Kushtet dhe Afatet e Programit të Këmbimit IQOS (Trade In)

Programi i Këmbimit (Trade-In) “Kit me Kit” për të marrë IQOS 3 DUO Kushtet dhe Afatet.

1. Aplikimi i Termave/Vlefshmëria

1.1 Këto kushte dhe afate ("Kushtet") janë të zbatueshme dhe rregullojnë pjesëmarrjen tuaj në programin e këmbimit ("Trade-In/Këmbimi") për të përditësuar sistemin tuaj të ngrohjes së duhanit IQOS 2.4Plus, IQOS 3 ("Pajisja ") tek IQOS 3 DUO e re. Ju duhet t'i lexoni me kujdes këto Kushte pasi ato ndikojnë në të drejtat tuaja ligjore dhe rregullojnë marrëdhëniet tuaja me Philip Morris Albania, rruga “Murat Toptani”, Qëndra e Biznesit Eurocol, Kati i 10-të, Tiranë, Shqipëri ("PMA").

1.2 Ju keni të drejtë për këtë këmbim vetëm nëse: (i) jeni një përdorues i IQOS i moshës 18 vjeç e sipër; (ii) ju dhe Pajisja juaj jeni regjistruar në bazën e të dhënave të PMA; dhe (iii) vendbanimi juaj kryesor është në Shqipëri (iv) Pajisja juaj nuk është çmontuar dhe përbëhet nga karikuesi dhe mbajtësi (të cilat janë pjesë të veçanta).

1.3 Nga ju nuk kërkohet të zotëroni kabllin e karikimit, kutinë origjinale ose aksesorë shtesë të pajisjes për të marrë pjesë në Këmbim.

1.4 Ju mund të regjistroni veten dhe Pajisjen tuaj në bazën e të dhënave tona në iqos.com, duke takuar përfaqësuesin tanë (Coach) ose në një nga dyqanet zyrtare të IQOS ("Zona IQOS") me vendodhje këtu.

1.5 Duke marrë pjesë në Këmbim, ju i pranoni këto Kushte. Nëse nuk pajtoheni ose nuk mund t'i zbatoni këto Kushte, atëherë nuk ju nuk mund të merrni pjesë në Këmbim. Nuk lejohet asnjë modifikim nga ana juaj i këtyre Kushteve përveçse kur PMA shprehimisht bie dakord me shkrim.

1.6 Pjesëmarrja juaj në Këmbim mbetet në zgjedhjen tonë dhe ne mund të refuzojmë kërkesën tuaj për të marrë pjesë, ose mund të heqim të drejtën tuaj për të marrë pjesë në Këmbim për çdo arsye, duke përfshirë këtu edhe nëse shkelni ndonjë prej këtyre Kushteve.

1.7 Ne gjithashtu rezervojmë të drejtën t'i ndryshojmë këto Kushte në çdo kohë pas një njoftimi. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë ndryshim, nuk mund të merrni pjesë në Këmbim.


2. Kushtet e Këmbimit

2.1 Për të marrë pjesë në Këmbim, ju duhet të vizitoni një nga Zonat IQOS ose të takoni një Coach.

2.2 Këmbimi ju lejon të përfitoni një zbritje në blerjen tuaj të IQOS 3 DUO duke na dhënë në këmbim Pajisjen tuaj (e cila duhet të përfshijë karikuesin e xhepit dhe mbajtësin). Shuma e zbritjes së marrë do të jetë 3.000 Lekë.

Për qëllim të kësaj pike, Pajisjet me rrethanat e mëposhtme nuk janë të pranueshme për Këmbim:

(i) në rast dëmi të shkaktuar nga abuzimi ose keqpërdorimi, apo modifikim ose alternim, i kryer ose në tentativë, i Pajisjes; ose rryma e energjise;

(ii) Pajisjet me një numër serial që është ndryshuar, dëmtuar ose fshirë;

(iii) Pajisjet që janë hapur, dërguar nëpër Servise, modifikuar ose ndryshuar në një mënyrë të pa autorizuar nga PMA;

2.3 Zbritja që merret nga Kodi i Referimit nuk aplikohet në këtë program Këmbimi. Megjithatë, Krediti Virtual i grumbulluar në profilin e përdoruesit mund të përdoret në këtë program Këmbimi.

2.4 Për blerjen e një seti IQOS 3 DUO lejohet maksimumi një zbritje në përputhje me përcaktimet në pikën 2.2.

2.5 Kthimi i një pajisjeje të një ngjyre të caktuar (veçanërisht prodhimet me ngjyra të limituara), në përputhje me pikën 2.2 të këtyre Kushteve, nuk garanton disponibilitetin për të përdorur zbritjen në blerjen e një seti IQOS 3 DUO të një ngjyre të caktuar.

3. Afatet dhe Përfundimi

3.1 Këto Kushte për çdo blerje të seteve IQOS 3 DUO janë të vlefshme që nga data 17 janar 2020.

3.2 Pjesëmarrja në programin e Këmbimit varet nga disponibiliteti i pajisjes IQOS 3 DUO në dyqan.

4. Të ndryshme

4.1 PMA, brenda kufijve maksimal ligjor, nuk do të konsiderohet përgjegjës edhe nëse është në shkelje (duke përfshirë neglizhencën ose shkeljen e detyrës ligjore), kontratën, keqinterpretimin, dëmshpërblimin ose humbje direkte, humbje të përfitimeve, të ardhurave ose kursimeve, humbje në biznes, humbja e mundësisë për të përfituar nga Dëmtimi Aksidental dhe/ose humbje të ngjashme ose humbje apo ndryshim i të dhënave ose informacionit, ose humbje e pastër ekonomike, ose për cfarëdo lloj arsyeje specifike, humbje të rëndësishme ose indirekte, kosto, dëme, tarifa apo shpenzime që rrjedhin ose që rezultojnë të vijnë nga pjesëmarja juaj në Këmbim.

4.2 Detajet e përpunimit të të dhënave tuaja personale përshkruhen në Politikat e Privatësisë të disponueshme në www.iqos.com.

4.3 Këto Kushte janë subjekt i ligjeve të selisë së regjistrimit të PMA. Çdo mosmarrëveshje ligjore do t'i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të qytetit në të cilin PMA ka selinë e regjistruar.

4.4 Për pyetje, kërkesa dhe informacion për kontakte, ju lutemi t’i referoheni www.iqos.com, numrit të qendrës sonë të Shërbimit ndaj Klientit 08001515, ose na vizitoni në Zonën IQOS më të afërt.