08/11/2023

Seria IQOS ILUMA: Diferenca ndërmjet IQOS ILUMA, IQOS ILUMA PRIME dhe IQOS ILUMA ONE

Të gjitha pajisjet e serisë IQOS ILUMA karakterizohen nga sistemi revolucionar me induksion SMARTCORE™, por gjithsesi çdo pajisje mbart në vetvete edhe disa veçori unike.  

Të përshtatura me fijet e reja të duhanit, të krijuara posaçërisht për IQOS ILUMA, këto pajisje pa teh e ngrohin duhanin nga brenda pa e djegur atë dhe dhe ajo që është më e rëndesishmja, nuk kanë  nevojë   për pastrim. Të gjitha pajisjet IQOS ILUMA ofrojnë një eksperiencë të përmirësuar, pa mbetje duhani dhe pa nevojë për pastrim. 

 

Cili është ndryshimi ndërmjet IQOS ILUMA, IQOS ILUMA PRIME dhe IQOS ILUMA ONE?

Përdorimi

IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME kanë një karikues xhepi dhe mbajtës. Tek IQOS ILUMA ONE është gjithçka në një pajisje.  

Eksperiencat e njëpasnjëshme

Mbajtësit e IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA PRIME mundësojnë 2 eksperienca të njëpasnjëshme, ndërkohë që IQOS ILUMA ONE mundëson 20 eksperienca të njëpasnjëshme.  

Karikimi

Duhen 2 orë e 15 minuta për të karikuar plotësisht IQOS ILUMA PRIME dhe IQOS ILUMA. Duhet 1 orë e 30 minuta për të karikuar plotësisht IQOS ILUMA ONE.

Pesha

Pesha e kombinuar e karikuesit dhe mbajtësit të xhepit për IQOS ILUMA PRIME është 171.5 gr, për IQOS ILUMA 147 gr dhe IQOS ILUMA ONE peshon 68,5 gr.

 

Veçoritë e IQOS ILUMA PRIME 

IQOS ILUMA PRIME është pajisja jonë më e sofistikuar dhe e avancuar deri më sot. Vjen me një dizajn krejtësisht të ri dhe të fortë: karikuesi i xhepit është i përbërë nga alumini i anodizuar, i kombinuar me një mbështjellëse teksture.  Pajisja ILUMA PRIME vjen në katër ngjyra dhe mund të mbrohet dhe personalizohet lehtësisht. Për pajisjen IQOS ILUMA PRIME ofrohet gama më e gjerë e aksesorëve deri më sot, duke përfshirë mbështjellësen e karikuesit dhe unazat mbajtëse në një mori ngjyrash, versionesh dhe teksturash. 

IQOS ILUMA PRIME vjen me veçori të avancuara. Nga smart gesture, nisja automatike deri në rregullimin e ndriçimit dhe sinjalizimeve. Përvoja me pajisjen IQOS tashmë  mund të personalizohet më shumë se kurrë nëpërmjet aplikacionit IQOS.

IQOS ILUMA PRIME mundëson 2 eksperienca të njëpasnjëshme dhe 20 eksperienca me një karikim të plotë.    

Bëhuni ndër të parët që keni pajisjen IQOS ILUMA.

 

Veçoritë e IQOS ILUMA 

Me dizajn të kuruar, përvojë të përmirësuar dhe më të pastër, IQOS ILUMA përdor teknologjinë revolucionare me induksion SMARTCORE™.

IQOS ILUMA vjen me të gjitha veçoritë e avancuara që mundësojnë një eksperiencë të personalizuar dhe të përmirësuar të duhanpirjes, duke përfshirë veçori si smart gestures, nisjen automatike, ndriçimin dhe konfigurimin e sinjalizimeve, të cilat mund të rregullohen nëpërmjet aplikacionit IQOS. 

IQOS ILUMA PRIME mundëson 2 eksperienca të njëpasnjëshme dhe 20 eksperienca me një karikim të plotë. 

IQOS ILUMA vjen në pesë ngjyra dhe mund të mbrohet dhe personalizohet me një gamë të gjerë aksesorësh. Këto përfshijnë unaza mbajtëse dhe kapakë të ndryshueshëm, që  vijnë me një larmi ngjyrash, teksturash dhe variantesh.

 

Veçoritë e IQOS ILUMA ONE 

IQOS ILUMA ONE është një pajisje praktike dhe kompakte në madhësi xhepi. Me të njëjtën teknologji të sistemit me induksion SMARTCORE™ si homologët e saj të serisë IQOS ILUMA, IQOS ILUMA ONE ofron një përvojë të pastër dhe të përmirësuar të ngrohjes së duhanit.

Dizajni i saj praktik, gjithçka në një pajisje, nuk kërkon pastrim dhe është projektuar për të ofruar 20 eksperienca të njëpasnjëshme me një karikim të plotë.

IQOS ILUMA ONE vjen në pesë ngjyra dhe mund të personalizohet duke përzgjedhur aksesorët e disponueshëm me një shumëllojshmëri teksturash dhe ngjyrash.

 

IQOS ILUMATM është projektuar për t'u përdorur vetëm me fijet e duhani të krijuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMATM. Mos përdorni IQOS ILUMATM dhe fijet e duhanit të krijuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMATM me gjeneratat e mëparshme IQOSTM, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes tuaj.

Mos gëlltisni ose çmontoni fijet e duhanit të krijuara posaçërisht për pajisjet IQOS ILUMATM. Ky produkt përmban një pjesë metalike të mprehtë, e cila mund të shkaktojë lëndime serioze nëse gëlltitet. Mbajeni larg fëmijëve. Shihni informacione të rëndësishme.

ZGJIDHNI OFERTËN QË JU PËRSHTATET!
Lexo më shumë.
FOR THE LOVE OF CONNECTIONS
Lexo më shumë.
Një javë surprizash në butikun IQOS
Lexo më shumë.
Zbulo Yjet e IQOS
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.