IQOS CLUB
Kushtet dhe Afatet për pjesëmarrjen në IQOS CLUB
Përditësimi i fundit: 26 Maj 2020
1. Përgjithësime të IQOS CLUB
1.1 IQOS CLUB është një program i bazuar në statuse për klientët tanë besnikë të IQOS. Përmes IQOS CLUB ju jeni në gjendje të mblidhni Pikë Statusi duke ndërmarrë veprime të caktuara, dhe si kthim ju ofrojmë Përfitime duke përfshirë evente dhe përvoja unike, mundësi për të fituar çmime dhe oferta speciale.
1.2 Ne përdorim disa terma të përcaktuar në këto Kushte të cilat janë të theksuara. Një listë e këtyre termave të përcaktuara është dhënë në paragrafin 15.
2. Aplikimi i Kushteve
2.1 Këto kushte dhe afate (Kushte) janë të zbatueshme dhe rregullojnë pjesëmarrjen tuaj në programin IQOS CLUB (IQOS CLUB). Ju duhet t'i lexoni me kujdes këto Kushte pasi ato ndikojnë në të drejtat tuaja ligjore dhe rregullojnë marrëdhëniet tuaja me kompaninë Philip Morris Albania SHPK, rr. Murat Toptani, Eurocol Center, K. 10, Tiranë, Shqipëri (PMA).
2.2 Për kohëzgjatjen e anëtarësimit tuaj, ju pranoni të bindeni nga këto Kushte. Nëse nuk jeni dakord ose nuk mund t'i zbatoni këto Kushte, ju mund ta anuloni anëtarësimin tuaj në çdo kohë duke kontaktuar Qendrën e Kujdesin ndaj Konsumatorëve të IQOS (email: contact.al@iqos.com; telefonatë falas: 08001515). Anëtarësia dhe Kushtet tuaja të IQOS CLUB janë të vlefshme në Shqipëri, sipas bazës së të dhënave tona.
2.3 Ne kemi të drejtë të ndryshojmë në çdo kohë këto Kushte dhe mekanikën, shërbimet dhe përfitimet e IQOS CLUB përmes një njoftimi. Nëse nuk jeni dakord për ndonjë ndryshim të tillë, ju mund të ndërprisni anëtarësimin tuaj në IQOS CLUB.
2.4 Asnjë modifikim i këtyre Kushteve nga ju nuk lejohet nëse PMA nuk bie dakord shprehimisht me shkrim.
3. Kualifikimi
3.1 Përdorimi juaj i IQOS CLUB është në diskrecionin tonë dhe ne mund të refuzojmë aplikimin tuaj për cilëndo arsye. Ne gjithashtu mund të ndërpresim të drejtën tuaj për të përdorur IQOS CLUB për cilëndo arsye, duke përfshirë nëse shkelni ndonjë prej këtyre kushteve.
3.2 Ju mund të pranoheni në anëtarësim në IQOS CLUB nëse: (i) jeni një përdorues i IQOS i moshës mbi 18 vjeç, dhe jeni i regjistruar në bazën e të dhënave të IQOS; dhe (ii) vendbanimi juaj kryesor është në Shqipëri.
3.3 Anëtarësimi në IQOS CLUB është i disponueshëm vetëm për personat fizikë. Personat juridikë, përfshirë por jo i kufizuar në kompani, partneritete, persona fizikë të regjistruar dhe shoqata të panjohura, nuk kanë të drejtë për anëtarësim.
Një anëtar i IQOS CLUB nuk mund të ketë anëtarësi të shumta. Ju duhet të mbani vetëm një llogari në IQOS CLUB.
