08/11/2023

Cili është ndryshimi midis sistemit me induksion SMARTCORE™ dhe teknologjisë HeatControl?

Të gjitha pajisjet IQOS e ngrohin duhanin pa e djegur atë. Rezultati? Përvoja e përdorimit të duhanit pa djegie, hi dhe tym në krahasim me duhanpirjen tradicionale.

Pajisjet më të fundit të duhanit me ngrohje IQOS, IQOS ILUMA u hodhën në treg në Japoni në vitin 2021 e më pas këto pajisje mbërritën edhe në tregje të tjera në mbarë botën. Këto pajisje karakterizohen nga një teknologji inovative që ndryshon nga teknologjia e përdorur në gjeneratat e mëparshme të pajisjeve IQOS.

 

Cila është teknologjia që qëndron pas pajisjeve IQOS ILUMA?

Çdo pajisje IQOS ILUMA vjen me teknologjinë revolucionare të sistemit me induksion SMARTCORE™. Këto pajisje nuk kanë teh ngrohës dhe përdoren me fije duhani të projektuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA, dhe nëpërmjet ngrohjes me induksion duhani ngrohet nga brenda, pa u djegur dhe pa pasur nevojë për pastrim të pajisjes. Në këtë mënyrë, pajisjet IQOS ILUMA u ofrojnë duhanpirësve të rritur një alternativë duhanpirjeje pa tym dhe mbetje duhani, me thithje të përmirësuar dhe aerosol të bollshëm. Rezultati është – pajisja nuk ka nevojë të pastrohet, asnjëherë.

 

Si ndryshon sistemi me induksion SMARTCORETM nga teknologjia HeatControlTM

Të gjitha produktet e duhanit me ngrohje kanë një burim nxehtësie dhe temperatura e saktë në të cilën ngrohet duhani ndryshon nga produkti në produkt. Ajo që është e rëndësishme për pajisje të tilla është që të mos e ngrohin duhanin në temperatura të larta, duke eleminuar kështu djegien. 

 

Ndryshe nga pajisjet IQOS ILUMA, pajisjet IQOS ORIGJINALS DUO dhe IQOS 3 DUO kanë një teh metalik brenda pajisjes dhe e ngrohin duhanin nëpërmjet këtij tehu, derisa arrihet një temperaturë optimale. Kështu prodhohet aerosoli që përmban nikotinë, por pa e djegur duhanin. 

 

Sa e ndryshme është teknologjia e sistemit me induksion SMARTCORETM nga teknologjia HeatControlTM

Teknologjia e re ngroh duhanin falë elementit ngrohës brenda vetë fijes së duhanit, të veshur me çelik inoksi.

 

IQOS ILUMA™ përdoret vetëm me fijet e duhanit të projektuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA™. Mos përdorni IQOS ILUMA™ dhe fijet e duhanit të krijuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA™ me gjeneratat e mëparshme IQOS™, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes tuaj.

Mos gëlltisni ose çmontoni fijet e duhanit të krijuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMA™. Ky produkt përmban një pjesë metalike të mprehtë e cila mund të shkaktojë lëndime serioze nëse gëlltitet. Mbajeni larg fëmijëve. Shihni informacione të rëndësishme.

TogetherX x Martin Garrix
Lexo më shumë.
Energjia e ngjyrave vjen në Butikun IQOS
Lexo më shumë.
Together X x Alban Skënderaj
Lexo më shumë.
ONLINE FLASH SALE: PËRFUNDON NË 48 ORË!
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.