NJOFTIM MBI PRIVATËSINË E KONSUMATORIT TË PMI

Ne e marrim seriozisht privatësinë. Ky njoftim ju tregon se kush jemi, çfarë informacionesh mbledhim prej jush dhe çfarë bëjmë me të. Klikoni në "mëso më shumë " në çdo seksion për informacione të mëtejshme.

Ju lutemi të lexoni gjithashtu kushtet tona të përdorimit në lidhje me shërbimin që ju intereson. Ato ju ofrojnë më shumë informacion rreth mënyrës se si bëjmë biznes dhe çdo kufizim mbi përshtatshmërinë që mund të aplikohet.

Kush jemi ne?

Ne jemi një nga anëtarët e Philip Morris International. Të dhënat tona (emri, adresa, etj.) do t'ju jepen veçmas në kohën e (ose për të konfirmuar) mbledhjen e informacionit rreth jush, për shembull, në një njoftim për një aplikacion ose një faqe interneti ose në një e -mail, që përmban një adresë me këtë njoftim.

Mëso më shumë...

  • PMI: Philip Morris International, një grup lider ndërkombëtar i duhanit.Përbëhet nga një numër shoqërish ose "filialesh".
  • Filialet e PMI:Çdo anëtar i grupit të shoqërive të Philip Morris International është një "filial i PMI". "Ne" (ose “neve” ose "i/e joni/a") i referohet filialit të PMI-së i cili mblodhi fillimisht informacionin në lidhje me ju.
  • Produkti PMI:  do të thotë një produkt  i joni apo i një degë tjetër të PMI.

Si e mbledhim informacionin për ju?

Ne mund të mbledhim informacione për ju në mënyra të ndryshme.

  • Ju mund të na jepni informacionin direkt (p.sh. duke plotësuar një formular ose duke na telefonuar).
  • Mund të mbledhim informacion automatikisht (p.sh. kur përdorni një aplikacion ose faqe interneti (website) të PMI).
  • Mund të marrim informacion nga palët e treta (p.sh. informacionet e disponueshme për publikun në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Twitter).

Në këtë njoftim, i referohemi të gjitha mënyrave me të cilat jeni në kontakt me ne si "pika takimi PMI". Pikat e takimit PMI përfshijnë pikat fizike (për shembull, pika shitjeje me pakicë dhe ngjarje), dhe digjitale (për shembull, aplikacionet dhe faqet e internetit).

Mëso më shumë...

Ne mund të mbledhim informacion të dhënë drejtpërdrejtë nga ju. Zakonisht kjo do të ndodhë kur:

  • regjistroheni që të jeni anëtarë i bazave tona të të dhënave (kjo mund të jetë, për shembull, personalisht, nëpërmjet aplikacionit ose në internet);
  • blerjen e produkteve ose shërbimeve të PMI në një dyqan shitje me pakicë;
  • shkarkimi ose përdorimi i një pike takimi digjitale (p.sh. një aplikacion ose një faqe interneti);
  • na kontaktoni përmes një pike takimi, ose me e-mail, media sociale ose telefon;
  • regjistroni një pajisje me ne;
  • regjistroheni në një portal të PMI;
  • regjistroheni për të marrë njoftime për shtyp nga PMI, njoftime për e-mail ose komunikime reklamimi;
  • merrni pjesë në anketat e PMI ose (kur lejohet nga ligji) konkurset ose promocionet e PMI;ose
  • merrni pjesë në një eveniment të organizuar nga një filial i PMI.

Ne mund të mbledhim informacion për ju automatikisht. Përgjithësisht kjo do të ndodhë kur:

  • vizitoni një pike shitjeje që shet produkte të PMI (p.sh. duke mbledhur të dhënat tuaja gjatë largimit, ose nëpërmjet sensorëve në pikën e shitjes që lidhen me teknologjinë e lëvizshme);
  • merrni pjesë në një eveniment që një filial i PMI ka organizuar (p.sh. nëpërmjet blerjeve në eveniment ose nëpërmjet sensorëve në eveniment që lidhet me teknologjinë e lëvizshme);
  • komunikoni me ne (për shembull, nëpërmjet një pike takimi ose platformave të mediave sociale);
  • përdorni pikë takimet me PMI (p.sh. përmes mekanizmave të gjurmimit në një aplikacion ose në një faqe interneti);ose
  • të bëni publikime publike në platformat e mediave sociale që ndjekim ne (për shembull, në mënyrë që të kuptojmë opinionin publik ose t'u përgjigjemi kërkesave në lidhje me produktet e PMI).

Gjithashtu, ne mund të mbledhim automatikisht informacione për ju nëpërmjet përdorimit të “cookies” dhe teknologjive të ngjashme të gjurmimit në pikat e kontaktit digjitale PMI. “Cookies” dhe teknologjitë e veçanta të përdorura do të varen nga pika e takimit PMI në fjalë. Për të mësuar rreth “cookies” (duke përfshirë “cookie“e Google Analytics) dhe teknologjitë e ngjashme të përdorura në një pikë kontakti, duke përfshirë mënyrën se si mund të pranoni ose refuzoni “cookie”, ju lutem shihni njoftimin për “cookie” të vënë në dispozicion në ose nëpërmjet asaj pike kontakti.