4. Kushtet e Anëtarësimit
4.1 Për t'u bërë anëtar IQOS CLUB duhet të keni të paktën një pajisje të regjistruar dhe të pranueshme siç përshkruhet në paragrafin
4.2 (Pajisja) në bazën e të dhënave tona. Nëse keni më shumë se një pajisje të regjistruar, do të keni gjithësesi vetëm një anëtarësim të IQOS CLUB. Nëse i ndryshojmë këto Kushte, dhe ju vazhdoni të përdorni shërbimet dhe Përfitimet e IQOS CLUB, ose regjistroni një pajisje tjetër, ju pranoni të bindeni nga Kushtet e ndryshuara. Ju mund ta regjistroni
Pajisjen:
(i) në faqen tuaj të profilit në iqos.com për të marrë pjesë në programin IQOS CLUB;
(ii) duke telefonuar Qendrën e Shërbimit të Klientit në 08001515 ose;
(iii) në një Zonë IQOS pjesëmarrëse. Zona IQOS është një Pikë Shitje e portofolit IQOS, e operuar nga PMA ose partnerët, e cila është e përcaktuar dhe rifreskuar periodikisht nga PMA.
4.2 Ju mund të keni modelet e mëposhtme të Pajisjes për qëllim të anëtarësimit tuaj në IQOS CLUB:
(a) IQOS 2.4+, IQOS 3, IQOS 3 DUO
(b) IQOS 3 MULTI
(c) Nëse është e aplikueshme, çdo pajisje IQOS e ardhshme që ju kualifikon për anëtarësim në IQOS CLUB.
4.3 Regjistrimi mund të bëhet në çdo kohë me kusht që të jeni në moshë ligjore dhe një përdorues i regjistruar i një prej modeleve të specifikuara të Pajisjes.
4.4 Anëtarësia e IQOS CLUB dhe shërbimet dhe Përfitimet që ajo ofron janë personale për ju, dhe nuk mund të transferohen tek ndonjë palë e tretë.
4.5 IQOS CLUB është i disponueshëm vetëm në disa vende. Përdorimi juaj i IQOS CLUB është i lidhur me vendin tuaj të banimit (Shqipëri). Nëse ndryshoni vendin tuaj të vendbanimit, atëherë anëtarësimi juaj në atë vend automatikisht skadon dhe ju duhet të na informoni dhe të riaplikoni për të përdorur IQOS CLUB në vendin tuaj të ri të vendbanimit (nëse IQOS CLUB është në dispozicion në atë vend).
5. IQOS CARE PLUS
5.1 Anëtarësimi juaj në IQOS CLUB është komplementues ndaj atij në IQOS CARE PLUS për periudhën e një viti nga momenti i blerjes, ku mund të përfitoni nga kujdesi dhe shërbimi i veçantë për Pajisjen tuaj të regjistruar. Shikoni më shumë informacione rreth IQOS CARE PLUS këtu [link]. IQOS CARE PLUS i nënshtrohet termave dhe kushteve të veçanta të disponueshme në [link].
6. Përfitimet
6.1 Si rezultat i anëtarësimit tuaj në IQOS CLUB dhe bazuar në nivelin e statusit tuaj, ju do të keni të drejtë të merrni Përfitimet e listuara në faqen e përfitimeve të IQOS CLUB, shiko këtu [link].
6.2 Ju mund të merrni përfitimet përmes grumbullimit të pikëve dhe arritjes së niveleve të ndryshme të statusit. Procesi i fitimit të pikëve të statusit përshkruhet në paragrafin 7. Zgjedhja e Përfitimeve që ju mund të merrni varet nga disponueshmëria e tyre.
6.3 Vetëm ju mund të kërkoni Përfitime bazuar në nivelin e statusit tuaj. Përfitimet mund të përdoren vetëm nga ju, përveçse nëse Përfitimi specifik parashikon që personat e tjerë ta përdorin atë.
6.4 Përfitimet duhet të përdoren gjatë kohëzgjatjes suaj të Periudhes së Statusit, në mënyrë alternative dhe nëse është e aplikueshme, brenda periudhës kohore bashkangjitur Përfitimit. Përfitimet që nuk përdoren brenda periudhës së caktuar do të skadojnë. Mos përdorimi i një Përfitimi i cili është prenotuar për një datë ose kohë specifike do të rezultojë në anulimin e Benefitit.
6.5 Përfitime të caktuara (p.sh. blerja e një pajisje të re për 100 Lekë dhe aksesorë falas) mund të vlejnë vetëm për nivelin më të lartë të statusit (Platinum). PMA mund t'i ndryshojë këto përfitime në çdo moment, dhe ato mund të përdoren vetëm një herë gjatë Periudhës së statusit.
