10/07/2025

Lançimi i IQOS ILUMA i – Pajisja më e re pa tym mbërriti në Shqipëri.

Një sezon i ri veror filloi më 3 korrik në Bllok, me lançimin e pajisjes më të re – IQOS ILUMA i. Një eksperiencë e menduar në çdo detaj, për t’u përjetuar në ritmin tuaj.

Ejani të rikujtojmë disa nga momentet kryesore të eventit që bashkuan përdoruesit e botës pa tym.


Tuneli Imersiv
Hyrja ju ftonte në një mbrëmje ekskluzive, të dizajnuar për të përfaqësuar filozofinë pa tym të IQOS. Tuneli ishte porta drejt një ambienti veror ku çdo element ishte krijuar për të zgjuar kuriozitetin dhe për të prezantuar teknologjinë më të re.

 

 



Hapësira e Kujtimeve Vizuale
Në këtë hapësirë, të ftuarit patën mundësi të krijonin kujtime unike. Nga personazhe të njohur, tek miqtë tuaj të komunitetit IQOS, secili solli një prekje personale dhe e ndanë eksperiencën në mënyrën e tyre.

 

 



Performanca Hapëse
Skena mori vëmendjen me një performancë baleti që hapi zyrtarisht eventin. Eleganca dhe harmonia e balerinëve krijoi një atmosferë të veçantë përpara prezantimit të pajisjes IQOS ILUMA i. Pajisja e re mori fokusin, duke prezantuar veçoritë më të avancuara, përfshirë Touch Screen dhe Pause Mode që e bëjnë përdorimin edhe më personal.

 

 



Eksperiencat e personalizuara
Gjatë mbrëmjes, të pranishmit u drejtuan fillimisht te zona e produkteve, ku u prezantuan funksionalitetet e reja të pajisjes IQOS ILUMA i dhe teknologjia më e fundit. Më pas, kaluan përmes një rruge që përfaqësonte Pause Mode, e konceptuar me ndalesa dhe rifillime në bazë të simboleve në ekrane. Eksperienca vazhdoi në një formë më interaktive, ku çdo prekje ndryshoi imazhet vizuale në ritmin e tyre. Në fund, të ftuarit mbërritën tek kasaforta, ku surpriza të personalizuara i pritën për ta bërë këtë mbrëmje unike.

 

 



Surpriza e Natës
Momenti erdhi dhe duo shqiptare që elektrizoi Europën, zbarkoi në skenë – Shkodra Elektronike! Kur notat e para filluan, atmosfera u transformua. Tingujt që bashkojnë traditën dhe stilin modern krijuan një dinamikë të re dhe e mbyllën këtë event të paharrueshëm në ritmin tuaj.

 

 



Nuk është asnjëherë vonë të zgjidhni një alternativë më të mirë se duhanpirja tradicionale. Bëhuni pjesë e komunitetit të botës pa tym, zbuloni teknologjinë më të avancuar dhe merrni pajisjen tuaj të re IQOS ILUMA i.

Lajmet më të fundit

Eksperienca të reja verore nën ritmin e Rivierës.
Lexo më shumë.
Sfida e Verës nga IQOS Club: Fito biletën tënde për Sunny Hill Festival
Lexo më shumë.
Curious X x MOKI në Dhërmi: Eksperienca të reja dizajni.
Lexo më shumë.
I ri, IQOS ILUMA i është zyrtarisht këtu!
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.