Kur lejohet me ligj, ne mund të marrim informacione për ju nga palët e treta. Kjo mund të përfshijë informacione të përbashkëta midis filialeve të PMI, informacioneve publike të disponueshme të profilit (si preferencat dhe interesat tuaja) në faqet e mediave sociale të palëve të treta (si Facebook dhe Twitter) dhe listat e marketingut të blera nga agjencitë e reklamimit të palëve të treta.

Gjithashtu, ne mund të mbledhim edhe informacione në kontekste të tjera të bëra të qarta për ju në atë kohë.

Çfarë informacioni mbledhim për ju?

Ne mund të mbledhim lloje të ndryshme informacioni për ju:

  • informacionin e nevojshëm për të përmbushur porositë tuaja
  • informacionin e nevojshëm për të ofruar shërbime të garancisë
  • informacionin që na jepni nëpërmjet formularëve ose sondazhe
  • informacion rreth vizitave tuaja në dyqanet dhe evenimentet tona
  • informacionin që na jepni në telefonatat që bëni me Kujdesin ndaj klientit
  • informacion rreth preferencave dhe interesave tuaja
  • informacionin e nevojshëm për të verifikuar moshën tuaj

Mëso më shumë…

Informacioni që ne mbledhim prej jush direkt do të jetë i dukshëm nga konteksti në të cilin e jepni. Për shembull:

  • nëse porosisni një produkt prej nesh nëpërmjet një pike takimi, ju jepni emrin tuaj, kontaktin, detajet e faturimit dhe produktet që keni zgjedhur në mënyrë që ne të mund të përmbushim porosinë tuaj;
  • ju mund të jepni informacion mbi preferencat dhe interesat e produktit tuaj në mënyrë që ne të mund t'ju ofrojmë produkte dhe shërbime që do t'ju interesojnë;
  • nëse rezervoni një takim për të na vizituar (ose për të takuar dikë që mbështet produktet ose shërbimet tona), mund të marrim emrin dhe të dhënat e kontaktit;
  • ne mund të mbledhim informacione që na mundësojnë të verifikojmë moshën tuaj, për shembull një kopje të një dokumenti identiteti ose imazhin tuaj të fytyrës.

Informacioni që ne mbledhim automatikisht në përgjithësi ka të bëjë me:

  • të dhënat e vizitës ose telefonatës tuaj (si koha dhe kohëzgjatja);
  • në një pikë shitjeje ose në një eveniment (duke përfshirë edhe zonat në afërsi), sa shpesh vizitoni, cilat zona vizitoni dhe për sa kohë, si dhe çfarë blerjesh bëni;
  • përdorimi i pikave të kontaktit digjitale PMI (si faqet që vizitoni, faqja nga e cila erdhët, dhe faqja në të cilën shkoni më pas, termat e kërkimit të futur ose adresat e klikuara në pikën e kontaktit);dhe
  • pajisja juaj (siç është adresa juaj IP ose identifikuesi i pajisjes unike, të dhënat e vendndodhjes, detajet e çdo “cookie” që mund të kemi ruajtur në pajisjen tuaj).

Informacioni që mbledhim nga palët e treta në përgjithësi do të përbëhet nga informacione të disponueshme për publikun (si preferencat dhe interesat tuaja), për shembull nga postet e mediave publike.

Për cilat qëllime përdorim informacionin tuaj, dhe kush është baza ligjore?

Në këtë seksion, ju përshkruajmë qëllimet për të cilat përdorim informacionin personal. Megjithatë, ky është një njoftim global dhe kur ligjet e një vendi kufizojnë ose ndalojnë aktivitete të caktuara të përshkruara në këtë njoftim, ne nuk do të përdorim informacion për ju për ato qëllime në atë vend specifik.

Duke u bazuar në sa më sipër, ne do të përdorim informacionin rreth jush për qëllimet e mëposhtme:

Qëllimi:

Metoda e grumbullimit dhe baza ligjore për përpunim:

Përputhshmëria me detyrimet rregullatore

·    verifikimi i moshës dhe statusin tuaj si përdorues të produkteve tona

Ky informacion përgjithësisht na mundësohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ju.

 

Ne e përdorim këtë informacion, sepse është e domosdoshme për të përmbushur detyrimin ligjor për të shitur produktet vetëm tek të rriturit, ose, në vendet ku nuk ka një detyrim të tillë ligjor, sepse kemi një interes të ligjshëm të biznesit për të shitur produktet tona vetëm tek të rriturit që nuk parandalohet nga interesat të drejtat dhe liritë tuaja për të mbrojtur informacionin tuaj.

Shitja produktet tona

·    plotësimi porosive tuaja (duke përfshirë dërgimin e faturave)

·    përpunimi i pagesave tuaja

·    ofrimi i shërbimeve të garancisë

Ky informacion përgjithësisht na mundësohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ju (zakonisht, emri, adresa, adresa e e-mail, informacioni i pagesës).

 

Ne e përdorim katete informacion për të përmbushur detyrimet tona kontraktuake për ju si blerës të produkteve tona.

Sigurimi i shërbimeve të lidhura me shitjet

·    merremi me pyetjet dhe kërkesat tuaja

·    korrespondojmë me ju

·    administrim i përgjithshëm dhe zgjidhje e problemeve

·    administrojmë programet e besnikërisë

Ky informacion përgjithësisht na mundësohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ju.