6.6 Disa përfitime mund të sigurohen nga partnerët tanë të shërbimit (Partnerë Shërbimi). Përfitimet nga Partnerët e Shërbimit mund t'i nënshtrohen kushteve dhe afateve të Partnerit të Shërbimit. PMA do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të siguruar disponibilitetin e Përfitimeve të tilla, por nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje që vjen nga dështimi i një Partneri Shërbimit për të siguruar një Përfitim të tillë, përveç kur dështimi si i tillë është shkaktuar nga PMA. Në këtë rast, detyrimi i PMA do të kufizohet në vlerën monetare të Përfitimit.
6.7 PMA rezervon të drejtën për: (i) të ndërprerë marrëdhëniet me Partnerët e Shërbimit dhe qasjen në përfitime të tilla për cilëndo arsye dhe në çdo kohë; dhe (ii) të modifikojë Përfitimet në çdo kohë për cilëndo arsye. Pas çdo ndryshimi të tillë, PMA do t'ju njoftojë, për shembull përmes përditësimeve në faqen e internetit të IQOS CLUB ose përmes postës elektronike.
7. Pikët e Statusit dhe Kuponat Monetarë
7.1 Si anëtar i IQOS CLUB ju jeni në gjendje të fitoni pikë statusi (Pikët) për aktivitetet me PMA dhe Partnerët e Shërbimit në një nga mënyrat e mëposhtme: Blerja e një pajisje të re IQOS, Blerja e aksesorëve të IQOS, Referimi IQOS (duke përdorur Kodin tuaj të Referimit), Vizita në dyqanet IQOS. PMA mund, në diskrecionin e saj, në çdo kohë, të ndryshojë rregullat dhe metodat për marrjen e pikëve të statusit, në varësi të një njoftimi paraprak.
7.2 Pikët fitohen nga aktivitete. Informacione të hollësishme në lidhje me pikët mund të gjenden në https://al.iqos.com/sq/loyalty/profile/activity?p=1.
7.3 Pikët mund të fitohen vetëm nga ju, dhe ato nuk mund të transferohen tek një anëtar tjetër ose ndonjë palë e tretë.
7.4 Pikët regjistrohen nga PMA në llogarinë tuaj të anëtarësimit. Pikët nuk mund të përdoren.
7.5 Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje në lidhje me të drejtën për pikët e statusit, PMA mund të kërkojë nga ju që të siguroni prova për kryerjen e veprimtarisë për të cilën kërkoni Pikët. Kërkesat duhet të pranohen nga PMA brenda gjashtë (6) muajve nga aktiviteti.
7.6 Pikët nuk mund të përdoren me ndonjë program tjetër besnikërisë apo me statuse.
7.7 Kohë pas kohe, PMA mund të ofrojë kuponë monetare për anëtarët e IQOS CLUB. Kuponë të tillë mund të ofrohen për shërbimet nga Partnerët e IQOS CLUB. Për ta, Termat e përgjithshme do të zbatohen dhe publikohen me secilën ofertë kupon dhe, në rast të një konflikti, të marrin përparësi ndaj këtyre kushteve.
8. Nivelet e Statusit
8.1 IQOS CLUB ka tre nivele Statusi: Silver, Gold, dhe Platinum (Niveli i Statusit). Niveli juaj i Statusit përcakton shërbimet dhe Përfitimet që ju mund të merrni si anëtar i IQOS CLUB.
8.2 Numri i Pikëve që fitoni në secilin vit kalendarik përcakton Nivelin e Statusit për një tjetër. Kur të mblidhni pikë të mjaftueshme, statusi juaj automatikisht do të përparojë në nivelin tjetër. Në fund të çdo viti kalendarik Pikët kthehen në zero dhe Niveli i Statusit tuaj rishikohet nga PMA dhe do të përditësohet sipas numrit të Pikëve që keni grumbulluar në vitin e kaluar të plotë kalendarik. Numri aktual i Pikëve përshkruhet në faqen e profilit të secilit anëtar. PMA, në diskrecionin e tij, mund të ndryshojë në çdo kohë numrin e Pikëve të nevojshme për secilin Nivel Statusi.
