I thjeshtë në përdorim, gjithçka në një pajisje.
Çfarë është IQOS?
Zbuloni shkencën pas IQOS
Ne ecim përpara. Ne IQOS.
I thjeshtë në përdorim, gjithçka në një pajisje.
Pajisja më e avancuar, me dizajnin më të sofistikuar.
Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
Gjithçka në një pajisje. E thjeshtë dhe praktike.
Bli pajisjen
Bli aksesorë për pajisjen lil SOLID Ez
Çfarë është IQOS?
Zbuloni shkencën pas IQOS
Ne ecim përpara. Ne IQOS.
22/07/2022
Ju lutemi lexoni me kujdes Rregullat e Konkursit.
Duke hyrë në konkurs, siç përcaktohet më poshtë, ju pranoni të jeni të detyruar nga këto Rregulla.
Kushtet e përgjithshme
Organizatori i konkursit
Këto Rregulla përmbajnë kushtet për pjesëmarrje në konkursin e çmimeve të quajtur "I pasionuar pas qytetit tim" (në tekstin e mëtejmë: "Konkursi"), i cili organizohet në profilin zyrtar në Instagram të organizatorit të Konkursit: https://www.instagram.com /iqos_al/ teksti në vijim: "Profili në Instagram");
Pjesëmarrja në Konkurs, pra regjistrimi, nënkupton pranimin automatik të këtyre Rregullave zyrtare të Konkursit. Personat pjesëmarrës në konkurs quhen më poshtë: "Pjesëmarrës".
Organizatori zyrtar i Konkursit është Philip Morris Albania shpk HQ Philip Morris Albania shpk Rr. Murat Toptani, Qendra Eurocol Kati i 10, Tiranë (në tekstin e mëtejmë: “Organizuesi”).
Kushtet për pjesëmarrje në Konkurs: Në Konkurs mund të marrin pjesë personat mbi 18 vjeç, shtetas të Republikës së Shqipërisë, me banim në Republikën e Shqipërisë dhe që janë përdorues të pajisjeve IQOS. Në mënyrë që Pjesëmarrësi të sigurojë pjesëmarrjen në Konkurs, është e nevojshme t'i përgjigjet kërkesës së Konkursit - të dërgojë një fotografi të një vendi të preferuar në qytetin e tij ku ndodhet pajisja e tij IQOS.
Pjesëmarrësi aplikon në Konkurs përmes një profili personal në Instagram, duke iu përgjigjur kërkesës së Konkursit. Të gjitha aplikimet e paraqitura nga pjesëmarrësi përmes një profili personal në Instagram dhe për të cilat janë respektuar dispozitat për mbrojtjen e të dhënave të përcaktuara në këto Rregulla të Konkursit, do të merren në konsideratë. Nëse i plotësojnë kushtet, do të hyjnë në konkurs për të fituar një çmim. Ato aplikime që janë në përputhje me detyrat dhe kërkesat e Organizatorit, të cilat janë të specifikuara në këto Rregulla të Konkursit, do të konsiderohen të vlefshme. Të gjitha materialet që nuk përputhen me Rregullat e Konkursit nuk do të konsiderohen për çmimin.
Për të marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësi duhet të dërgojë një foto në profilin e Organizatorit në Instagram me mesazh direkt. Nëse Organizatori zgjedh foton e një pjesëmarrësi si një nga 10 fituesit e çmimeve, ajo foto do të publikohet në profilin e Instagramit të Organizatorit në formën e një Story, pa etiketuar Pjesëmarrësin ose pa përmendur emrin e tij/saj. Duke marrë pjesë në Konkursin e Fotove, çdo Pjesëmarrës i jep të drejtën Organizatorit që të përdorë të gjitha fotografitë e marra të dorëzuara gjatë Konkursit për qëllimet e Konkursit, si dhe për çfarëdo qëllimi, në çfarëdo mënyre dhe pa kufizime në kohë apo hapësirë për fotot fituese, pa asnjë kompensim për Pjesëmarrësin që ka dorëzuar foton, ose ndonjë palë të tretë.
Në mënyrë që një fotografi të jetë në përputhje me Rregullat e Konkursit, ajo duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
• Nuk ka produkte duhani me ngrohje në të, qoftë në pajisje apo pranë saj, as ndonjë produkt tjetër duhani
• Nuk ka asnjë person në të (është e mundur të bëni një fotografi të pajisjes në dorë)
• Që mbajtësi i pajisjes IQOS është brenda ose pranë karikuesit
• Të mos përmbajë mesazhe fyese ose të papërshtatshme
Kriteri për përzgjedhjen e fituesit është vendimi i jurisë së Organizatorit. Organizatori nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen që Pjesëmarrësit paraqesin si pjesë e aplikimit përmes Konkursit në Instagram. Fituesit e çmimit do të informohen nëpërmjet profilit të Organizatorit në Instagram duke dërguar një mesazh direkt në Instagram.
