23/02/2026

Fitoni një udhëtim unik me IQOS Club! Termat dhe Kushtet

Duke qenë pjesë e këtij konkursi, secili pjesëmarrës konfirmon se ka lexuar, kuptuar dhe rënë dakord me këto Terma dhe Kushte, si dhe çdo udhëzim ose rregull shtesë i komunikuar nga Organizatori gjatë gjithë kohëzgjatjes së konkursit. 

Konkursi organizohet nga Philip Morris Albania Shpk (PHILIP MORRIS ALBANIA shpk, Rruga "Papa Gjon Pali II-të", Ndërtesa nr. 12, Qëndra e Biznesit ABA, Kati 9, Zyra nr. 906, Kodi Postal 1010, Tiranë, Shqipëri) ("Organizator"), dhe pjesëmarrja përbën pranim të plotë të të gjitha detyrimeve, të drejtave dhe procedurave të përshkruara këtu. Nëse një pjesëmarrës nuk pajtohet me ndonjë pjesë të këtyre Termave dhe Kushteve, ai nuk mund të marrë pjesë në konkurs. Pjesëmarrësi është një duhanpirës i rritur që plotëson kushtet e specifikuara në nenin 1. 

 

1.PRANUESHMËRIA 

  • Pjesëmarrja është e kufizuar për pjesëmarrësit - duhanpirësit e rritur të moshës 18+.
  • Pjesëmarrësit duhet të kenë blerë dhe regjistruar një pajisje IQOS përmes kanaleve zyrtare IQOS në Shqipëri para ose gjatë pjesëmarrjes.
    • Ky Aktivizim është i vlefshëm ekskluzivisht brenda territorit të Shqipërisë dhe vetëm gjatë periudhës zyrtare të fushatës së komunikuar nga Organizatori.

 

2.KËRKESAT E PJESËMARRJES

Për të marrë pjesë në mekanikë, pjesëmarrësi duhet të kryejë hapat e mëposhtëm:

  • A) Rekomandim i suksesshëm:

1 rekomandim i suksesshëm për një mik që është duhanpirës i rritur, midis 23 shkurtit dhe 8 marsit 2026. Vetëm pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses rekomandimin brenda kësaj periudhe do të konsiderohen. 

Një rekomandim konsiderohet "i suksesshëm" kur: duhanpirësi i rritur i rekomanduar përfundon regjistrimin e pajisjes dhe blen pajisjen e tij të parë IQOS përmes kanaleve zyrtare IQOS dhe duke përdorur numrin e telefonit të pjesëmarrësit si identifikues referimi. Konsumatorët që kanë kryer 10 referime për vitin 2026, do të bëhen automatikisht pjesë e konkursit.

  • B) Loja me Quiz 

Gjatë periudhës 2 mars – 8 mars 2026, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një lojë të disponueshme në platformën IQOS Club. Quizi përbëhet nga 10 pyetje dhe pjesëmarrësit do të renditen në bazë të saktësisë së përgjigjeve të tyre dhe shpejtësisë me të cilën ata përgjigjen.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të vendosin një numër telefoni, pseudonim dhe numër 4-shifror për t'u identifikuar gjatë përfundimit të quizit. Nëse Pjesëmarrësi luan më shumë se një herë, do të merret parasysh vetëm rezultati i parë. 

Në fund të kësaj periudhe, Organizatori do të shqyrtojë rezultatet e quizit dhe do të identifikojë dhjetë (10) pjesëmarrësit me performancën më të mirë, të përcaktuara nga arritja e numrit më të lartë të përgjigjeve të sakta në kohën më të shkurtër. Këta dhjetë (10) pjesëmarrës më të saktë dhe më të shpejtë do të kualifikohen si finalistë për fazën tjetër të konkursit.

Tabela e fituesëve për Lojën me Quiz do të publikohet më 9 mars në IQOS Club dhe dhjetë (10) fituesit do të njoftohen përmes Shërbimit të Klientit IQOS dhe përmes SMS dhe email nga Skuadra IQOS po në të njëjtën datë.

  • C) KONKURSI PËRFUNDIMTAR 

Dhjetë (10) finalistët e përzgjedhur nga Loja me Quiz dhe ata që kanë përfunduar gjithashtu një rekomandim të suksesshëm në datat e parapërcaktuara do të marrin pjesë në fazën përfundimtare të Konkursit. Në këtë fazë, çdo finalist duhet të dizajnojë një aksesor të pajisjes IQOS në një lojë dixhitale brenda IQOS Club dhe të dorëzojë krijimin e tij origjinal brenda datave 10 dhe 11 mars. 

Të gjitha modelet e dorëzuara do të publikohen për votim publik nga data 12 deri më 15 mars përmes IQOS Club/ose mediave sociale. Vetëm përdoruesit e regjistruar të IQOS do të mund të votojnë për dizajnin e tyre të preferuar.

Rezultatet e procesit të votimit do të përcaktojnë fituesit përfundimtar, më 16 mars përmes një Leaderboard në IQOS Club. Modelet që marrin numrin më të madh të votave do të renditen nga vendi i parë në të dhjetin. Fituesit do të njoftohen më 17 mars me email, përmes Shërbimit të Klientit IQOS dhe SMS nga Skuadra IQOS.

Duke dorëzuar dizajnin e tyre, finalistët pranojnë dhe bien dakord që Organizatori ka të drejtën e pakufizuar për të përdorur, publikuar, riprodhuar, përshtatur, modifikuar, shfaqur dhe shpërndarë dizajnin e dorëzuar nëpër kanalet e veta, pa kufizim dhe pa ndonjë kompensim shtesë.