8.3 Përparimi fillon nga Silver në Gold, Gold në Platinum, në varësi të numrit të Pikëve të grumbulluara në vitin e plotë kalendarik. Nëse nuk grumbullohen pikë të mjaftueshme gjatë vitit të ardhshëm kalendarik, që kërkohet të ruajë statusin aktual, statusi do të ndryshohet në nivelin korrespondues të pikëve të grumbulluara gjatë vitit të kaluar.
Ju pranoni:
(a) të mos keqpërdorni programin IQOS CLUB, përfshirë shërbimet dhe Përfitimet e tij;
(b) të mos merrni Pikë ose Përfitime përmes mashtrimit;
(c) të trajtoni me mirësjellje dhe respekt personelin tonë dhe atë të Partnerëve tanë të Shërbimit;
(d) të mbani llogarinë e anëtarësisë të sigurt;
(e) të mos kopjoni ose shpërndani ndonjë përmbajtje të IQOS CLUB përveç nëse lejohet shprehimisht;
(f) të respektoni ligjin në fuqi; dhe
(g) t’i përmbaheni këtyre Kushteve.
8.4 PMA ka të drejtë të testojë pjesëmarrjen e cilitdo anëtari të IQOS CLUB në mënyrë që të zbulojë ndonjë parregullsi të qëllimshme ose të paqëllimshme në përdorimin ose keqpërdorimin e Kodit të Referimit, me qëllim të përfitimit personal. Testimi kryhet kur një Kod Referimi përdoret më shumë se 10 herë. Një anëtar mund të ndajë Kodin e tij ose të saj në çfarëdo mënyre që dëshirojnë, për sa kohë që ky lloj komunikimi mund të karakterizohet si personal, komunikim një-në-një, me marrësin e njohur. Reklamimi, promovimi masiv, komunikimi një-me-shumë apo adresimi ndaj marrësve të panjohur të Kodit Referues, nga vetë zotëruesi apo pale e tretë, është rreptësisht i ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtim të menjëhershëm nga IQOS CLUB. PMA rezervon të drejtën ta anulojë Kodin bazuar në rezultatet e provës, dhe në rast të keqpërdorimit, të anulojë çdo rezultat të arritur më parë duke përdorur një Kod të tillë Referimi. Çdo anëtar, Kodi Referues i të cilit është çaktivizuar, automatikisht humbet të drejtën për të hyrë në IQOS CLUB.
9. PMA do të marrë, ruajë, dhe përpunojë informacionin tuaj personal në lidhje me administrimin e IQOS CLUB dhe pjesëmarrjen tuaj në të. Për të mësuar se si do t'i përdorim informacionet tuaja personale të mbledhura në lidhje me llogarinë tuaj IQOS CLUB, lexoni Deklaratën e Privatësisë së PMA në https://al.iqos.com/sq/ligjore/14-njoftim-mbi-privatesine-e-konsumatorit. Për qëllimin e një experience të plotë të IQOS CLUB do të merrni komunikime në lidhje me programin.
10. Afatet dhe Mbyllja
10.1 Afati i anëtarësimit tuaj në IQOS CLUB është nga data e pranimit tuaj të këtyre Kushteve dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës që jeni një anëtar aktiv. Për të ruajtur këtë status ju duhet keni blerë të paktën një artikull IQOS dhe /ose ju jeni përgjigjur një komunikimi ose pike kontakti nga ne në një periudhë gjashtë mujore të përsëritur (Anëtar aktiv). Pas skadimit të statusit Anëtar aktiv (Data e Mbylljes), anëtarësimi juaj në IQOS CLUB do të skadojë automatikisht brenda katër javësh nga Data e Mbylljes, në mënyrë që t'ju lejojë mundësinë të përdorni çdo kuponë të papërdorur dhe /ose Përfitimet që mund të keni marrë gjatë periudhës tuaj të anëtarësimit.
10.2 Ju mund të ndërprisni anëtarësimin tuaj në IQOS CLUB në çdo kohë me efekt të menjëhershëm duke njoftuar PMA në: contact.al@iqos.com ose duke telefonuar 08001515.
