Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
Bli pajisjen
Bli aksesorë për pajisjen lil SOLID Ez
01/10/2025
Momenti që e kemi pritur ka mbërritur. IQOS ILUMA i x SELETTI Limited Edition është zyrtarisht këtu, duke sjellë në Shqipëri një bashkëpunim që sfidon çdo pritshmëri. Seletti, marka italiane e themeluar në vitin 1964 dhe e njohur për dizajnet e saj të guximshme e ikonike, bashkëpunon me IQOS për të krijuar një pajisje që është njëkohësisht inovacion teknologjik dhe dizajn jo-konvencional. Me këtë Limited Edition, ke mundësinë të fitosh një udhëtim të paharrueshëm në Milano me komunitetin IQOS ose surpriza të tjera nga SELETTI.
Si mund të marrësh pjesë? Nga sot, pajisja është në dispozicion në dyqanet e autorizuara IQOS, duke përzgjedhur filtrin "Seletti" dhe Online.
Pajisjet janë në numër të limituar dhe kjo është mundësia për të pasur koleksionin që nuk do të mund ta keni më vonë.
Ngjyra e zezë dhe e artë, një kontrast i pamohueshëm.
Me kombinimin e ngjyrës së zezë të thellë me detaje të arta dhe motivin zig-zag, Seletti e shndërron këtë limited edition në diçka unike. Nuk është vetëm një pajisje funksionale për duhanpirësit e rritur, është një aksesor që flet për personalitetin, individualitetin dhe guxim për të dalë përtej së zakonshmes. Çdo element, nga tekstura tek motivet, është menduar për të sjellë një ndjesi premium që dallon. Ky bashkëpunim është menduar për ata që nuk ndjekin trendet, por i vendosin ato.
1. Bli IQOS ILUMA x SELETTI Limited Edition nga 1-6 Tetor.
2. Pas blerjes, merr ftesën tënde për të qënë pjesë e eventit tek "Aty te Piramida", në 19:00.
3. Më 8 Tetor, gjatë eventit, do të zbulosh sfidën e fundit për të qënë një ndër fituesit.