të emetojë mesatarisht 95% më pak kimikate të dëmshme në krahasim me cigaret*.Informacion i rëndësishëm Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është barabartë me një ulje prej 95% të rrezikut. IQOS nuk është pa rrezik.

*""95% më pak"" përfaqëson uljen mesatare të niveleve të 9 kimikateve të dëmshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon për të reduktuar në tymin e cigares, të cilat nuk përfshijnë nikotinën. Shihni informacione të rëndësishme në Iqos.com.

Teknologjia inovative përmirëson eksperiencën tuaj, ndërsa veçoritë e reja ju lejojnë të personalizoni pajisjen tuaj sipas shijeve dhe nevojave tuaja. Gjithashtu, me mjetet tona të zgjidhjes së problemeve 24-orë, kujdesin e ekspertëve dhe eksperiencave ekskluzive që ju presin, përjetoni mbështetje dhe privilegje që mund t'ju frymëzojnë.

IQOS ILUMA™ është dizenjuar për t'u përdorur vetëm me fijet e duhanit SMARTCORE™. Mos përdorni IQOS ILUMA™ dhe fijet e duhanit SMARTCORE™ me gjeneratën e mëparshme IQOS™, sepse mund të dëmtojë pajisjen tuaj. Mos gëlltisni ose çmontoni fijet SMARTCORE. Ky produkt përmban një pjesë metalike të mprehtë e cila mund të shkaktojë lëndime serioze nëse gëlltitet. Mbajeni larg fëmijëve.

Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni seksionin "Informacion i Rëndësishëm" në iqos.com.

*"95% më pak" përfaqëson uljen mesatare të niveleve të 9 kimikateve të dëmshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon për të reduktuar në tymin e cigares, të cilat nuk përfshijnë nikotinën. Shihni informacione të rëndësishme në Iqos.com.
Lexo më shumë
Teknologjia novatore me sistem me induksion SMARTCORE™ e IQOS ILUMA dhe fijeve të duhanit, ndryshon rrënjësisht mënyrën si ngrohet duhani.Në zemër të sistemit me induksion SMARTCORE™ të ri, pa teh, qëndron një element ngrohës novator metalik i vendosur brenda fijeve të duhanit dhe i veshur me çelik inox për ngrohjen pa probleme të duhanit. Kjo do të thotë që duhani juaj nxehet nga brenda në vend që të digjet, për një eksperiencë tërësisht më të mirë, më të pastër dhe thjesht më shumë. Mbi të gjitha, vazhdon të emetojë mesatarisht 95% më pak kimikate të dëmshme në krahasim me cigaret*. Informacion i rëndësishëm Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është barabartë me një ulje prej 95% të rrezikut. IQOS nuk është pa rrezik.

*""95% më pak"" përfaqëson uljen mesatare të niveleve të 9 kimikateve të dëmshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon për të reduktuar në tymin e cigares, të cilat nuk përfshijnë nikotinën. Shihni informacione të rëndësishme në Iqos.com.
Lexo më shumë
1. Fusni shkopin e duhanit të krijuar posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA deri në vijën e filtrit derisa mbajtësi të dridhet dhe drita të pulsojë. Ngrohja fillon automatikisht ose duke shtypur butonin për 1 sekondë.
2. Mund të përdorni pajisjen tuaj pasi mbajtësi të dridhet dhe drita të jetë fikse.
3. Për të sinjalizuar 30 sekondat e fundit të përdorimit ose që kanë mbetur 2 thithjet e fundit, mbajtësi do të dridhet me dritën që pulson e bardhë.
4. Hidheni fijen menjëherë pasi ta keni përdorur. Thjesht hiqeni fijen nga mbajtësi dhe hidheni atë në bazë të rregullave.
5. Futeni mbajtësin në karikues.

IQOS ILUMA™ është dizenjuar për t'u përdorur vetëm me fijet e duhanit SMARTCORE. Mos përdorni IQOS ILUMA dhe fijet e duhanit SMARTCORE™ me gjeneratën e mëparshme IQOS, sepse mund të dëmtojë pajisjen tuaj. Mos gëlltisni ose çmontoni fijet e duhanit. Ky produkt përmban një pjesë metalike të mprehtë e cila mund të shkaktojë lëndime serioze nëse gëlltitet. Mbajeni larg fëmijëve.

Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni seksionin "Informacion i Rëndësishëm" në iqos.com.
Lexo më shumë
Për ti bërë reset pajisjes tuaj, vendoseni mbajtësin në karikuesin e xhepit dhe shtypni butonin për 10 sekonda, më pas lëshojeni. Të gjitha dritat do të fiken, do të pulsojnë dy herë dhe do të ndizen sërish për të konfirmuar një RESET.
Lexo më shumë
Some features and settings can be turned on or off via the IQOS app such as autostart, customization features, lock and unlock device. And do remember to register your device by scanning the QR code on your device. You’ll find it by removing the door cover of your IQOS ILUMA, under the wrap of your IQOS ILUMA PRIME, or on the back side of your IQOS ILUMA ONE. Alternatively, visit iqos.com and follow the instructions on the screen.
Lexo më shumë
Ka disa mënyra për të kontrolluar se sa përdorime ju kanë mbetur. Në vetë mbajtësin ose duke kontrolluar karikuesin e xhepit me mbajtësin brenda. Më poshtë se si:
Kontrolli në mbajtësin: Anoni mbajtësin drejt jush ose shtypni shkurt butonin. Dritat do të ndizen dhe do të tregojnë nivelin e baterisë. Kur 2 drita janë ndezur do të thotë se mbajtësi është gati për 2 përdorime dhe 1 dritë e ndezur do të thotë se është gati vetëm për 1 përdorim.
Kontrolli në karikuesin e xhepit: Shtypni shkurt butonin anësor në karikuesin e xhepit me mbajtësin brenda karikuesit. Drita e karikuesit të xhepit do të ndizet. 2 drita do të thotë se mbajtësi është gati për 2 përdorime dhe 1 dritë do të thotë se është gati për 1 përdorim.
Lexo më shumë
Kontrollimi i nivelit të baterisë së karikuesit të xhepit është i lehtë. Thjesht shtypni shkurt butonin anësor në karikuesin e xhepit. Dritat e karikuesit të xhepit do të ndizen për të treguar nivelin e baterisë:

• 4 drita të BARDHA: bateria është plotësisht e karikuar
• 3 drita të BARDHA: 75% bateri e mbetur
• 2 drita të BARDHA: 50% bateri e mbetur
• 1 dritë e BARDHË: 25% bateri e mbetur
Lexo më shumë
Dritat e VERDHA pulsuese shfaqen në mbajtëse: Kjo do të thotë se bateria është në fund dhe mbajtësi duhet të karikohet. Karikimi është i shpejtë. Kohët e rimbushjes së mbajtësit të IQOS ILUMA janë:
• 1 min e 50 sek për 0-1 përdorime*
•3 min e 25 sek për 1-2 përdorime*
• 5 min e 15 sek për 0-2 përdorime*

*Ju lutem referohuni në seksionin e konsumit të baterisë.

Drita e KUQE pulsuese në mbajtës: Duhet ta vendosni mbajtësin në karikuesin e xhepit dhe ti bëni reset pajisjes

Dritat e BARDHA pulsojnë dy herë në mbajtës: Kjo tregon se IQOS ILUMA juaj është jashtë intervalit të temperaturës së funksionimit prej >0°c/<40°c.
Lexo më shumë
Karikimi i pajisjes është i shpejtë dhe i lehtë, por kujdes, është më e sigurt të përdorni përshtatësin dhe kabllon e karikimit të krijuar për IQOS ILUMA. Duhen rreth 135 minuta për të karikuar plotësisht karikuesin e xhepit dhe deri në 10 minuta për të karikuar plotësisht mbajtësin për herë të parë pas nxjerrjes nga kutia. Kohët e rimbushjes së mbajtësit janë:

• 1 min e 50 sek për 0-1 përdorime*
• 3 min e 25 sek për 1-2 përdorime*
• 5 min e 15 sek për 0-2 përdorime*
• 10 min e 5 sek për karikimin e parë pas nxjerrjes nga kutia*

*Ju lutem referohuni në seksionin e konsumit të baterisë.
Lexo më shumë
Po, por vetëm me kabllon e karikimit dhe përshtatësin e krijuar për gjeneratën e IQOS 3 dhe ORIGINALS DUO.
Lexo më shumë
Për të bërë më të lehtë eksperiencën tuaj, IQOS ILUMA është plot me funksione të reja të avancuara.