10.3 PMA mund të ndërpresë anëtarësimin tuaj në IQOS CLUB në çdo kohë me efekt të menjëhershëm nëse i shkelni këto Kushte, rast në të cilin nuk do të ketë kohë shtesë për të përdorur ndonjë shërbim apo Përfitim të dhënë. PMA gjithashtu mund të ndërpresë anëtarësimin tuaj për cilëndo arsye duke njoftuar brenda 30 ditëve, kohë gjatë së cilës mund të përdorni ndonjë shërbim apo Përfitim të dhënë (në varësi të disponibilitetit gjatë kësaj periudhe).
10.4 Pas skadimit të anëtarësimit tuaj, ju nuk keni më të drejtë të merrni ndonjë nga shërbimet dhe Përfitimet e IQOS CLUB, duke përjashtuar ato të IQOS CARE PLUS i cili do të mbetet në fuqi deri në një vit nga data e blerjes e Pajisjes suaj të regjistruar. Çdo kupon dhe Përfitimet e papërdorura anulohen automatikisht brenda një periudhe 4 javore, pas Datës së Mbylljes.
11. Garancia/Përfaqësia/Limiti i Përgjegjësisë
11.1 PMA nuk bën përfaqësime për asnjë të ardhur, përdorim, ose detyrim tjetër tatimor që mund të pësoni si rezultat i anëtarësimit tuaj në IQOS CLUB. Ju këshillohet të kontrolloni me llogaritarin ose këshilltarin tuaj tatimor për informacione të mëtejshme, dhe jeni vetë përgjegjës për çdo detyrim tatimor të shkaktuar si rezultat i anëtarësimit tuaj në IQOS CLUB, përdorimin e kuponëve ose pranimin e Përfitimeve.
11.2 PMA, brenda kufijve maksimalë ligjorë, nuk do të jetë përgjegjës edhe nëse është në shkelje (përfshirë neglizhencë ose shkelje të detyrës ligjore), kontratë, keqpërfaqësim, kthim ose përndryshe për ndonjë humbje direkte, humbje të fitimeve, shitjeve, të ardhurave ose kursimeve, humbja e biznesit, humbje të garancisë dhe / ose humbje të ngjashme ose humbje ose korruptim i të dhënave ose informacionit, ose humbje e pastër ekonomike, ose për ndonjë humbje të veçantë, indirekte ose pasuese, kostot, dëmtimet, tarifat ose shpenzimet që sidoqoftë lindin ose që rezultojnë nga anëtarësimi juaj në IQOS CLUB ose përdorimi juaj i ndonjë prej shërbimeve ose Përfitimeve që lidhen me IQOS CLUB. PMA nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë nga humbjet e përshkruara në këtë paragraf edhe nëse e keni informuar PMA-në për mundësinë e humbjeve të tilla.
11.3 Asgjë në këtë paragraf 10 nuk përjashton ndonjë përgjegjësi që nuk mund të përjashtohet nga ligji në fuqi.
12. Pronësia dhe Rreziku
12.1 Pronësia e Pikëve dhe Përfitimeve mbetet e PMA në çdo kohë dhe kurrë nuk ju kalon juve. Ju keni të drejtë të përdorni Përfitimet në përputhje me këto kushte.
12.2 Rreziku në Përfitime dhe kuponat ju kalon juve sapo të merrni një Përfitim ose të përdorni një kupon.
13. Mos-Transferimi
13.1 Përveçëse kur është njoftuar posaçërisht nga PMA për një Përfitim të veçantë me shkrim, Pikët, kuponat dhe Përfitimet nuk mund të shlyhen për para, të kthyeshme ose të këmbyeshme. Në asnjë moment Pikët, kuponat dhe Përfitimet nuk mund të blihen, shiten, barten ose transferohen tek ndonjë palë e tretë, përfshirë ndonjë anëtar tjetër, përveç nëse është posaçërisht i autorizuar ta bëjë këtë. PMA mund të anullojë Pikët, kuponat dhe përfitimet e trajtuara në këtë mënyrë
13.2 Çdo përpjekje për shitje ose transferim i Pikëve, kuponave ose Përfitimeve në kundërshtim me këto Kushte është një shkelje materiale dhe automatikisht do të rezultojë në përfundimin e anëtarësimit të palëve të përfshira.
