14/12/2023

IQOS ILUMA: Eventi madhështor “Next Level”

Eventi i prezantimit të IQOS ILUMA në Piramidën ikonike të Tiranës, ishte padyshim një udhëtim që kapërceu të zakonshmen, duke vendosur një standard dhe zbuluar një dimension të ri për të gjithë të ftuarit, frymëzuar nga teknologjia e nivelit tjetër që sjell IQOS ILUMA.

Muzika në tone më të larta sinjalizoi nisjen e eventit, duke surprizuar audiencën me një performancë kontemporane baleti dhe moderatorin Ardit Gjebrea në formë holograme. 

Prezantimi i IQOS ILUMA erdhi gjithashtu përmes teknologjisë së avancuar të hologramit, për të vulosur edhe njëherë konceptin “Next Level” mbi të cilin u ndërtua ky event.

Eventi ishte konceptuar i ndarë në tre zona, ku secila përfaqësonte një shtyllë të filozofisë së IQOS ILUMA. Në zonën e thjeshtësisë, e talentuara Joana Dhiamandi shfaqi instalimin e saj të qelqit, një dëshmi e shkrirjes së teknologjisë dhe artit. 

zonën e kënaqësisë, gastronomia molekulare e shefit të kuzhinës Gent Malaveci, ishte në qendër të vëmendjes. Ndër kënaqësitë ishin “Trëndafilat”, një pije freskuese e shërbyer me elegancë mbi një trëndafil. 

Zona e teknologjisë, e drejtuar nga Kushtrim Juniku, ishte një strehë për entuziastët e pajisjeve teknologjike, ku nëpërmjet inteligjencë artificiale të ftuarit patën mundësinë të përjetësonin momentin, duke krijuar kujtime që do të zgjasnin përtej natës.

Festa madhështore kulmoi me Marsela Çibukaj dhe Olen Çezari, të cilët me tingujt e tyre “ngrohën” audiencën duke e çuar atmosferën në nivelin tjetër. 

Mbrëmja e 7 Dhjetorit ishte një kombinim i teknologjisë me artin dhe kulturën, një shkrirje e performancave artistike me novacionin teknologjik, që padyshim vulosi eksperiencën “Next Level” për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet më të fundit

Curious X ju çon në Milano me Kartën e Besnikërisë
Lexo më shumë.
Dallimet midis IQOS ILUMA ONE dhe IQOS ILUMA i ONE
Lexo më shumë.
Jepi pajisjes tënde një “jetë të re”
Lexo më shumë.
Cilat janë dallimet midis IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA i?
Lexo më shumë.
More to discover with Services & Privileges
Care you can count on.

Privileges to inspire you.​
iqos
Care you can count on
Access our personal coaches for support on how to get the best use from your IQOS. ​
Loyalty rewards
Earn points for member offers, device upgrades and exciting benefits.
Peace of mind
Accidental damage cover, rapid replacement and international assistance.