Autostart (fillim automatik)
Pasi fija e duhanit është vendosur saktë, mbajtësi do të dridhet për t'ju bërë të ditur që sistemi me induksion SMARTCORE™ ka filluar të ngrohet automatikisht. Nuk është e nevojshme të konfiguroni aplikacionin IQOS për të përdorur autostart, por mund të përdorni aplikacionin IQOS për ta çaktivizuar atë. Kur të jetë gati për t'u përdorur, pajisja do të dridhet për herë të dytë. Gjithashtu, ju mund të filloni ngrohjen manualisht duke shtypur butonin anësor.

Kontrolli i mbajtësit
Ky gjest i zgjuar ju lejon të kontrolloni se sa bateri ka mbetur në mbajtësen tuaj. Thjesht anoni mbajtësin drejt jush kur nuk e përdorni dhe dritat në mbajtëse do të tregojnë nivelin e baterisë.

Kontrolli i eksperiencave të mbetura
Prekni dy herë mbajtësin tuaj dhe dridhjet do të tregojnë se sa eksperiencë ka mbetur. Për shembull:

3 dridhje: 75-50%
2 dridhje: 50-25%
1 dridhje: nën 25%

Ju mund të aktivizoni dhe personalizoni modelet e dridhjes në aplikacionin IQOS.
Lexo më shumë
Nëse IQOS ILUMA juaj nuk fillon vetë, atëherë ju lutemi:

• Sigurohuni që po përdorni vetëm fijet e duhanit SMARTCORE
• Sigurohuni që ato të vendosen në drejtimin e duhur në mbajtëse
• Hyni në aplikacionin IQOS dhe kontrolloni nëse e keni çaktivizuar aksidentalisht funksionin autostart
• Vendoseni mbajtësin në karikuesin e xhepit dhe kryeni një RESET. Për ta bërë këtë, mbani të shtypur butonin e karikuesit të xhepit për 10 sekonda derisa dritat të shuhen. RESET konfirmohet kur lëshoni butonin dhe të gjitha dritat pulsojnë 2 herë


Nëse mbajtësi fillon vetë pa futur një fije duhani, atëherë ndiqni këto hapa:
• Vendoseni mbajtësin në karikuesin e xhepit dhe kryeni një RESET. Për ta bërë këtë, mbani të shtypur butonin e karikuesit të xhepit për 10 sekonda derisa dritat të shuhen. RESET konfirmohet kur lëshoni butonin dhe të gjitha dritat pulsojnë 2 herë
Nëse RESET nuk e zgjidh problemin, shkarkoni aplikacionin IQOS dhe hiqni funksionin autostart tek mbajtësi.


Mbani mend, mund ta filloni eksperiencën tuaj manualisht duke futur fijen e duhanit në mbajtëse dhe duke shtypur butonin për dy sekonda për të aktivizuar eksperiencën tuaj. Nëse ende nuk funksionon, vizitoni dyqanin tuaj më të afërt IQOS dhe një nga agjentët tanë do ta rregullojë problemin për ju ose mund të telefononi 08001515.
Lexo më shumë
Lajmi i mirë është se pastrimi i mbështjellësit të lëkurës është i lehtë. Thjesht përdorni një pëlhurë të lagur dhe fshijeni butësisht. Fatkeqësisht, mbështjellësit nuk mbulohen nga garancia.
Lexo më shumë
Ndezja dhe karikimi i pajisjes.

Karikoni plotësisht IQOS ILUMA-n tuaj duke përdorur përshtatësin AC dhe kabllon e karikimit që vjen me të. Më pas, për të ndezur pajisjen tuaj, shtypni butonin në anë të karikuesit të xhepit për 4 sekonda. Për të kontrolluar statusin e baterisë së karikuesit të xhepit, nxirreni mbajtësen dhe shtypni butonin anësor të karikuesit të xhepit.
Lexo më shumë
Ndezja dhe karikimi i pajisjes.