 

Ne e përdorim katete informacion, sepse kemi interes të ligjshëm të biznesit për të ofruar shërbime të lidhura me shitjet për klientët tanë, që nuk parandalohen nga interesat, të drejtat dhe liritë tuaja për të mbrojtur informacionin tuaj.

Reklamimi i produkteve tona (ku lejohet me ligj)

·    kuptimi i  preferencave tuaja (si produktet apo ngjarjet që mund të ju interesojnë ose mund të përshtaten më mirë me nevojat tuaja) dhe, kur lejohet nga ligji, reklamimi tek ju personalisht

·    administrimi i programi të besnikërisë

·    t’ju ftojmë të merrni pjesë dhe të administrojmë sondazhe ose fushata të studimit të tregut

·    studimi i tregut

·    zhvillimi i strategjive të reklamimit

·    administrimi i fushave të reklamimit

·    përshtatjen e  përvojës tuaj në pikat e takimit PMI (për shembull, për të personalizuar vizitën tuaj si me përshëndetje ose sugjerime që mund t'ju interesojnë)

Kjo përgjithësisht do të jetë një ndërthurje e informacionit që na mundësohet nga ju (për shembull, emri dhe detajet e kontaktit dhe mediave sociale); informacionet që mbledhim automatikisht (për shembull, duke përdorur teknologjinë për të monitoruar përdorimin në pikat e kontaktit PMI) dhe (kur lejohet nga ligji) informacionet që marrim nga palët e treta (siç janë publikimet në mediat sociale publike).

 

 

Ne e përdorim këtë informacion sepse kemi një interes të ligjshëm të biznesit për të tregtuar produktet tona, për të operuar në pikat e kontaktit PMI dhe për të përshtatur përvojat tuaja, në mënyrë që të mos parandalohen nga interesat, të drejtat dhe liritë tuaja për të mbrojtur informacionin tuaj.

 

Promovimi i produkteve tona (ku lejohet me ligj)

·    t'ju ofrojë informacione dhe për të menaxhuar filialet e PMI, promovimet e tyre, produktet dhe shërbimet, dyqanet, evenimentet dhe rregullimin e produkteve tona; dhe për të zhvilluar dhe përmirësuar mjetet për të ndjekur këto qëllime

 

Kjo përgjithësisht do të jetë një ndërthurje e informacionit që na mundësohet nga ju (për shembull, emri dhe detajet e kontaktit dhe mediave sociale); informacionet që mbledhim automatikisht (për shembull, duke përdorur “cookies” dhe teknologji të ngjashme) dhe (kur lejohet nga ligji) informacionet që marrim nga palët e treta (siç janë publikimet në mediat sociale publike).

Ne e përdorim këtë informacion sepse kemi një interes të ligjshëm të biznesit për t'i tregtuar këto gjëra pa u parandaluar nga interesat, të drejtat dhe liritë tuaja për të mbrojtur informacionin për ju.

 

Në disa vende, ku kërkohet me ligj, ne do t'ju dërgojmë këto materiale në format elektronik vetëm me pëlqimin tuaj.

Mbështetja e të gjitha qëllimeve të mësipërme

·    administrimi   i   llogariste tuaj

·    t’ju lejojmë të përdorni pikat e kontaktit PMI (për shembull, duke ju lejuar të qëndroni të kyçur në seksione të një pike takimi që janë të rezervuara vetëm për përdoruesit e autorizuar, administrimin e preferencave tuaj të gjuhës, lidhjen e karrocës tuaj të blerjes me ju)

·    që korrespondojnë me ju

·    menaxhimin e takimeve tuaja me ne ose me dikë që mbështet produktet ose shërbimet tona (për shembull, në lidhje me një produkt të ri ose shërbim pas shitjes)

·    përmirësimin e përvojat tuaja

·    administrimin dhe zgjidhjen e problemeve

Kjo përgjithësisht do të jetë një ndërthurje e informacionit që na mundësoni nga ju (zakonisht, emrin, fjalëkalimin (ose ekuivalentin)) dhe informacionin që mbledhim automatikisht (për shembull, informacionin rreth pajisjes suaj dhe “cookies” dhe teknologjive të ngjashme të gjurmimit).

 

 

 

Ne e përdorim këtë informacion për arsyet që korrespondojnë me qëllimin për përdorimin e informacionit që po mbështesim. Për shembull, ku administrojmë llogarinë tuaj për të mbështetur një blerje ose për të ofruar shërbimin pas shitjes, ne përdorim informacionin për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale kundrejt jush si blerës të produkteve tona; ku administrojmë llogarinë tuaj për t'ju treguar produktet tona, ne mbështesim reklamimin dhe kështu e përdorim atë për arsye se kemi një interes të ligjshëm të biznesit për të tregtuar produktet tona, pa parandaluar interesat, të drejtat dhe liritë tuaja për të mbrojtur informacionin rreth jush , e kështu me radhë.

