17/01/2021

Në bisedë me një IQOS Coach - Silvi

"Para dy vitesh isha me pushime me një mik, i cili konsumonte IQOS. Kur e provova ishim në Sarandë dhe më pëlqeu aq shumë sa shkova në Greqi posaçërisht për të blerë një pajisje. Ishte dashuri me shijim të parë! "– tregon Silvi teksa sytë i shkëlqejnë ashtu siç i shkëlqejnë dikujt që flet për diçka që e pëlqen aq shumë.

Pas një eksperience shumë të gjatë në marketing dhe shitje, Silvi tregon se si mezi kishte pritur të bëhej një IQOS Coach.

E në fakt, eksperienca na ka treguar që një punë e tillë bëhet nga dëshira për një orar fleksibël, apo personalitet i orientuar drejt teknologjisë më të fundit. Për Silvin, ajo çka e bën IQOS Coach një profesion kaq të dashur është sfida. “T’i gjej klientit alternativën e duhur sipas personalitetit të tij është pikërisht një nga sfidat më interesante të kësaj pune. Shpesh kupohet që në telefonatë, nga mënyra se si dikush të përgjigjet apo të bën pyetje, nëse ka apo jo interes. Më pas, duhet lexim i karakterit për të kuptuar cili aspekt i IQOS do i përshtatej më së shumti.”-tregon Silvi. Të konvertosh dikë në IQOS është adrenalinë më vete dhe ai shijon proçesin e personalizimit dhe adaptimit me profilin e konsumatorit.

Puna ime nuk mbaron me shitjen e një pajisjeje. Tirana është e vogël dhe ne hasemi shpesh, ndaj kënaqësia ime më e madhe është kur shoh që klientët e mi vazhdojnë të konsumojnë IQOS dhe janë shumë të kënaqur me të. Këshilla ime është gjithmonë që IQOS fillimisht nuk duhet mësuar nga një mik. Për të evituar informacionin e gabuar, të bazuar në opinion personal apo ndoshta edhe thashetheme, e theksoj që prezantimi me IQOS duhet bërë në praninë e një personi të trajnuar. Ka persona që kanë vite që përdorin IQOS dhe ende nuk dinë mënyrën e duhur për të pastruar pajisjen. Fjalia më e zakonshme në këto raste nga klientët është “Shiko se mua nuk ma kanë mësuar kështu. ” Prandaj duhet një IQOS Coach si Silvi!

Prezantimi i IQOS bëhet kudo që ndodhen personat e interesuar. IQOS Coaches janë një telefonatë larg dhe mund të vijnë në orare fleksibël kudo ndodhet një klient i interesuar. Silvi ka zbuluar një marifet interesant, një shembull me të cilin arrin të shpjegojë pajisjen IQOS tek çdokush: gjethja e Dafinës! "Kur ishim të vegjël, prindërit përdorin shpesh avujt e gjethes së Dafinës. Nëse ajo ngrohet është fantastike, ndërsa kur digjet – e padurueshme! E njejta gjë vlen edhe për IQOS me teknologjinë HeatControl, e cila e ngroh duhanin, pa e djegur atë."

"Jam i prerë për shitje! Kam studiuar ekonomi, vij nga një familje ekonomistësh, por nuk kam punuar asnjë ditë si ekonomist. Puna në terren është fiks për mua dhe sa të mundem do jem aty"– thotë Silvi kur vjen biseda për të ardhmen e tij profesionale. E përsa i përket të ardhmes së vetë IQOS, ai thotë me bindje: "IQOS është vetë e ardhmja pasi po flasim për më tepër se një brand- është një angazhim për të ndërtuar një të ardhme pa tym, duke punuar çdo ditë për të ofruar një alternativë më të mirë për duhanpirësit"

IQOS BLACK FRIDAY FILLON TANI!
Lexo më shumë.
IQOS BLACK FRIDAY së shpejti...
Lexo më shumë.
Together X bashkon komunitetin IQOS.
Lexo më shumë.
Vjeshta nis ne Butikun IQOS.
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.