11/05/2026

UNLOCK “48 Orë të Absolute Drive” Termat & Kushtet

Duke marrë pjesë në këtë garë, çdo pjesëmarrës konfirmon se ka lexuar, kuptuar dhe pranon të jetë i detyruar nga këto Terma dhe Kushte, si dhe çdo udhëzim shtesë i komunikuar nga Organizatori gjatë kohëzgjatjes së garës. Gara organizohet nga Philip Morris Albania sh.p.k. (“Organizatori”) dhe pjesëmarrja përbën pranimin e plotë të të gjitha detyrave, të drejtave dhe procedurave të përshkruara këtu.Çdo person që plotëson kriteret e përcaktuara në Nenin 1 (“Kushtet për t’u kualifikuar”) dhe pranon të marrë pjesë sipas këtyre kushteve quhet “Pjesëmarrës”.

 

KUSHTET PËR T’U KUALIFIKUAR 
• Pjesëmarrja lejohet vetëm për persona të rritur 18+ që përdorin produkte me nikotinë.
 • Pjesëmarrësit duhet të kenë blerë dhe regjistruar një pajisje IQOS ILUMA i në kanalet zyrtare të IQOS në Shqipëri.
 • Fushata është e vlefshme vetëm brenda territorit të Shqipërisë dhe gjatë periudhës zyrtare të komunikimit nga IQOS.

 

  1. KËRKESAT PËR PJESËMARRJE 
    Për të marrë pjesë në mekanikën e fushatës, Pjesëmarrësi duhet të plotësojë si më poshtë:
     Faza e parë, deri më 28 Qershor
     1. Bli një pajisje IQOS ILUMA i UNLOCK Limited Edition. 
     2. Refero një mik të rritur duhanpirës në IQOS.
    Faza e dytë, nga data 29-30 Qershor
     
    3. Ata që i kanë përfunduar dy hapat e parë, do të bëjnë sfidën e fundit në Instagram. 
     4. Futu në IQOS Club dhe shëno username tënd të instagramit. 
     Më datë 1 Korrik do të shpallen 2 fituesit e 48 orëve të paharrueshme.

 

*konsumatorët që kanë blerë pajisjen UNLOCK LE dhe kanë bërë 5 referime do të kualifikohen automatikisht për në fazën finale.

 

  1. SHPËRBLIMET
    Çmimi Kryesor:
    Eksperienca “48 Hours of Absolute Drive” në Itali. Fituesi do të përfitojë: Udhëtim 48-orësh në Itali, i kuruar nga Komuniteti IQOS. Përvojë në pistë me instruktor profesionist. Gastronomi italiane në destinacione ekskluzive. Transport, akomodim dhe shpenzime të mbuluara sipas itinerarit zyrtar. 

 

  1. KRITERET E PËRJASHTIMIT
    Nuk lejohen të marrin pjesë:
     • Punonjës të PMI
     • Punonjës të distributorëve, partnerëve, ose agjencive të kontraktuara
     • Familjarë të afërt të punonjësve
     • Persona që nuk plotësojnë kriteret e moshës dhe përdorimit të nikotinës
    • Persona që janë përjashtuar më parë nga aktivitetet për shkak të mashtrimit / shkeljeve të rregullave

 

 

  1. TË DREJTAT E ORGANIZATORIT
    Organizatori rezervon të drejtën të:
     • verifikojë të dhënat e pjesëmarrësve
     • skualifikojë çdo person që jep informacione të pavërteta
     • skualifikojë shkelësit e termave & kushteve
     • kërkojë dokumente që provojnë blerjen dhe regjistrimin
     • ndalojë pjesëmarrjen që bie ndesh me kërkesat ligjore

 

  1. KUSHTET E SHPËRBLIMIT
    • Çmimi është personal, i patransferueshëm dhe nuk konvertohet në para. Shpenzimet jashtë programit zyrtar janë përgjegjësi e fituesit. 
     • Fituesit kontaktohen me të dhënat e dhëna gjatë regjistrimit.
     • Mos-përgjigjja brenda afatit çon në humbjen e shpërblimit.
     • Fituesi është përgjegjës për dokumentet e udhëtimit (pasaportë, vizë kur kërkohet).

 

  1. NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE 
    Organizatori mund të ndryshojë, përditësojë ose plotësojë këto Terma & Kushte në çdo kohë si rezultat i rrethanave të jashtme ose të paparashikueshme.Pjesëmarrësit do të informohen për çdo ndryshim.

 

  1. MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE 
    Për qëllimet e kontaktimit, verifikimit dhe shpërndarjes së shpërblimeve, Organizatori do të përpunojë:
     • emër dhe mbiemër, adresë, numër telefoni, të dhëna të regjistrimit të pajisjes, çdo material të dorëzuar për pjesëmarrje.
     Të dhënat përpunohen vetëm për administrimin e fushatës, në përputhje me ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikat e privatësisë të IQOS.

 

Lajmet më të fundit

Fitoni Eksperienca Unike me IQOS Club – Termat dhe Kushtet e Përgjithshme
Lexo më shumë.
Ka gjithmonë një alternativë më të mirë se ajo që njohim.
Lexo më shumë.
Çfarë ndryshon kur zgjedh një alternativë më të mirë?
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.