Kushtet dhe Afatet e Faqes së internetit të IQOS

Mirë se vini në faqen e internetit të IQOS™. IQOS është një produkt i importuar dhe i shpërndarë në tregun e Republikës së Shqipërisë nga "Philip Morris Albania" SHPK, filial i Philip Morris International (PMI).

Faqja e internetit të IQOS është menduar për përdorim vetëm për persona në moshë madhore.

Këto Kushte dhe Afate rregullojnë të drejtat tuaja dhe përdorimin e faqes së internetit të IQOS.

Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte dhe Afate përpara se të filloni të përdorni faqen e internetit, pasi në këtë mënyrë ju do të njiheni me përmbajtjen dhe funksionimin e faqes së internetit të IQOS.

Me përdorimin e mëtejshëm të faqes së internetit të IQOS, ju pranoni që jeni në moshë madhore dhe keni rënë dakord dhe pranoni këto Kushte dhe Afate përdorimi.

Aplikimi i Kushteve dhe Afateve

Këto Kushte dhe Afate vihen në zbatim që nga viti 2019 deri në revokimin e tyre nga "Philip Morris Albania" SHPK.

Garancitë dhe përjashtimi nga përgjegjësia

Përdorimi i kësaj faqeje interneti është përgjegjësia e juaj. "Philip Morris Albania" SHPK dhe palët e treta të përfshira në krijimin e faqes së internetit të IQOS nuk janë përgjegjës për dëme, humbje apo kosto që rrjedhin nga përdorimi, ndryshimet në përmbajtjen e faqes së IQOS ose çfarëdo faqe tjetër interneti. Gjithashtu, faqja e internetit e IQOS nuk është përgjegjëse nëse informacioni në faqen e internetit është i paarritshëm për shkak të problemeve apo shkëputjeve të lidhjes së internetit, si dhe shkaqeve që janë jashtë kontrollit tonë. Këtu përfshihen, por nuk kufizohen dëmet e shkaktuara nga viruset e programeve kompjuterike (software) apo dështimet që rezultojnë nga keqpërdorimi i përmbajtjes të faqes së internetit.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

PMI dhe filialet e saj zotërojnë të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në tekstin dhe materiale të tjera në faqen e internetit të IQOS (duke përfshirë të gjithë informacionin, imazhet, tekstet, dizajnin, materialet audio dhe video). Gjatë shfletimit të faqes së internetit të IQOS për qëllime jo tregtare, ju mund të shkarkoni përmbajtjen dhe / ose ta dërgoni tek të tjerët, por në këto rrethana është e nevojshme të shfaqen të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera pronësore që i përkasin Philip Morris International. Asnjë pjesë e kësaj faqeje interneti nuk mund të shitet ose të shpërndahet për përfitime tregtare, të modifikohet ose të përfshihet në botime apo faqe të tjera. Të gjitha markat tregtare dhe shenjat, si dhe markat e shërbimit të paraqitura në faqen e internetit të IQOS i përkasin PMI dhe filialeve të saj. Ndalohet përdorimi i markave tregtare ose shenjave dalluese të kësaj faqe interneti. Asgjë në përmbajtje të faqes së internetit të IQOS nuk duhet të interpretohet si një licencë për të përdorur markat tregtare.

Nëse dëshironi të përdorni materialin e faqes së internetit të IQOS për ndonjë qëllim tjetër nga ato të specifikuara në këto Kushte dhe Afate, ju lutemi të dërgoni një kërkesë në: contact.al@iqos.com.

Saktësia dhe qasja në faqen e internetit të IQOS

Ne nuk garantojmë që përmbajtja e faqes së internetit dhe / ose faqeve të lidhura është e plotë apo e përditësuar ose se faqja e internetit dhe / ose faqet e lidhura gjithmonë do të jenë të arritshme dhe në dispozicion.

Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar ose mbyllur në çdo kohë faqen e internetit të IQOS, përmbajtjen e saj, si dhe të drejtën për të ndryshuar Kushtet dhe Afatet, ose për të ndërprerë qasjen në faqen e internetit pa njoftim / shpallje paraprake.

"Cookies"

Faqja e internetit e IQOS mund të përdorë "cookies" për të përmirësuar shërbimet. Një "cookie" është një dokument i përbërë përgjithësisht nga shkronja, të cilat serveri i rrjetit të IQOS i dërgon në një dosje “cookie” në shfletuesin e internetit (browser) të kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë, faqja e internetit e IQOS është në gjendje të krijojë një lidhje midis serverit të rrjetit dhe serverit të internetit, në mënyrë që të shfaqet një faqe interneti e personalizuar sipas interesave tuaja dhe për t'iu përgjigjur më mirë nevojave tuaja. Shumica e shfletuesve të internetit (browser) pranojnë automatikisht “cookie”, por ju mund ta ndryshoni shfletuesin e internetit tuaj për të parandaluar ruajtjen e “cookies”. Ju vëmë në dije se nëse i fikni “cookies” do të kufizohen shërbimet që mund t’ju ofrojmë dhe kjo mund të ndikojë në përvojën tuaj si vizitor.