Hapat tuaj të parë me IQOS 2.4 PLUS

Hapat e parë me IQOS 2.4 PLUS

1. Kontrolloni nëse karikuesi juaj i xhepit IQOS 2.4 PLUS është i ndezur duke shtypur butonin për 1 sekondë. Dritat shfaqen? Pajisja është gati për përdorim. Nëse jo, ndizni IQOS 2.4 PLUS duke mbajtur të shtypur butonin e karikuesit për 4 sekonda ose karikoni IQOS-in tuaj me përshtatësin zyrtar të rrymës dhe kabllon IQOS.

2. Hapni karikuesin e xhepit, vendosni mbajtësin në karikuesin e xhepit dhe më pas mbylleni kapakun. Kur drita e vogël pulson, pajisja juaj është duke u karikuar.

3. Nxirreni mbajtësin nga karikuesi i xhepit dhe më pas vendosni me lehtësi fijen e duhanit në të, duke pasur kujdes që të mos e rrotulloni.

4. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e mbajtësit IQOS 2.4 PLUS. Pas një dridhjeje, drita e statusit do të pulsojë ngadalë. Kur drita ndalon së pulsuari dhe mbetet e bardhë, mbajtësi juaj është gati për t'u përdorur.

5. Kur drita fillon të zbehet, është pothuajse koha për të përfunduar eksperiencën tuajt. Kur drita të fiket, eksperienca ka përfunduar, rikarikoni pajisjen tuaj, gati për herën tjetër.

Karikimi i pajisjes IQOS 2.4 PLUS

1. Vendosni mbajtësin tuaj IQOS 2.4 PLUS në karikuesin e xhepit dhe mbylleni kapakun. Dirta e treguese e statusit LED do të filloj të pulsoj.

2. Pas disa minutash, drita e statusit do të ndalojë së pulsuari. Mbajtësi juaj IQOS 2.4 PLUS është karikuar dhe është gati për t'u përdorur.

3. Kur dritat e baterisë në karikuesin tuaj të xhepit zbehen, vendoseni atë në karikim duke përdorur kabllon tuaj IQOS dhe përshtatësin e rrymës për ta rikarikuar.

Pastrimi i pajisjes IQOS 2.4 PLUS

1. Prisni që pajisja juaj IQOS 2.4 PLUS të ftohet dhe më pas hiqeni kapakun.

2. Hiqni kapakun nga mbajtësi IQOS 2.4 PLUS dhe trokiteni lehtësisht mbi një sipërfaqe të sheshtë për të çliruar çdo papastërti të mbetur brenda. Tani hiqni kapakun nga pastruesi IQOS. Futeni atë në mbajtës dhe rrotullojeni.

3. Pastroni pajisjen tuaj duke përdorur shkopinjtë e pastrimit IQOS sa më shpesh që të mundeni. Mos harroni të shmangni tehun dhe mos harroni të pastroni edhe kapakun nga lart poshtë. Një pajisje më e pastër siguron një eksperiencë optimale. Është kaq e thjeshtë.

Këshilla nga ne, për ju

Vendosja e saktë e fijes së duhanit

Askush nuk dëshiron një pajisje të dëmtuar. Ndaj, kur vendosni fijen e duhanit në IQOS 2.4 PLUS, mos e rrotulloni ose fusni me forcë.

Shiko videon

Mbajtja në kontroll e baterisë së pajisjes

Karikimi i përditshëm i IQOS 2.4 PLUS është mënyra më e mirë për t'u siguruar që nuk do të mbeteni kurrë pa pajisjen tuaj IQOS. Përdorni gjithmonë një prizë murale dhe mundohuni ta karikoni në të njëjtën kohë kur karikoni telefonin tuaj.​

Shiko videon

Fillimi me IQOS 2.4 PLUS

Shtypni dhe mbani shtypur butonin e mbajtësit IQOS 2.4 PLUS një herë, më pas lëshojeni. Pasi drita ndalon së pulsuari, është gati për t'u përdorur. Shtypja përsëri e butonit mund ta fik atë.

Shiko videon

Kjo nuk është e gjitha. Ka informacione të dobishme në udhëzuesin tonë të përdorimit të IQOS 2.4 PLUS.

Udhëzuesi ynë i përdorimit të IQOS 2.4 PLUS do t'ju lejojë të mësoni më shumë mbi funksionalitetet e pajisjes tuaj.
Ke nevojë për ndihmë? Na kontakto.
Ne jemi këtu për të të ndihmuar.
Na telefono falas në 0800 1515.
Na dërgo pyetjen tënde dhe ne do të të përgjigjemi brenda 24 orëve.
Vizito faqen tonë në Facebook dhe bisedo me ekspertët tanë IQOS.
Na ndiq në Instagram dhe zbulo më të rejat e komunitetit IQOS.
Gjej përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Gjej një dyqan IQOS këtu.
IQOS nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur.