Cilat janë kushtet më të mira të ruajtjes së IQOS ILUMA?

Suport Pyetje të shpeshta IQOS ILUMA Cilat janë kushtet më të mira të ruajtjes së IQOS ILUMA?
Suport Pyetje të shpeshta IQOS ILUMA Cilat janë kushtet më të mira të ruajtjes së IQOS ILUMA?
IQOS ILUMA funksionon më mirë midis 0 - 40℃ dhe fijet e duhanit SMARTCORE krijojnë një eksperiencë më të mirë kur i mbani në temperaturën e dhomës. Më poshtë keni disa këshilla për ruajtjen:

Mbajeni pajisjen tuaj larg ujit, rrezeve të diellit dhe nxehtësisë.
Mos e lini pajisjen tuaj në një vend të nxehtë si brenda një makine, sepse bateria litium-jon dhe bordi i qarkut elektrik mund të dëmtohen ose të përkeqësohen ndjeshëm.
Për të siguruar eksperiencën më të mirë dhe për të përfituar sa më shumë nga pajisja juaj, ju rekomandojmë gjithashtu të shmangni ekspozimin e IQOS ILUMA dhe fijeve SMARTCORE™ në temperatura të ulëta për një periudhë të gjatë kohore.
Ruani serinë IQOS ILUMA dhe fijet SMARTCORE™ në një vend të pastër, të thatë dhe të freskët.
Mos e ekspozoni serinë IQOS ILUMA dhe fijet SMARTCORE™ ndaj kushteve me lagështi të lartë ose rrezeve direkte të diellit.
Mos përdorni fijet SMARTCORE™ që janë ekspozuar ndaj nxehtësisë ose lagështisë së tepërt.


Informacion shtesë:
Në kushte të jashtme të ftohta, pajisja mund të jetë në gjendje të ndizet nëse mbahet e ngrohtë (p.sh. në xhepin e palltos). Megjithatë, gjatë përdorimit të mbajtësit, temperatura e ftohtë e jashtme mund të çojë në:

a.performancë më të ulët të aerosolit
b. mungesë energjie për t'u përshtatur me kohëzgjatjen e projektuar të përdorimit (për fije) deri në 6 min apo 14 thithje, cilado vjen e para.
Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.