Analizimi i biznesi dhe përmirësimet

·    na lejon ne ose partnerëve tanë të biznesit t'ju informojnë për mundësitë potenciale për t'u përfshirë në promovimin e produkteve PMI

·    për analiza të biznesit dhe përmirësime (duke përfshirë produktet PMI,   degët që shesin produktet PMI, evenimentet,   pikat e kontaktit digjitale PMI dhe informacioni që ne (ose bashkëpunëtorët tanë) ua ofrojmë klientëve tanë)

Kjo përgjithësisht do të jetë një ndërthurje e informacionit që na mundësoni ju; informacion që mbledhim automatikisht; dhe (kur lejohet nga ligji) informacionet që marrim nga palët e treta.

 

 

Ne e përdorim këtë informacion sepse kemi një interes të ligjshëm të biznesit për të analizuar dhe për të përmirësuar performancën e biznesit tonë, produktet tona, pikat e kontaktit PMI, pikat e shitjes dhe evenimentet dhe për të ftuar të tjerët që të përfshihen në promovimin e produkteve PMI, pa parandaluar interesat, të drejtat dhe liritë për të mbrojtur informacionin tuaj.

 

  • Për të përmbushur detyrimet rregullatore, të tilla si verifikimi i moshës dhe statusit tuaj si përdorues i produkteve tona
  • Të shesim produktet tona tek ju, duke përfshirë përmbushjen e porosive tuaja dhe përpunimin e pagesave tuaja
  • T’ju ofrojmë shërbime të lidhura me shitjet, përfshirë trajtimin e pyetjeve dhe kërkesave tuaja, dhe sigurimin e shërbimeve të garancisë
  • Të reklamojmë produktet tona (ku lejohet me ligj), duke përfshirë administrimin e programeve të besnikërisë, përmirësimin e produktit, studimin e tregut, zhvillimin e strategjive të reklamimit, administrimin e fushatave të reklamimit dhe përshtatjen e përvojave tuaja në pikat e shitjes që shesin produktet PMI, dhe në evenimente
  • Për ne ose partnerët tanë të biznesit t’ju informojmë për mundësitë potenciale për t'u përfshirë në reklamimin ose promovimin e produkteve të PMI
  • Për të mbështetur të gjitha gjërat e mësipërme, përfshirë administrimin e llogarive tuaja, duke ju mundësuar përdorimin e pikave të kontaktit PMI, t’ju përgjigjemi, të menaxhojmë takimet tuaja me ne ose me dikë që mbështet produktet ose shërbimet tona (për shembull, në lidhje me një produkt të ri ose shërbim pas shitjes) , duke përshtatur përvojat tuaja në pikat e kontaktit PMI, dhe administrimin dhe zgjidhjen e problemeve
  • Për analiza dhe përmirësime të biznesit, duke përfshirë përmirësimin e produkteve PMI, pikave të shitjes dhe evenimentet, dhe informacionin që (ose bashkëpunëtorët tanë) ju a ofrojmë klientëve tanë
  • Për qëllime të tjera që ju njoftojmë, ose që do të jetë e qartë nga përmbajtja, në pikën ku informacioni i juaj është mbledhur fillimisht.

Baza ligjore për përdorimin e informacionit tuaj është një nga sa më poshtë (të cilat i shpjegojmë më në detaje në seksionin "mëso më shumë"):

  • pajtueshmëria me një detyrim ligjor për të cilin jemi subjekt;
  • përmbushja e një kontrate në të cilën jeni palë;
  • një interes ligjor i biznesit që nuk parandalohet nga interesat që ju keni për të mbrojtur informacionin;
  • kur nuk zbatohet asnjë nga parashikimet sa më sipër, me pëlqimin tuaj (që ne do të kërkojmë para se të përpunojmë informacionin).

Mëso më shumë…

Qëllimet për të cilat ne përdorim informacionin rreth jush, me metodat korresponduese të mbledhjes dhe bazën ligjore për përdorim, janë:

Në rastet kur informacioni për ju nuk përdoret në një nga bazat e mësipërme ligjore, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj para se të përpunojmë informacionin (këto raste do të jenë të qarta nga përmbajtja).

Në disa raste, ne mund të përdorim informacionin rreth jush në mënyra që nuk janë përshkruar më lart. Në këtë rast, ne do t’ju japim një njoftim plotësues të privatësisë ku shpjegohet ky përdorim informacioni. Ju duhet të lexoni çdo njoftim plotësues në lidhje me këtë njoftim.

Me kë i ndajmë informacionet tuaja dhe për çfarë qëllimi?

Ne mund të ndajmë informacione tuaja me:

  • Filialet e PMI;
  • Palë të treta që furnizojnë filialet e PMI ose ju me produkte/shërbime;
  • Partnerët e biznesit dhe reklamuesit (në zonat që lidhen me produktet tona, ose në përputhje me stilin dhe imazhin e tyre) të përzgjedhur me kujdes nga filialet e PMI, në mënyrë që ata të mund t'ju kontaktojnë me oferta që ata mendojnë se mund t'ju interesojnë, në përputhje me preferencat tuaja;dhe
  • Palëve të treta, kur kërkohet ose lejohet me ligj.

