24/11/2023

Shijo nivelin tjetër në një botë pa tym

Të përgëzojmë që tashmë je bërë pjesë e komunitetit IQOS, duke u bashkuar kështu me miliona përdorues në mbarë botën që kanë arritur nivelin tjetër në botën pa tym.
 

Nëpërmjet teknologjisë së avancuar pa teh SMARTCORE INDUCTION SYSTEM™, IQOS ILUMA sjell risinë më të fundit të ngrohjes së duhanit, duke shmangur djegien. Një eksperiencë më e kënaqshme, pa mbetje duhani, thyerje tehu dhe pa pastrim.
 

Ne jemi këtu për të të mbështetur në të gjithë rrugëtimin tënd, duke ndarë këshilla të dobishme për përdorimin e duhur të IQOS ILUMA.
 


Karikimi

Karikimi i një pajisjeje IQOS ILUMA është mjaft i lehtë. Sapo vendos mbajtësin në karikuesin e xhepit, karikimi fillon automatikisht. Ndërkohë, karikuesin e xhepit mund ta karikosh në çdo moment nëpërmjet përshtatësit që gjendet në kutinë e pajisjes. 
 Pajisja IQOS ILUMA ka gjithashtu opsionin e vibrimit, që të informon për statusin e karikimit të mbajtësit tënd. Me një karikim të mbajtësit të mundësohen dy eksperienca të njëpasnjëshme, ndërkohë që me një karikim të plotë të karikuesit të xhepit 20 eksperienca në total.

Pra, nëse e karikon pajisjen tënde IQOS ILUMA gjatë natës, do të jesh gati për ditën tjetër.

Shih videon
 

Përdorimi

IQOS ILUMA, krahasuar me pajisjet e gjeneratës së mëparshme, vjen me shumë përmirësime. Funksioni i nisjes automatike është një avantazh që ofron kjo pajisje, duke mundësuar fillimin automatik të eksperiencës sapo ti vendos fijen e duhanit në mbajtës. Nëse dëshiron, mund të shtypësh gjithashtu butonin për ta nisur vetë procesin e ngrohjes. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, IQOS ILUMA nuk ka nevojë për PASTRIM.

Shih videon
 



Aplikacioni IQOS

Shkarko aplikacionin IQOS për një përvojë të nivelit tjetër. Ky aplikacion ofron një sërë përfitimesh dhe veçorish, që e bëjnë më të lehtë menaxhimin e pajisjes tënde. Me një përvojë të përmirësuar, ti mund të monitorosh statusin e baterisë, të gjesh vendndodhjen e pajisjes tënde si dhe të kryesh diagnostikime automatike. I gjithë informacioni i nevojshëm është aty për ty, përfshirë këshilla, përgjigje për pyetjet më të shpeshta si dhe ndihmë e menjëhershme në rast paqartësie.
 

Shkarko aplikacionin IQOS në: Google Play, PC, MAC.


IQOS Club të sjell përfitime ekskluzive

Aktiviteti yt në IQOS Club do të të sjellë shumë përfitime, si kupona dhuratash, evente ekskluzive dhe zbritje në blerjen e pajisjeve. Së shpejti, do të kesh mundësinë të marrësh pjesë në sondazhe që të sjellin pikë të reja në IQOS Club.

Sot të shpërblejmë me 5 pikët e para në IQOS Club, për të të mbështetur në rrugëtimin tënd drejt një bote pa tym.

Fito pikë në IQOS Club.



ZGJIDHNI OFERTËN QË JU PËRSHTATET!
Lexo më shumë.
FOR THE LOVE OF CONNECTIONS
Lexo më shumë.
Një javë surprizash në butikun IQOS
Lexo më shumë.
Zbulo Yjet e IQOS
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.