Kohëzgjatja e Konkursit
Konkursi i fotografive fillon nga data 23 korrik dhe zgjat deri më 26 korrik. Fituesi do të kontaktohet me një mesazh direkt në profilin e tij në Instagram për të konfirmuar informacionin për dërgimin e çmimit. Nëse, për ndonjë arsye, fituesi nuk e kërkon çmimin brenda 3 ditëve, të drejtën për çmimin e fiton fituesi rezervë. Mënyra e njoftimit të fituesve rezervë si dhe kushtet për të fituar të drejtën e çmimit janë të njëjta me mënyrën e njoftimit dhe kushtet për fituesit origjinal.
Çmimet
Çmimet janë pajisje IQOS 3 DUO Passion Red. Gjithsej 10 fitues do të shpërblehen.
Përgjegjësia dhe përjashtimi i përgjegjësisë
Është përgjegjësi personale e pjesëmarrësit të sigurohet që persona të paautorizuar të mos marrin pjesë në konkurs duke përdorur profilin e tij në Instagram ose mesazhet direkte dhe Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë. Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore në lidhje me mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përdoruesit. Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga të dhënat e pasakta ose jo të plota të ofruara nga Pjesëmarrësi. Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin ose pamundësinë për të dorëzuar çmimin për shkak të mangësive/gabimeve në të dhënat e ofruara nga pjesëmarrësi (p.sh. emri i gabuar, ose të dhëna të tjera) ose për dëmet që vijnë nga këto arsye. Organizatori nuk mban përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga problemet në funksionimin e profilit personal në Instagram, pra nëse platforma Instagram nuk është e disponueshme. Herë pas here, mund të ndodhë që shërbimi të mos përdoret për arsye jashtë kontrollit të Organizatorit. Duke pranuar kushtet, Pjesëmarrësi është i vetëdijshëm se përmbajtja, mundësia, shpejtësia e transmetimit të mesazheve, të dhënave dhe përgjigjeve varen nga aftësitë teknike të ofruesit dhe në këtë mënyrë këta elementë mund të ndikohen negativisht nga ngarkesa e rrjetit, dhe faktorë të tjerë, të cilat janë jashtë kontrollit të Organizatorit, si (jo dhe ekskluzivisht) mbingarkesa e rrjetit, mbulimi, gabimet e lidhjes si dhe ruajtja e një lidhjeje të sigurt në internet.
Informacion tjetër
Pjesëmarrësit në konkursin e çmimeve konfirmojnë shprehimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme se janë mbajtësit e vetëm të të gjitha të drejtave të autorit [morale dhe pronësore] në fotot që dorëzojnë për pjesëmarrje në Konkurs. Përveç kësaj, Pjesëmarrësit në Konkurs autorizojnë Organizatorin që të komunikojë publikisht fotot e paraqitura pa pagesë dhe/ose t'i përdorë ato në një mënyrë tjetër të përshtatshme dhe/ose t'i ndryshojë ato, të gjitha me qëllim të realizimit të këtij Konkursi. Pjesëmarrësit pranojnë përgjegjësinë e plotë për çdo dëm që i shkaktojnë Organizatorit gjatë Konkursit nga çdo shkelje e Rregullave të Konkursit. Në rast të shkeljes së dispozitave të Rregullave të Konkursit, Organizatori mund t'i mohojë çdo pjesëmarrësi të drejtën për të hyrë në Konkurs. Konkursi nuk organizohet apo zbatohet nga rrjeti social Instagram. Pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm se po i dorëzojnë të dhënat e tyre Organizatorit dhe jo rrjetit social Instagram. Informacioni i komunikuar nga Pjesëmarrësi përdoret nga Organizatori për të kontaktuar në lidhje me çmimet, ekskluzivisht në përputhje me Rregullat e Konkursit.
Nëse ka ndonjë pyetje apo problem në lidhje me Konkursin, informacion shtesë mund të kërkohet në adresën e emailit contact.al@iqos.com. Organizatori kryesisht dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme me pjesëmarrësit në mënyrë paqësore. Në zbatimin e Rregullave të Konkursit të sipërpërmendura do të zbatohet ligji i Republikës së Shqipërisë. Në rast mosmarrëveshjeje që palët nuk mund ta zgjidhin në mënyrë paqësore, pranojnë juridiksionin e gjykatës kompetente në Tiranë.
Menaxhimi dhe mbrojtja e të dhënave personale - Informacion mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Me qëllim të kontaktimit, shpalljes së fituesit dhe dhënies së çmimit, Organizatori do të mbledhë këto të dhëna personale të fituesit: emrin dhe mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit të pjesëmarrësit, si dhe foton e publikuar me qëllim pjesëmarrjen në Konkurs, i cili është objekt i pjesëmarrjes në Konkurs, dhe i cili nuk është dhe nuk përmban të dhëna personale në vetvete. Organizatori do të kryejë operacionet e mëposhtme të përpunimit të të dhënave personale: mbledhjen, regjistrimin, përdorimin, ruajtjen dhe zbulimin.
Organizatori do t'i përpunojë të dhënat personale të përmendura ekskluzivisht me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të tij ligjore për ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit të çmimeve, si dhe për publikimin e fotove fituese pas përfundimit të Konkursit.