Karikoni plotësisht IQOS ILUMA-n tuaj duke përdorur përshtatësin AC dhe kabllon e karikimit që vjen me të. Më pas, për të ndezur pajisjen tuaj, shtypni butonin në anë të karikuesit të xhepit për 4 sekonda. Për të kontrolluar statusin e baterisë së karikuesit të xhepit, nxirreni mbajtësen dhe shtypni butonin anësor të karikuesit të xhepit.
Lexo më shumë
Për t'u ofruar përdoruesve tanë IQOS ILUMA një eksperiencë të përmirësuar, duhej të krijohej një pajisje pak më e madhe dhe më rezistente për të akomoduar teknologjinë e re inovative me induksion SMARTCORE™.
Lexo më shumë
Përvoja juaj do të zgjasë deri në 6 minuta ose 14 thithje, cilado që të ndodhë e para.
Lexo më shumë
IQOS ILUMA funksionon më mirë midis 0 - 40℃ dhe fijet e duhanit SMARTCORE krijojnë një eksperiencë më të mirë kur i mbani në temperaturën e dhomës. Më poshtë keni disa këshilla për ruajtjen:

Mbajeni pajisjen tuaj larg ujit, rrezeve të diellit dhe nxehtësisë.
Mos e lini pajisjen tuaj në një vend të nxehtë si brenda një makine, sepse bateria litium-jon dhe bordi i qarkut elektrik mund të dëmtohen ose të përkeqësohen ndjeshëm.
Për të siguruar eksperiencën më të mirë dhe për të përfituar sa më shumë nga pajisja juaj, ju rekomandojmë gjithashtu të shmangni ekspozimin e IQOS ILUMA dhe fijeve SMARTCORE™ në temperatura të ulëta për një periudhë të gjatë kohore.
Ruani serinë IQOS ILUMA dhe fijet SMARTCORE™ në një vend të pastër, të thatë dhe të freskët.
Mos e ekspozoni serinë IQOS ILUMA dhe fijet SMARTCORE™ ndaj kushteve me lagështi të lartë ose rrezeve direkte të diellit.
Mos përdorni fijet SMARTCORE™ që janë ekspozuar ndaj nxehtësisë ose lagështisë së tepërt.


Informacion shtesë:
Në kushte të jashtme të ftohta, pajisja mund të jetë në gjendje të ndizet nëse mbahet e ngrohtë (p.sh. në xhepin e palltos). Megjithatë, gjatë përdorimit të mbajtësit, temperatura e ftohtë e jashtme mund të çojë në:

a.performancë më të ulët të aerosolit
b. mungesë energjie për t'u përshtatur me kohëzgjatjen e projektuar të përdorimit (për fije) deri në 6 min apo 14 thithje, cilado vjen e para.
Lexo më shumë
IQOS ILUMA PRIME është pajisja jonë premium më e përsosur për përdoruesit më kërkues, me dizajnin e saj inovativ dhe materialet elegante. Për shembull, mbajtësi IQOS ILUMA PRIME dhe karikuesi i xhepit vijnë në një trup alumini me një mbështjellës lëkure ose pëlhure në karikuesin e xhepit.

IQOS ILUMA™ është dizenjuar për t'u përdorur vetëm me fijet e duhanit SMARTCORE™. Mos përdorni IQOS ILUMA™ dhe fijet e duhanit SMARTCORE™ me gjeneratën e mëparshme IQOS™, sepse mund të dëmtojë pajisjen tuaj.
Mos gëlltisni ose çmontoni fijet SMARTCORE™. Ky produkt përmban një pjesë metalike të mprehtë e cila mund të shkaktojë lëndime serioze nëse gëlltitet. Mbajeni larg fëmijëve.
Shihni Inormacion i Rëndësishëm"
Lexo më shumë
IQOS ILUMA PRIME disponohet në 4 ngjyra: Gold, Black, Green dhe Taupe.
Lexo më shumë
Ndryshimi i kapakut të IQOS ILUMA për t'ju përshtatur kombinimeve tuaja është i lehtë. Ju nuk keni nevojë për mjete, sepse kapaku mbahet në vend me anë të magnetëve të fortë. Së pari, një bosht hap kapakun e karikuesit të xhepit, më pas mund ta hiqni kapakun duke e tërhequr nga anët. Për të vendosur një mbulesë të re kapaku, drejtojeni atë në vendin ku ishte dhe magnetët do ta tërheqin atë në vend.
Lexo më shumë
Ndryshimi i unazës është i thjeshtë, por do t'ju duhet të përdorni mjetin për heqjen e unazës që morët bashkë me blerjen e setit tuaj të unazave. Thjesht vendoseni mjetin në unazën mbajtëse dhe rrotullojeni në të kundërt të akrepave të orës për ta zhbllokuar. Më pas, vendosni unazën e re në mbajtëse dhe përdorni mjetin për ta kthyer në drejtim të akrepave të orës për ta kyçur. Mbajtësi juaj i ri IQOS ILUMA tani është personalizuar për ju.
Lexo më shumë
Po, mundesh. Hapeni plotësisht mbështjellësin në pajisjen tuaj dhe nxirreni jashtë, nga lart poshtë. Tani mund ta hiqni lehtësisht nga karikuesi i xhepit. Për të vendosur mbështjellësin tuaj të ri, rrëshqitni magnetët linearë në të njëjtat prerje me karikuesin e xhepit. Tani është personalizuar për ju.
Lexo më shumë
Karikuesi i mbajtësit
Karikuesi i mbajtësit karikon mbajtëset IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME. Lejon një akses të lehtë te mbajtësi në një vend të palëvizshëm. Është i lehtë dhe i shpejtë për t'u përdorur falë lidhësit të tij magnetik. Dhe e karikon mbajtësin po aq shpejt sa karikuesi i xhepit.