Mëso më shumë…

Ndarja e të dhënave me filiale të tjera të PMI

  • Informacioni juaj do të ndahet me Philip Morris International Management SA (me seli në Lausanne, Zvicër), i cila është vendi i administrimit qendror të përpunimit të të dhënave personale për filialet e PMI.Philip Morris International Management SA përpunon informacionin rreth jush për të gjitha qëllimet e përshkruara në këtë njoftim.
  • Informacioni për ju mund të ndahet me filialin e PMI që është përgjegjës për vendin në të cilin jetoni (nëse ky nuk është filiali i PMI që ka mbledhur informacionin fillestar rreth jush) për të gjitha qëllimet e përshkruara në këtë njoftim.
  • Informacioni rreth jush mund të ndahet me çdo filial tjetër të PMI që ju kontaktoni (për shembull, nëse udhëtoni dhe dëshironi të dini se ku mund të blini produktet PMI në një vend të ri ose ku të gjeni shërbimin ose mbështetjen për produktet PMI) në mënyrë që të përmirësojmë shërbimin tonë për ju.

Detajet e bashkëpunëtorëve të PMI dhe të vendeve në të cilat ato janë themeluar mund ti gjeni këtu .

Ndarja e të dhënave me Palët e Treta

  • Ne mund të ndajmë informacione rreth jush me palët e treta që furnizojnë filialet e PMI ose ju me produkte ose shërbime (si këshilltarët, ofruesit e shërbimeve të pagesave, ofruesit e shpërndarjes, shitësit, trajnerët e produkteve, ofruesit e shërbimeve të informacionit dhe ofruesit e verifikimit të moshës).
  • Ne mund të ndajmë informacion rreth jush me partnerët e biznesit dhe reklamuesit të përzgjedhur me kujdes nga filialet e PMI, (në përputhje me llojin e gjërave që mund të lidhni me produktet tona, p.sh. sepse mund të kenë stilin, imazhin ose funksionalitetin të ngjashëm me produktet tona ) kështu që ata të mund t'ju kontaktojnë me produktet, shërbimet dhe promocione që mendojnë se mund t'ju interesojnë, në përputhje me preferencat tuaja
  • Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me palët e treta, ku kërkohet apo lejohet nga ligji, për shembull: autoritetet rregullatore;departamentet qeveritare; në përgjigje të një kërkese nga autoritetet e zbatimit të ligjit ose nga zyrtarë të tjerë qeveritarë; kur e konsiderojmë dhënien e informacioneve shpjeguese të nevojshme ose të përshtatshme për të parandaluar dëmtimin fizik ose humbjen financiare ose në lidhje me një hetim të aktivitetit të paligjshëm të dyshuar ose ekzistues; dhe në përmbajtjen e ristrukturimit organizativ.

Ku mund të dërgohet informacioni rreth jush?

Ashtu si me çdo organizatë të vendosur në shumë shtete, filialet e PMI-së e transferojnë informacion botërisht. Prandaj, informacioni rreth jush mund të transferohet botërisht (nëse informacioni juaj mblidhet brenda Zonës Ekonomike Evropiane, kjo do të thotë që informacioni juaj mund të transferohet jashtë saj).

Mëso më shumë…

Gjatë përdorimit të informacionit siç përshkruhet në këtë njoftim, informacioni rreth jush mund të transferohet brenda ose jashtë vendit ose territorit ku është mbledhur, duke përfshirë edhe në një vend ose territor që mund të mos ketë standarde të njëjta të mbrojtjes së të dhënave.

Për shembull, filialet e PMI brenda Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE") mund të transferojnë informacione personale tek anëtarët e PMI jashtë ZEE. Në të gjitha rastet transferimi do të jetë:

  • në bazë të njëVendimi i Komisionit Evropian për përshtatshmërinë e mbrojtjes së të dhënave ;
  • duke iu nënshtruar masave mbrojtëse të përshtatshme, për shembullKontratat Model të BE-së; ose
  • të nevojshme për të përmbushur detyrimet në bazë të një kontrate ndërmjet jush dhe nesh (ose zbatimin e masave para kontraktuese të marra me kërkesën tuaj) ose për përfundimin ose kryerjen e një kontrate të lidhur në interesin tuaj midis nesh dhe një pale të tretë, të tilla si në lidhje me organizimin e udhëtimit.

Në të gjitha rastet, masat e duhura të sigurisë për mbrojtjen e informacionit personal do të zbatohen në ato vende ose territore, në përputhje me ligjet në zbatim të mbrojtjes së të dhënave.

Si e mbrojmë informacionin rreth jush?

Ne zbatojmë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur informacionin personal që kemi nga zbulimi, përdorimi, ndryshimi ose shkatërrimi i paautorizuar. Aty ku është e përshtatshme, ne përdorim teknologji që mund të ndihmojnë në sigurimin dhe kyçje të informacionit që ju jepni (nëpërmjet teknologjisë “encryption” dhe të tjera të ngjashme). Ne gjithashtu kërkojmë që ofruesit e shërbimeve të jenë në përputhje me kërkesat e rrepta të privatësisë dhe sigurisë.

Për sa kohë do të ruhet informacioni rreth jush?

Ne do të ruajmë informacionin rreth jush për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat është mbledhur informacioni. Pas kësaj, ne do ta fshijmë atë. Periudha do të ndryshojë në varësi të qëllimeve për të cilat është mbledhur informacioni. Vini re se në disa rrethana, ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshini informacionin. Gjithashtu, ndonjëherë jemi të detyruar ligjërisht të mbajmë informacionin, për shembull, për qëllime tatimore dhe kontabël.

