Çfarë aksesorësh janë në dispozicion për IQOS ILUMA?

Suport Pyetje të shpeshta IQOS ILUMA Çfarë aksesorësh janë në dispozicion për IQOS ILUMA?
Suport Pyetje të shpeshta IQOS ILUMA Çfarë aksesorësh janë në dispozicion për IQOS ILUMA?
Karikuesi i mbajtësit
Karikuesi i mbajtësit karikon mbajtëset IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME. Lejon një akses të lehtë te mbajtësi në një vend të palëvizshëm. Është i lehtë dhe i shpejtë për t'u përdorur falë lidhësit të tij magnetik. Dhe e karikon mbajtësin po aq shpejt sa karikuesi i xhepit.

Karikuesi statik
Karikuesi statik IQOS ka një dizajn elegant dhe intuitiv. Ai karikon karikuesin tuaj të xhepit IQOS dhe ju mund ta përdorni mbajtësin ndërsa prisni. Karikuesi statik IQOS përshtatet me IQOS ILUMA, IQOS 3 DUO dhe IQOS 3.

Karikuesi statik i IQOS ILUMA ONE
Karikuesi statik i IQOS ILUMA ONE karikon pajisjen duke e shfaqur atë bukur dhe duke lejuar akses të lehtë gjatë karikimit. Ky karikues statik përshtatet vetëm me IQOS ILUMA ONE.

Komplet unaze
Personalizoni pajisjen tuaj sa herë të doni me gamën e unazave me tekstura të ndryshme. Eksluzivisht për IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME, ndryshimet mund të jenë të vogla por sjellin një impakt të madh.

Set unazash
Disponohen komplete me tre unaza me ngjyra të ndryshme së bashku me veglën e ndërrimit që e bën të lehtë ndërrimin e tyre për t'iu përshtatur stilit tuaj.

Set unazash Premium
Kompleti premium i unazave përfshin tre unaza me finishe të ndryshme për t'u përshtatur me stilin tuaj. Gjithashtu vjen dhe me veglën e ndërrimit.

Mbështjellësit IQOS ILUMA PRIME
Nga shkëlqimet dhe materialet e ngjashme me lëkurën deri te mikrofibrat me prekje të butë dhe pëlhurat me efekt shumëngjyrësh, të gjithë mbështjellësit tanë të rinj për IQOS ILUMA PRIME vijnë në një larmi ngjyrash dhe materialesh që ndihen aq mirë sa duken. Pajisja juaj ka gjithashtu një zgjedhje të mbështjellësve të plotë që zëvendësojnë mbështjellësin bazë të pajisjes dhe ofrojnë mbulim të plotë pa kompromentuar përvojën tuaj.

Kapak për karikuesin e xhepit
Për të krijuar një pamje që është vërtet e juaja, zgjidhni nga gama jonë e re e kapakëve për IQOS ILUMA. Me 3 finishe të ndryshme dhe një zgjedhje ngjyrash, lëreni koleksionin t'ju frymëzojë për të krijuar një pajisje të personalizuar.

Mbrojtësit
Mbuloni IQOS ILUMA-n tuaj me mbrojtës silikoni. Ai është krijuar për të ndihmuar në mbajtjen e pajisjes të sigurt, elegante dhe është i disponueshëm në shumë ngjyra. I lehtë për t'u rrëshqitur, mbron pajisjen tuaj nga gërvishtjet ndërsa siguron një dorezë kundër rrëshqitjes.

Tavëll
Tavëll për të hedhur fijet e përdorura që mban deri në 20 fije, e disponueshëm në 4 ngjyra me një sistem të përmirësuar mbylljeje që redukton erën e fijeve të përdorura.
Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.