24/08/2026

Termat dhe Kushtet - ZAMNA në Madrid

 

  1. PËRZGJEDHJA E FITUESVE

Fituesit përzgjidhen nga pjesëmarrësit që kanë përmbushur saktë të gjitha kushtet e sfidës.

Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të fitojë vetëm një (1) herë gjatë gjithë periudhës së aktivitetit.

  1. SHPALLJA E FITUESVE

Duke marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit pranojnë dhe bien dakord që, në rast se përzgjidhen si fitues, emrat e tyre të përdoruesit (username‑t) do të publikohen zyrtarisht përmes Instagram Story ose Post në faqen @iqos.al.

  1. ÇMIMI

Çmimi përbëhet nga një paketë e plotë për eventin “ZAMNA në Madrid”, e cila përfshin:

  • Biletën e avionit vajtje-ardhje;
  • Akomodimin në hotel;
  • Ushqimin gjatë periudhës së udhëtimit;
  • Një biletë hyrjeje për eventin “ZAMNA në Madrid”.

Çmimi nuk mund të konvertohet në para, të transferohet te një person tjetër ose të zëvendësohet me një shpërblim alternativ.
 Të gjitha shpenzimet e përfshira në paketën e çmimit mbulohen nga organizatori sipas kushteve të përcaktuara për këtë aktivitet.

 

  1. KRITERET E PËRJASHTIMIT

Personat e mëposhtëm NUK kanë të drejtë të marrin pjesë:
   • Punonjës të Philip Morris International (PMI)
   • Punonjës të kompanive të lidhura, agjencive partnere, kontraktorëve
   • Anëtarët e familjes të çdo personi të sipërpërmendur

  1. TË DREJTAT E ORGANIZATORIT

Organizatori rezervon të drejtën të verifikojë pranueshmërinë dhe të skualifikojë çdo Pjesëmarrës që:
   • Jep informacion të rremë, të pasaktë ose të paplotë
• Shkel këto Terma dhe Kushte
   • Nuk respekton mekanikën e fushatës ose kërkesat ligjore

  1.  KUSHTET E SHPËRBLIMIT

• Të gjitha shpërblimet janë personale, të patransferueshme, të pakëmbyeshme dhe nuk mund të konvertohen në para apo alternativa të tjera.
   • Fituesit do të kontaktohen përmes detajave të dhëna gjatë regjistrimit.
   • Fituesve mund t’u kërkohet të kalojnë verifikime për përputhshmëri.
   • Fituesit janë përgjegjës për sigurimin e çdo dokumentacioni të nevojshëm për pjesëmarrje në eksperiencë (p.sh. dokument identifikimi, leje, etj.).

Mosplotësimi i këtyre kritereve rezulton në humbjen e shpërblimit pa kompensim.

  1. NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE

Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose plotësojë këto Terma dhe Kushte në çdo kohë, për shkak të rrethanave që ndikojnë në realizimin ose disponueshmërinë e shpërblimeve. Pjesëmarrësit do të informohen në kohë për çdo ndryshim.

  1.  MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për qëllimin e njoftimit të fituesve dhe dhënies së shpërblimeve, Organizatori do të mbledhë të dhënat personale të mëposhtme:
   • Emër dhe mbiemër
   • Adresa
   • Numër telefoni
   • Të dhëna regjistrimi të paraqitura për pjesëmarrje

Organizatori do t’i përpunojë këto të dhëna vetëm për:
   • Përmbushjen e detyrimeve ligjore që lidhen me konkursin
   • Njoftimin e fituesve
   • Publikimin e fituesve në formë anonime pas përfundimit të fushatës 

Operacionet e përpunimit të të dhënave përfshijnë: mbledhjen, regjistrimin, përdorimin, ruajtjen dhe zbulimin vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen ligjore të fushatës.


Lajmet më të fundit

Rikthehet shansi në IQOS Club
Lexo më shumë.
Termat dhe Kushtet - ZAMNA on the beach
Lexo më shumë.
Gardens of Babylon - Termat dhe Kushtet
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.