Hapat e parë me IQOS 3 Multi

Si ta përdorni IQOS 3 MULTI

Udhëzim i shpejtë hap-pas-hapi:

1. Kontrolloni nëse IQOS 3 MULTI është ndezur duke shtypur butonin për 1 sekondë. A shfaqen dritat në fund? Jeni gati ta përdorni. Nëse jo, ndizni IQOS 3 MULTI duke mbajtur shtypur butonin e karikuesit për 4 sekonda ose karikoni IQOS me kabllin dhe përshtatësin e tij.

2. Rrotulloni kapakun e IQOS 3 MULTI dhe vendosni fijen e duhanit me ngrohje. Shtyjeni ngadalë deri në vijën e filtrit (sigurohuni që të mos e rrotulloni fijen e duhanit)

3. Mbajeni butonin shtypur derisa të dridhet. Drita do të fillojë të pulsojë ndërkohë që IQOS 3 MULTI ngrohet.

4. Më pas IQOS 3 MULTI do të dridhet dy herë dhe drita do të qëndrojë e ndezur në të bardhë të fortë. Kjo do të thotë se jeni gati ta përdorni.

5. Kur drita të nisë të pulsojë dhe pajisja të dridhet dy herë sërish do të thotë se koha e IQOS 3 MULTI thuajse ka përfunduar.

6. Kur drita të fiket, hiqni fijen e përdorur të duhanit me ngrohje. Tani mund ta përdorni sërish IQOS 3 MULTI kurdoherë të doni.

Si ta karikoni IQOS 3 MULTI

1. Shtypni butonin e IQOS 3 MULTI për të kontrolluar nivelin e baterisë.

2. Shiriti i dritës në fund do të tregojë sa karikim ka mbetur në pajisjen tuaj IQOS 3 MULTI.

3. Nëse baterisë së IQOS 3 MULTI i ka rënë karikimi, futeni në një prizë dhe karikojeni me kabllin dhe përshtatësin elektrik zyrtar të IQOS (kontrolloni që drita tek shiriti të pulsoje, meqenëse ky është tregues se IQOS po karikohet.)

4. Kur shiriti i dritës të mbushet sërish, jeni gati ta përdorni.

Si ta përdorni IQOS 3 MULTI

Është e rëndësishme ta mbani pajisjen të pastër, veçanërisht nëse doni të keni një eksperiencë optimale. Fatmirësisht, mjeti i ri i pastrimit të IQOS 3 MULTI bën shumicën e punës:

1. Së pari, lëreni pajisjen IQOS 3 MULTI të ftohet.

2. Hiqni kapakun e IQOS 3 MULTI. Shkundeni MULTI për të hequr çdo mbetje duhani të mbetur.

3. Hiqni kapakun nga pastruesi. Fusni ngadalë pastruesin brenda IQOS 3 MULTI dhe rrotullojeni disa herë.

4. Herë pas here, ne ju këshillojmë të përdorni shkopin e pastrimit të IQOS. Bëjeni ngadalë dhe mos harroni ta përdorni brenda kapakut. Një IQOS i pastër ju mundëson shijen e duhanit të vërtetë.

Këshilla nga ne, për ju

iqos multi

Vendosja e duhur e fijeve të duhanit çdo herë

Askush nuk dëshiron një pajisje të dëmtuar, kjo gjë dihet. Pra, kur vendosni fijen e duhanit në mbajtësin IQOS 3 MULTI, mos e rrotulloni ose mos e shtyni brenda me forcë.

Shiko videon
iqos multi

Mbajeni baterinë të karikuar

Karikimi çdo ditë i pajisjes suaj IQOS 3 MULTI është mënyra më e mirë për t'u siguruar që nuk do të mbeteni kurrë pa pajisjen tuaj IQOS. Përdorni gjithmonë një prizë në mur dhe provoni ta karikoni në të njëjtën kohë kur karikoni celularin tuaj

Shiko videon
iqos multi

Përdorimi i pajisjes IQOS 3 MULTI

Ju duhet thjesht të shtypni një herë butonin e IQOS 3 MULTI për të aktivizuar tehun ngrohës. Pasi treguesi i dritës të kalojë nga pulsimi në dritë të qëndrueshme, atëherë është gati (Kujdes: shtypja sërish e butonit mund ta fikë atë).

Shiko videon

Udhëzuesi i përdorimit të IQOS 3 MULTI

Udhëzuesi ynë i përdorimit të IQOS 3 MULTI do t'ju lejojë të mësoni më shumë mbi funksionalitetet e pajisjes tuaj.
Ke nevojë për ndihmë? Na kontakto.
Ne jemi këtu për të të ndihmuar.
Na telefono falas në 0800 1515.
Na dërgo pyetjen tënde dhe ne do të të përgjigjemi brenda 24 orëve.
Vizito faqen tonë në Facebook dhe bisedo me ekspertët tanë IQOS.
Na ndiq në Instagram dhe zbulo më të rejat e komunitetit IQOS.
Gjej përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Gjej një dyqan IQOS këtu.
IQOS nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.