 

Bazuar në këtë renditje:

  • Dy (2) finalistët, dizajnet e të cilëve marrin më shumë vota, do të shpërblehen me udhëtimin së bashku me Skuadrën Shqiptare të Futbollit dhe biletën e ndeshjes.
  • Tetë (8) finalistët e mbetur do të fitojnë secili biletën e ndeshjes.

 

3.SHPËRBLIMET

  • Dy (2) fituesit do të marrin Çmimin e Udhëtimit, i cili ofron mundësinë për të udhëtuar me Skuadrën Shqiptare të Futbollit për të ndjekur ndeshjen Poloni-Shqipëri që do të zhvillohet më 26 mars në Poloni. 

Shpërblimi kryesor i udhëtimit përfshin:

  • një (1) biletë ndeshjeje për fitues.
  • Biletat e fluturimit vajtje-ardhje që nisen më 24 mars dhe kthehen më 27 mars.
  • Akomodimi në hotel për tre (3) net.
  • Shpenzimet zyrtare të udhëtimit që lidhen drejtpërdrejt me udhëtimin, të tilla si transferimi nga aeroporti në hotel (dhe anasjelltas); mëngjesi, dreka dhe darka dhe transferimi nga hoteli në stadium (dhe anasjelltas).

 Shpërblimet janë personale dhe mund të përdoren vetëm nga fituesit. Të gjitha shpenzimet e tjera janë përgjegjësi e vetme e pjesëmarrësit, duke përfshirë por pa u kufizuar në shpenzimet personale, vaktet që nuk përfshihen në itinerarin zyrtar, kostot e rastësishme dhe çdo shërbim shtesë.

  • Tetë (8) fitues të tjerë do të marrin *VETËM bileta personale për ndeshjen Poloni-Shqipëri më 26 mars në Poloni. 

*Këtu nuk përfshihen transporti, akomodimi, ushqimi, ose ndonjë shpenzim shtesë ose i rastësishëm, të cilat mbeten tërësisht përgjegjësi e secilit fitues.

 

4.KRITERET PËR PËRJASHTIM

Nuk lejohet pjesëmarrja e individëve të mëposhtëm:

  • Punonjësit e Philip Morris International (PMI).
  • Punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
  • Punonjësit e kompanive të afiluuara, agjencive partnere ose kontraktorëve.
  • Të gjithë anëtarët e familjes së personave të lartpërmendur.

 

TË DREJTAT E ORGANIZATORIT

Organizatori rezervon të drejtën të verifikojë të drejtën e pjesëmarrjes dhe të skualifikojë çdo pjesëmarrës që:

  • Jep informacion të rremë, të pasaktë ose të paplotë.
  • Shkel këto Terma dhe Kushte.
  • Nuk i përmbahet rregullave të fushatës ose kërkesave ligjore.

 

6.KUSHTET E SHPËRBLIMIT

  •  Të gjitha shpërblimet e përmendura në Nenin 3 janë PERSONALE, TË PATRANSFERUESHME, TË PAKËMBYESHME DHE NUK MUND TË KONVERTOHEN NË PARA OSE ALTERNATIVA TË TJERA.
  • Fituesit do të kontaktohen duke përdorur të dhënat e kontaktit të dhëna gjatë regjistrimit.
  • Mospërgjigjja brenda afatit të përcaktuar në Nenin 2 do të rezultojë në humbjen e së drejtës për të marrë shpërblimin.
  • Organizatorët rezervojnë të drejtën të kryejnë kontrolle sigurie, verifikime të të drejtës së pjesëmarrjes dhe përputhshmërisë përpara lejimit të pjesëmarrjes ose dhënies së çdo shpërblimi.
  • Fituesit janë personalisht përgjegjës për të pasur dokumente të vlefshme udhëtimi (pasaportë, viza nëse kërkohen).
  • Mospërmbushja e kërkesave të udhëtimit ose kërkesave ligjore do të rezultojë në humbjen e shpërblimit.

 

7.NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE

Organizatori rezervon të drejtën të modifikojë, ndryshojë ose plotësojë këto Terma dhe Kushte në çdo kohë, përfshirë rastet kur këtë e kërkojnë rrethana apo ngjarje që mund të ndikojnë në ekzekutimin, shpërndarjen ose disponueshmërinë e shpërblimeve. Pjesëmarrësit do të informohen në mënyrë të rregullt për çdo ndryshim të tillë.

 

8. MENAXHIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE - INFORMACION MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Me qëllim të kontaktit, shpalljes së fituesit dhe dhënies së shpërblimit, Organizatori do të mbledhë të dhënat personale të fituesit: emrin dhe mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit të Pjesëmarrësit, si dhe krijimin e publikuar për qëllime të pjesëmarrjes në konkurs, i cili është objekt i pjesëmarrjes në konkurs, dhe që nuk është dhe nuk përmban të dhëna personale në vetvete. Organizatori do të kryejë proceset e mëposhtme të përpunimit të të dhënave personale: mbledhja, regjistrimi, përdorimi dhe ruajtja.

Organizatori do t'i përpunojë të dhënat personale të përmendura ekskluzivisht me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të tij ligjore për dhënien e çmimeve për fituesit e konkursit.

Lajmet më të fundit

Festoni dashurinë në Butikun IQOS
Lexo më shumë.
Një sezon i ri po fillon me IQOS
Lexo më shumë.
Ke mundësinë për të fituar 1 biletë dhe hyrje backstage për DJ-in më unik të këtij viti.
Lexo më shumë.
Green Upgrade: Si i dhamë "jetë të re" pajisjeve IQOS
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.