Karikuesi statik
Karikuesi statik IQOS ka një dizajn elegant dhe intuitiv. Ai karikon karikuesin tuaj të xhepit IQOS dhe ju mund ta përdorni mbajtësin ndërsa prisni. Karikuesi statik IQOS përshtatet me IQOS ILUMA, IQOS 3 DUO dhe IQOS 3.

Karikuesi statik i IQOS ILUMA ONE
Karikuesi statik i IQOS ILUMA ONE karikon pajisjen duke e shfaqur atë bukur dhe duke lejuar akses të lehtë gjatë karikimit. Ky karikues statik përshtatet vetëm me IQOS ILUMA ONE.

Komplet unaze
Personalizoni pajisjen tuaj sa herë të doni me gamën e unazave me tekstura të ndryshme. Eksluzivisht për IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME, ndryshimet mund të jenë të vogla por sjellin një impakt të madh.

Set unazash
Disponohen komplete me tre unaza me ngjyra të ndryshme së bashku me veglën e ndërrimit që e bën të lehtë ndërrimin e tyre për t'iu përshtatur stilit tuaj.

Set unazash Premium
Kompleti premium i unazave përfshin tre unaza me finishe të ndryshme për t'u përshtatur me stilin tuaj. Gjithashtu vjen dhe me veglën e ndërrimit.

Mbështjellësit IQOS ILUMA PRIME
Nga shkëlqimet dhe materialet e ngjashme me lëkurën deri te mikrofibrat me prekje të butë dhe pëlhurat me efekt shumëngjyrësh, të gjithë mbështjellësit tanë të rinj për IQOS ILUMA PRIME vijnë në një larmi ngjyrash dhe materialesh që ndihen aq mirë sa duken. Pajisja juaj ka gjithashtu një zgjedhje të mbështjellësve të plotë që zëvendësojnë mbështjellësin bazë të pajisjes dhe ofrojnë mbulim të plotë pa kompromentuar përvojën tuaj.

Kapak për karikuesin e xhepit
Për të krijuar një pamje që është vërtet e juaja, zgjidhni nga gama jonë e re e kapakëve për IQOS ILUMA. Me 3 finishe të ndryshme dhe një zgjedhje ngjyrash, lëreni koleksionin t'ju frymëzojë për të krijuar një pajisje të personalizuar.

Mbrojtësit
Mbuloni IQOS ILUMA-n tuaj me mbrojtës silikoni. Ai është krijuar për të ndihmuar në mbajtjen e pajisjes të sigurt, elegante dhe është i disponueshëm në shumë ngjyra. I lehtë për t'u rrëshqitur, mbron pajisjen tuaj nga gërvishtjet ndërsa siguron një dorezë kundër rrëshqitjes.

Tavëll
Tavëll për të hedhur fijet e përdorura që mban deri në 20 fije, e disponueshëm në 4 ngjyra me një sistem të përmirësuar mbylljeje që redukton erën e fijeve të përdorura.
Lexo më shumë
Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.