14. Të ndryshme
14.1 Duke pasur parasysh që anëtarësimi në IQOS CLUB është falas, ai vihet në dispozicion siç është.
14.2 Për pyetje, dhe informacione të kontaktit në lidhje me IQOS CLUB, ju lutemi na kontaktoni në 08001515.
14.3 PMA rezervon të drejtën të pezullojë ose ndërpresë kualifikimin për ju ose cilindo person që përdor, ose, në rast pezullimi, dyshohet se ka përdorur, IQOS CLUB në një mënyrë që nuk është në përputhje me këto Kushte ose ligjin në fuqi. Përveç pezullimit ose ndërprerjes së pranueshmërisë së IQOS CLUB, PMA do të ketë të drejtën të ndërmarrë veprime të duhura administrative dhe / ose ligjore, siç e gjykon të nevojshme në diskrecionin e vet.
14.4 Dështimi i PMA-së në zbatimin e këtyre Kushteve nuk do të përbëjë anashkalim nga Kushtet ose ndonjë nga dispozitat e saj.
14.5 Akumulimi i Pikëve, kuponave dhe Përfitimeve përcaktohet nga PMA në diskrecionin e vet.
14.6 Në rast vdekje të cilitdo anëtari, çdo Pikë statusi, kuponat dhe përfitimet e grumbulluara nga ai anëtar anulohen automatikisht.
14.7 Të gjitha pyetjet ose mosmarrëveshjet në lidhje me pranueshmërinë për IQOS CLUB, disponueshmërinë e Përfitimeve ose përputhjen tuaj me këto Kushte do të zgjidhen nga PMA me diskrecionin e vet. Vendimi i PMA do të jetë detyrues.
14.8 PMA nuk është përgjegjës për ndonjë informacion të pasaktë ose të duhur të furnizuar nga ju ndërsa merrni pjesë në IQOS CLUB, as për ndonjë komunikim të humbur ose të keqdrejtuar drejt jush ju ose nga ju në lidhje me IQOS CLUB.
14.9 Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen e përditësuar të informacionit të kontaktit në llogarinë tuaj IQOS CLUB.
14.10 Njoftimet nga PMA më poshtë mund të bëhen me shkrim, përfshirë me email.
14.11 Këto kushte i nënshtrohen ligjeve të zyrës së regjistruar të PMA. Çdo mosmarrëveshje ligjore do t'i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të qytetit në të cilin PMA ka zyrën e saj të regjistruar.
14.12 Çdo dispozitë e këtyre Kushteve të shpallur të pavlefshëm ose të pazbatueshëm nga ndonjë autoritet ose gjykatë kompetente, në masën e pavlefshmërisë ose moszbatueshmërisë së tillë, do të konsiderohet e ndashme dhe nuk do të ndikojë në dispozitat e tjera që mbeten të cilat do të vazhdojnë të ndikojnë.
14.13 If there is any conflict in meaning between the English language version of these Terms and Albanian language version, the English language version shall prevail.
Nëse ka ndonjë konflikt në kuptueshmëri midis versionit në gjuhën angleze të këtyre Kushteve dhe versionit në gjuhën shqipe, versioni në gjuhën angleze do të mbizotërojë.
15. Përcaktime
15.1 Për qëllimin e këtyre kushteve:
Anëtar aktiv
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 9.1.
Përfitime
Do të thotë përfitimet e IQOS CLUB herë pas here si referenca në paragrafin 6.1.
Pajisje Do të thotë një pajisje IQOS e pranueshme nën garanci për modelet e pajisjes të listuara në paragrafin 4.2.
IQOS CLUB
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 2.1.
Philip Morris
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 2.1.
Pikë statusi
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 7.1.
Partnerë Shërbimi
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 6.6.
Nivel Statusi
Do të thotë ose Silver, Gold ose Platinum
Kushte Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 2.1.
Periudhë Statusi
Do të thotë çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetor gjatë së cilës jeni anëtar i IQOS CLUB me kusht që për vitin e parë të anëtarësimit kjo periudhë të zgjatet deri në fund të vitit kalendarik pasardhës.
Zona IQOS
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 4.1
Data e Mbylljes
Ka kuptimin e përshkruar në paragrafin 10.1