Mëso më shumë…

Përgjithësisht, ne ruajmë të dhëna në bazë të kritereve të përshkruara në tabelën më poshtë:

Lloji:

Shpjegimi / kriteret e mbajtjes tipike

·    reklamimi tek ju (përfshirë komunikimet e reklamimit) (nëse përdorni pikat digjitale të kontaktit dhe janë të arritshme)

 

Shumica e informacionit në profilin tuaj të reklamimit mbahen gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies sonë të reklamimit me ju; për shembull, ndërkohë që vazhdoni të përdorni pikat digjitale të kontaktit, ose të përgjigjeni në komunikimet tona. Megjithatë, disa elemente të profilit tuaj të reklamimit, si të dhënat për mënyrën se si ndër veprojmë me ju, vjetërsohen pas një periudhe kohore, kështu që i fshijmë automatikisht pas periudhave të përcaktuara (zakonisht 3 vjet) sipas qëllimit për të cilin i kemi mbledhur ato.

·    reklamimi tek ju (përfshirë komunikimet e reklamimit) (nëse nuk jeni më në kontakt me ne)

 

Ky skenar është i njëjtë me sa më sipër, por nëse nuk kemi asnjë kontakt me ju për një periudhë të gjatë (zakonisht 2 vjet), ne do të ndalojmë së dërguari komunikime reklamimi dhe do të fshijmë historinë tuaj të përgjigjeve ndaj tyre. Kjo do të ndodhë, p.sh., nëse nuk klikoni në asnjë ftesë për një eveniment, nuk hyni në një pikë kontakti digjitale, apo nuk kontaktoni kujdesin ndaj klientit, gjatë kësaj periudhe. Arsyeja është që në këto rrethana, ne supozojmë se ju nuk preferoni më të merrni komunikimet.

·    reklamimi tek ju (duke përfshirë komunikimet e reklamimit) (nëse nuk jeni të arritshëm)

 

Nëse jeni regjistruar për të marrë komunikime reklamimi, por informacioni që na jepni për t’ju kontaktuar nuk është i saktë, përgjithësisht ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja vetëm për një periudhë 6 mujore në mënyrë që t'ju lejojmë të ktheheni dhe t’i korrigjoni.

·    reklamimi tek ju (duke përfshirë komunikimet e reklamimit) (regjistrimet jo të plota)

 

Nëse filloni të regjistroheni në një bazë të dhënash, por nuk e përfundoni procesin (për shembull, nëse nuk e plotësoni procesin e verifikimit të moshës ose nuk pranoni kushtet e përdorimit të kontaktit), ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja vetëm për 6 muaj për t'ju lejuar të ktheheni dhe të përfundoni procesin.

·    studime tregu

 

Nëse nuk jeni regjistruar me ne për qëllime të tjera (p.sh. komunikimet e reklamimit, garancitë, kujdesin ndaj klientit) dhe ne përdorim informacione të disponueshme rreth jush në mënyrë që të kuptojmë tregun ose preferencat tuaja, ne do të mbajmë informacionin rreth jush për një periudhë të shkurtër në mënyrë që të përmbushur pikën specifike të studimit të tregut.

·    blerjet dhe garancitë

 

Nëse blini produkte, ne do të mbajmë detaje për këtë për aq kohë sa kërkohet për të përfunduar shitjen dhe për të përmbushur detyrimet ligjore (për shembull, për qëllime tatimore dhe kontabël të mbajtjes së shënimeve). Nëse gjithashtu regjistroheni për një garanci për një pajisje, ne do të mbajmë detajet e kësaj për sa kohë që është e rëndësishme për garancinë.

·    kujdesi ndaj klientit

 

Nëse kontaktoni kujdesin ndaj klientit, do të bëjmë një regjistrim të çështjes (duke përfshirë detajet e pyetjeve tuaj dhe përgjigjen tonë) dhe ta mbajmë atë derisa të mbetet e përshtatshme për marrëdhënien tonë, për shembull nëse na nevojitet të zëvendësoni pajisjen nën garanci ose nëse do të kenë lidhje me pyetjet tuaja të fundit. Regjistrimet e përkohshme (për shembull, një regjistrim i automatizuar i një thirrjeje telefonike në të cilën na kërkoni t’ju drejtojmë në një shitës me pakicë) mund të jetë e rëndësishme vetëm deri sa të bëhen regjistrime më të përhershme dhe do të mbahen vetëm përkohësisht.

  • regjistrimet e sistemit të auditimit

 

Regjistrat e auditimit të sistemit mbahen zakonisht për një periudhë prej vetëm disa muajsh.

  • analizat e biznesit

 

Të dhënat e analizave të biznesit zakonisht mblidhen automatikisht kur përdorni pikat e kontaktit PMI dhe të anonimizuara/grumbulluara menjëherë pas kësaj.

Cilat janë të drejtat dhe mundësitë që keni?

Ju mund të keni disa ose të gjitha të drejtat e mëposhtme në lidhje me informacionin që ne mbajmë rreth jush:

  • të na kërkoni t’ju japim akses;
  • na kërkoni që ta korrigjojmë, përditësojmë ose fshijmë;
  • të na kërkoni ta kufizojmë duke e përdorur atë në rrethana të caktuara;
  • të kundërshtoni përdorimin, në rrethana të caktuara;
  • të tërhiqni pëlqimin tuaj për ta përdorur;
  • Bartja e të dhënave, në rrethana të caktuara;
  • të refuzoni përdorimin për reklamim të drejtpërdrejtë; dhe
  • të parashtroni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës në vendin tuaj (nëse ka).

