Pajisja juaj mund të ketë nevojë për karikim
1. Kontrolloni që karikuesi i xhepit të IQOS 2.4 PLUS është ndezur, duke shtypur butonin e tij për 1 sekondë. Duhet të ndizen dritat. Nëse nuk ndizen, shtypni dhe mbani shtypur butonin për 4 sekonda.
2. Nëse nuk shihni drita, karikoni karikuesin e xhepit duke përdorur përshtatësin elektrik zyrtar të IQOS dhe kabllon*.
3. Për të gjetur nëse mbajtësi IQOS 2.4 PLUS është karikuar, vetëm shtypni butonin te karikuesi i xhepit (kur mbajtësi është brenda) dhe nëse drita e karikuesit të xhepit është ndezur, mbajtësi është gati për t’u përdorur. Nëse pulson, atëherë po karikon. Përndryshe hiqni mbajtësin dhe kontrolloni nëse drita është ndezur. Nëse është ndezur atëherë mbajtësi është i karikuar dhe gati për përdorim.