17/07/2026

Gardens of Babylon - Termat dhe Kushtet

Duke marrë pjesë në këtë konkurs, secili pjesëmarrës konfirmon se i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar këto Terma dhe Kushte, si dhe çdo udhëzim apo rregull shtesë të komunikuar nga Organizatori gjatë kohëzgjatjes së konkursit.

Konkursi organizohet nga “Organizatori” Philip Morris Albania Shpk (PHILIP MORRIS ALBANIA shpk, Rruga "Papa Gjon Pali II-të", Ndërtesa nr. 12, ABA Business Center, Kati 9, Zyra nr. 906, Kodi Postar 1010, Tiranë, Shqipëri), dhe pjesëmarrja përbën pranimin e plotë të të gjitha detyrimeve, të drejtave dhe procedurave të përshkruara këtu. Nëse një pjesëmarrës nuk pajtohet me ndonjë pjesë të këtyre Termave dhe Kushteve, ai/ajo nuk mund të marrë pjesë në konkurs. “Pjesëmarrësi” është një duhanpirës i rritur që plotëson kushtet e specifikuara më poshtë.

1. PERIUDHA E AKTIVITETIT

Sfida do të zhvillohet nga data 17–18 korrik.

2. MËNYRA E PJESËMARRJES

Pjesëmarrësit kanë mundësinë të marrin pjesë në sfidën e publikuar në llogarinë e Instagram-it @iqos.al.

Për të qenë të vlefshëm, pjesëmarrësit duhet:

  • t’u përgjigjen saktë pyetjes të sfidës ditore;
  • të vendosin emrin e tyre të përdoruesit në Instagram në fushën e kërkuar;
  • të jenë pjesë e komunitetit IQOS.

3. PËRZGJEDHJA E FITUESVE

Fituesit përzgjidhen nga pjesëmarrësit që kanë përmbushur saktë të gjitha kërkesat e sfidës.

Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të fitojë vetëm një herë (1) gjatë gjithë periudhës së aktivitetit.

4. SHPALLJA E FITUESVE

Duke marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit pranojnë dhe bien dakord që, nëse përzgjidhen si fitues, emrat e tyre të përdoruesit do të publikohen zyrtarisht përmes Instagram Story ose Post në faqen @iqos.al.

5. ÇMIMI

Çmimi përbëhet nga një biletë individuale për eventin “Gardens of Babylon”.

Çmimi nuk mund të konvertohet në para ose të zëvendësohet me një shpërblim tjetër.

Biletat janë GENERAL ADMISSION dhe do t’u dërgohen konsumatorëve me email nga stafi ditën e hënë.

6. KRITERET E PËRJASHTIMIT

Nuk lejohen të marrin pjesë:
 • Punonjësit e PMI
 • Punonjësit e distributorëve, partnerëve ose agjencive të kontraktuara
 • Anëtarët e afërt të familjes së punonjësve
 • Personat që nuk përmbushin kriteret e moshës dhe përdorimit të nikotinës
 • Personat që janë përjashtuar më parë nga aktivitetet për shkak të mashtrimit / shkeljes së rregullave

7. TË DREJTAT E ORGANIZATORIT

Organizatori rezervon të drejtën të verifikojë përshtatshmërinë dhe të skualifikojë çdo Pjesëmarrës që:
 • Jep informacion të rremë, të pasaktë ose të paplotë
• Shkel këto Terma dhe Kushte
 • Nuk respekton mekanikën e fushatës ose kërkesat ligjore

8. KUSHTET E SHPËRBLIMIT

• Të gjitha shpërblimet janë personale, të patransferueshme, të pakëmbyeshme dhe nuk mund të konvertohen në para ose alternativa të tjera.
 • Fituesit do të kontaktohen përmes të dhënave të dhëna gjatë regjistrimit.
 • Fituesve mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen kontrolleve të përputhshmërisë.
 • Fituesit janë përgjegjës për sigurimin e çdo dokumentacioni të nevojshëm për pjesëmarrje në eksperiencë (p.sh., dokument identifikimi, leje, etj.).

Mospërmbushja e këtyre kritereve do të rezultojë në humbjen e shpërblimit pa kompensim.

9. NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE

Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose plotësojë këto Terma dhe Kushte në çdo kohë për shkak të rrethanave që ndikojnë në realizimin ose disponueshmërinë e shpërblimeve. Pjesëmarrësit do të informohen në kohë për çdo ndryshim.

10. MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për qëllimin e njoftimit të fituesve dhe dhënies së shpërblimeve, Organizatori do të mbledhë të dhënat personale të mëposhtme:
 • Emri dhe mbiemri
 • Adresa
 • Numri i telefonit
 • Të dhënat e regjistrimit të dorëzuara për pjesëmarrje

Organizatori do t’i përpunojë këto të dhëna vetëm për:
 • Përmbushjen e detyrimeve ligjore lidhur me konkursin
 • Njoftimin e fituesve
 • Publikimin e fituesve në formë të anonimizuar pas përfundimit të fushatës

Veprimet e përpunimit të të dhënave përfshijnë: mbledhjen, regjistrimin, përdorimin, ruajtjen dhe zbulimin vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen ligjore të fushatës.

 

 

Lajmet më të fundit

Një Limited Edition i frymëzuar nga ngjyrat, muzika dhe kreativiteti
Lexo më shumë.
Remix, krijuar nën ritmin e verës
Lexo më shumë.
Njihuni me IQOS ILUMA i UNLOCK Limited Edition dhe fitoni një udhëtim në Parma
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.