Ne ju ofrojmë mënyra të thjeshta për ushtrimin e këtyre të drejtave, siç janë adresat për "çregjistrim", ose dhënia e një adresë kontakti, në mesazhet që merrni.

Disa aplikacione celulare që ne ofrojmë mund t'ju dërgojnë edhe mesazhe njoftuese, për shembull për produktet ose shërbimet e reja. Ju mund t'i çaktivizoni këto mesazhe përmes cilësimeve në telefonin ose aplikacionin tuaj.

Mëso më shumë…

Të drejtat që ju keni varen nga ligjet e vendit tuaj. Nëse jeni në Zonën Ekonomike Evropiane, ju do të keni të drejtat e paraqitura në tabelën më poshtë. Nëse jeni diku tjetër, mund të na kontaktoni (shih paragrafin "kë duhet të kontaktoni për pyetje?" në fund të këtij njoftimi) për të mësuar më shumë.

E drejta në lidhje me informacionin që mbajmë rreth ju

Hollësi të mëtejshme (vini re: zbatohen disa kufizime ligjore për të gjitha këto të drejta)

               

·    të kërkoni që t'ju japim akses

 

Ky është konfirmim i:

·    nëse përpunojmë apo jo informacionet rreth jush;

·    emrin tonë dhe detajet e kontaktit;

·    qëllimi i përpunimit;

·    kategoritë e informacionit në fjalë;

·    kategoritë e personave me të cilët ndajmë informacionin dhe, kur çdo person është jashtë ZEE dhe nuk përfiton nga a  Vendimi i Komisionit Evropian për përshtatshmërinë e mbrojtjes së të dhënave , masat mbrojtëse të përshtatshme për mbrojtjen e informacionit;

·    (nëse e kemi) burimin e informacionit nëse nuk e kemi marrë nga ju;

·    (deri në masën që ne bëjmë ndonjë gjë, e cila do të jetë sjellë në vëmendjen tuaj) ekzistenca e vendimmarrjes automatike, duke përfshirë edhe profilizimin, që prodhon efekte ligjore në lidhje me ju, ose ndikon dukshëm në mënyrë të ngjashme,  dhe informacion në lidhje me logjikën e përfshirë, si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të përpunimit të tillë për ju; dhe

·    kriteret për përcaktimin e periudhës për të cilën ne do të ruajmë informacionin.

Me kërkesën tuaj ne do t'ju ofrojmë një kopje të informacionit që ju po përdorni (me kusht që kjo të mos ndikojë në të drejtat dhe liritë e të tjerëve).

 

·    të kërkoni të korrigjojmë ose ta përditësojmë

 

Kjo vlen nëse informacioni që mbajmë është i pasaktë ose jo i plotë.

·    të na kërkoni që ta fshijmë

 

Kjo vlen nëse:

·    informacioni që ne mbajmë nuk është më i nevojshëm në lidhje me qëllimet për të cilat ne e përdorim atë;

·    ne e përdorim informacionin në bazë të pëlqimit tuaj dhe ju tërhiqni pëlqimin tuaj (në këtë rast, do të kujtohemi që të mos ju kontaktojmë përsëri, përveç se kur na njoftoni që dëshironi të fshijmë të gjitha informacionet rreth jush, në këtë rast ne do të respektojmë dëshirën  tuaj);

·    ne përdorim informacionin në bazë të interesit legjitim dhe konstatojmë se, pas kundërshtimit tuaj, ne nuk kemi interes për vazhdimin e përdorimit;

·    informacioni është marrë ose përdorur në mënyrë të paligjshme; ose

·    për të përmbushur një detyrim ligjor.

 

·    të na kërkoni të kufizojmë përpunimin

 

Kjo e drejtë zbatohet përkohësisht ndërkohë që kontrollojmë në rastin tuaj, nëse ju:

·    kundërshtoni saktësinë e informacionit që përdorim; ose

·    keni kundërshtuar përdorimin e informacionit nga ana e jonë në bazë të një interesi legjitim

(nëse ju përdorni të drejtën tuaj në këto raste, ne do t'ju informojmë përpara se të përdorim përsëri informacionin).

Kjo e drejtë vlen edhe nëse:

·    përdorimi ynë është i paligjshëm dhe kundërshtoni fshirjen e të dhënave; ose

·    ne nuk kemi më nevojë për të dhënat, por ju e kërkoni  për të ngritur një çështje ligjore.

·    të kundërshtoni përpunimin

 

Ju keni dy të drejta këtu:

                                   i.         nëse përdorim informacione për ju për reklamim të drejtpërdrejtë: mund të "hiqni dorë" (pa pasur nevojë ta justifikoni) dhe ne do të pajtohemi me kërkesën tuaj; dhe

                                ii.         nëse ne përdorim informacionin rreth jush në bazë të interesit legjitim për qëllime të tjera përveç reklamimit të drejtpërdrejtë, ju mund të kundërshtoni përdorimin tonë për ato qëllime, duke dhënë një shpjegim për situatën tuaj specifike, dhe ne do të konsiderojmë kundërshtimin tuaj.

·    të tërhiqni pëlqimin tuaj që ta përdorim

 

Kjo vlen nëse baza ligjore me të cilën mund të përdorim informacionin rreth jush është me pëlqim. Këto raste do të jenë të qarta nga konteksti.

·    në mbartjen e të dhënave

 

Nëse:

                                   i.         ju keni dhënë informacion; dhe

                                ii.         ne e përdorim këtë informacion me mjete të automatizuara dhe në bazë të pëlqimit tuaj ose në bazë të përmbushjes së detyrimeve tona kontraktuale për ju,

 

atëherë ju keni të drejtë të ri-merrni të dhënat nga ne në me anë të një formati të përdorur zakonisht, dhe të kërkoni nga ne që t’ia transmetojmë të dhënat dikujt tjetër nëse është teknikisht e mundur për ne.

·    të paraqisni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës në vendin tuaj

Secili vend i Zonës Ekonomike Evropiane duhet të sigurojë një ose më shumë autoritete publike për këtë qëllim.

 

Këtu mund t'i gjeni detajet e kontaktit:

http://ec.europa.eu/justice/data-protection/bodies/authorities/index_en.htm

 

Për vendet e tjera ju lutemi konsultoni faqen e internetit të autoritetit të vendit tuaj.

Pika shtesë për shtete specifike

Në varësi të vendit në të cilin ndodheni, mund të keni disa të drejta shtesë.

Nëse jeni në Francë, gjeni më shumë...

  • Nëse jeni në Francë, ju keni të drejtë të na jepni udhëzime lidhur me informacionin që ne mbajmë për ju në rast vdekjeje (në mënyrë specifike, a duhet ta ruajmë apo fshijmë atë dhe nëse të tjerët duhet të kenë të drejtën ta shohin atë).Ju mund të:
  1. lëshoni udhëzime të përgjithshme një ofruesi të shërbimit digjital të regjistruar në autoritetin mbikëqyrës francez të mbrojtjes së të dhënave (quajtur "CNIL") (këto udhëzime zbatohen për të gjithë përdorimin e informacionit rreth jush); ose
  2. na jepni udhëzime specifike që zbatohen vetëm për përdorimin tonë të informacionit rreth jush.

Udhëzimet tuaja mund të kërkojnë që ne të transferojmë informacione për ju tek një palë e tretë (por kur informacioni përmban të dhëna për të tjerët, detyrimi ynë për të respektuar të drejtat e tyre të privatësisë mund të nënkuptojë që ne nuk mund t'i ndjekim udhëzimet tuaja në letër). Ju mund të caktoni një palë të tretë që të jetë përgjegjës për të siguruar ndjekjen e udhëzimeve tuaja. Nëse nuk caktoni një palë të tretë në atë mënyrë, trashëgimtarët tuaj (nëse nuk përcaktoni ndryshe në udhëzimet tuaja) kanë të drejtë të ushtroni të drejtat tuaja mbi informacionin për ju pas vdekjes suaj:

  1. në mënyrë që të administrojë pasurinë tuaj (në këtë rast pasardhësit tuaj do të jenë në gjendje të kenë akses në informacionin tuaj për të identifikuar dhe për të marrë informacione që mund të jenë të dobishme për administrimin e pasurisë suaj, përfshirë të gjitha produktet digjitale ose të dhënat që mund të konsiderohen si kujtesë familjare që është e transferueshme për pasardhësit tuaj); dhe
  2. për të siguruar që palët që përdorin informacion rreth jush të marrin parasysh vdekjen tuaj (të tilla si mbyllja e llogarisë suaj dhe kufizimi i përdorimit ose përditësimit të informacionit rreth jush).

Ju mund të ndryshoni ose të anuloni udhëzimet tuaja në çdo kohë. Për informacion të mëtejshëm mbi përpunimin e informacionit rreth jush në rast vdekjeje, shih Nenin 40-1 të Ligjit 78-17 të datës 6 janar 1978. Kur vdes, do të ndalohet përdorimi i llogarisë tuaj dhe do të fshijmë informacion në lidhje me ju në përputhje me politikat tona të ruajtjes (shih paragrafin " Për sa kohë do të ruhet informacioni rreth jush ") për detaje).

Kë duhet të kontaktoni për pyetje?

Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, ju mund të gjeni detajet e kontaktit për filialin përkatës të PMI-së dhe nëse është e mundshme zyrtari për mbrojtjen e të dhënave, këtu contact.al@iqos.com. Detajet e kontaktit gjithashtu do të jepen në çdo komunikim që një filial i PMI ju dërgon.

Nëse vendi juaj ka një autoritet për mbrojtjen e të dhënave, ju keni të drejtë ta kontaktoni atë për çfarëdo pyetje apo shqetësim. Nëse filiali përkatës i PMI nuk mund të zgjidhë pyetjet ose shqetësimet tuaja, ju gjithashtu keni të drejtë ti drejtoheni gjykatave kombëtare.

Ndryshime në këtë njoftim

Ne mund të përditësojmë këtë njoftim (dhe çdo njoftim plotësues për privatësisë), herë pas here. Ne do t'ju njoftojmë për ndryshimet kur kërkohet me ligj.