Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
02/03/2026
Duke marrë pjesë në konkursin “Electric Purple”, çdo pjesëmarrës konfirmon se i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar këto Terma dhe Kushte, si dhe nga çdo rregull shtesë i komunikuar nga Organizatori gjatë fushatës. Konkursi organizohet nga Philip Morris Albania Shpk (PHILIP MORRIS ALBANIA shpk, Rruga "Papa Gjon Pali II-të", Ndërtesa nr. 12, Qëndra e Biznesit ABA, Kati 9, Zyra nr. 906, Kodi Postal 1010, Tiranë, Shqipëri) ("Organizator"). Pjesëmarrja konfirmon pranim të plotë të të gjitha detyrimeve, të drejtave dhe procedurave të përshkruara në këtë dokument.
Çdo individ që nuk pajtohet me këto Terma dhe Kushte nuk duhet të marrë pjesë në këtë konkurs.
“Pjesëmarrës” nënkupton çdo person që përmbush kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara më poshtë dhe pranon të marrë pjesë sipas këtyre Termave dhe Kushteve.
1. PRANUESHMËRIA
• Pjesëmarrja është e kufizuar rreptësisht për duhanpirës të rritur, mbi 18 vjeç.
• Pjesëmarrësit duhet të kenë blerë dhe regjistruar një pajisje IQOS ILUMA i përmes kanaleve zyrtare të IQOS në Shqipëri përpara pjesëmarrjes.
• Ky Aktivizim është i vlefshëm ekskluzivisht në territorin e Shqipërisë dhe vetëm gjatë periudhës së fushatës së komunikuar zyrtarisht nga IQOS.
2. KUSHTET E PJESËMARRJES
Për të marrë pjesë, Pjesëmarrësi duhet të përmbushë hapat e mëposhtëm gjatë periudhës së aktivizimit të fushatës:
a. Kushti i Blerjes
• Të blejë një pajisje IQOS ILUMA i online ose në çdo pikë shitjeje të autorizuar IQOS.
b. Përzgjedhja e Eksperiencës
• Të zgjedhë një nga pesë ëndrrat “Electric Purple” të paraqitura në IQOS Club dhe të konfirmojë pjesëmarrjen.
c. Kushti i Referimit
• Të referojë me sukses një (1) mik të rritur duhanpirës tek IQOS, duke përdorur procesin e dedikuar të referimit, përpara datës 24 Prill.
Një rekomandim i suksesshëm nënkupton:
Një duhanpirës i rritur, i cili nuk ka zotëruar më parë një pajisje IQOS, regjistrohet duke përdorur kodin e referimit (numrin e telefonit) të Pjesëmarrësit dhe përfundon hapat e nevojshme të aktivizimit të përcaktuar nga IQOS.
d. Kualifikimi
• Vetëm Pjesëmarrësit që kanë përmbushur të gjithë hapat e mësipërme deri më 24 Prill do të përfshihen në fazën finale të përzgjedhjes.
• Çdo Pjesëmarrës mund të marrë pjesë vetëm një herë, pavarësisht numrit të eksperiencave të përzgjedhura.
3. SHPËRBLIMET
Pesë (5) fitues do të marrin një nga eksperiencat ekskluzive “Electric Purple” (siç janë promovuar vizualisht):
Eksperienca Go-Carting
Ritmet nën zero
Simfonia e ëndrrave
Muzikë në shkretëtirë
Beats në lëvizje
Shpërblimi përfshin:
• Akses në eksperiencën e përzgjedhur
• Kostot e lidhura me eventin, të mbuluara dhe të komunikuara shprehimisht nga Organizatori
Të gjitha kostot e tjera mbeten përgjegjësi e vetme e fituesit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: shpenzime personale, ushqim, transport (përveç rasteve kur specifikohet ndryshe) dhe shpenzime të tjera shtesë.
Shpërblimet caktohen në varësi të disponueshmërisë së eksperiencës së përzgjedhur. Organizatori rezervon të drejtën të caktojë një eksperiencë alternative nëse është e nevojshme.
4. KRITERET E PËRJASHTIMIT
Personat e mëposhtëm NUK kanë të drejtë të marrin pjesë:
• Punonjës të Philip Morris International (PMI)
• Punonjës të kompanive të lidhura, agjencive partnere, kontraktorëve
• Anëtarët e familjes të çdo personi të sipërpërmendur
5. TË DREJTAT E ORGANIZATORIT
Organizatori rezervon të drejtën të verifikojë pranueshmërinë dhe të skualifikojë çdo Pjesëmarrës që:
• Jep informacion të rremë, të pasaktë ose të paplotë
• Shkel këto Terma dhe Kushte
• Nuk respekton mekanikën e fushatës ose kërkesat ligjore
6. KUSHTET E SHPËRBLIMIT
• Të gjitha shpërblimet janë personale, të patransferueshme, të pakëmbyeshme dhe nuk mund të konvertohen në para apo alternativa të tjera.
• Fituesit do të kontaktohen përmes detajave të dhëna gjatë regjistrimit.
Mosreagimi brenda afatit të komunikuar nga Organizatori rezulton në humbjen e së drejtës për shpërblim.
• Fituesve mund t’u kërkohet të kalojnë verifikime për përputhshmëri.
• Fituesit janë përgjegjës për sigurimin e çdo dokumentacioni të nevojshëm për pjesëmarrje në eksperiencë (p.sh. dokument identifikimi, leje, etj.).
Mosplotësimi i këtyre kritereve rezulton në humbjen e shpërblimit pa kompensim.
7. NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE
Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose plotësojë këto Terma dhe Kushte në çdo kohë, për shkak të rrethanave që ndikojnë në realizimin ose disponueshmërinë e shpërblimeve. Pjesëmarrësit do të informohen në kohë për çdo ndryshim.
8. MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Për qëllimin e njoftimit të fituesve dhe dhënies së shpërblimeve, Organizatori do të mbledhë të dhënat personale të mëposhtme:
• Emër dhe mbiemër
• Adresa
• Numër telefoni
• Të dhëna regjistrimi të paraqitura për pjesëmarrje
Organizatori do t’i përpunojë këto të dhëna vetëm për:
• Përmbushjen e detyrimeve ligjore që lidhen me konkursin
• Njoftimin e fituesve
• Publikimin e fituesve në formë anonime pas përfundimit të fushatës (nëse është e aplikueshme)
Operacionet e përpunimit të të dhënave përfshijnë: mbledhjen, regjistrimin, përdorimin, ruajtjen dhe zbulimin vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen ligjore të fushatës.