01/11/2023

Cilat janë ndryshimet midis IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI?

IQOS ILUMA ONE i ri ofron gjithashtu performancë superiore, gjithmonë pa teh dhe pa pastrim. Le të zbulojmë së bashku dallimet e dy produkteve praktike dhe kompakte, në dukje të ngjashme, por me karakteristika të dallueshme.

 

*Bazuar në studimet e kryera në Itali dhe Japoni në gjithsej 714 përdorues të IQOS, nëntor 2020-mars 2021.

 

 

Si funksionon IQOS ILUMA ONE i ri

IQOS ILUMA ONE është pajisja e re nga linja IQOS ILUMA, me dizajn praktik dhe kompakt, e projektuar për 20 përdorime të njëpasnjëshme pa pasur nevojë për karikim.

Me një dizajn dhe teknologji të re krahasuar me modelet e mëparshme, IQOS ILUMA ONE vjen në material alumini e nderthurur me gomë në pjesën e poshtme dhe është e disponueshme në 5 ngjyra: Pebble Beige, Pebble Grey, Moss Green, Sunset Red dhe Azure Blue.

 

Funksionalitetet dhe veçoritë e IQOS ILUMA janë:

  • Pa teh
  • Pa pastrim
  • Deri në 20 përdorime të njëpasnjëshme me një karikim të vetëm
  • Teknologjia e induksionit SMARTCORE INDUCTION SYSTEM™
  • I personalizueshëm me aksesorët e dedikuar për këtë pajisje

Si funksionon IQOS 3 MULTI 

I rehatshëm dhe me madhësi xhepi, IQOS 3 MULTI ishte pajisja kompakte, “të gjitha-në-një” në gamën e IQOS, që ofronte deri në 10 përdorime të njëpasnjëshme pa pasur nevojë për ta karikuar. Praktike dhe e lehtë në përdorim përdorim, IQOS 3 MULTI ishte një nga pajisjet e linjës IQOS me teh metalik, rezistente ndaj goditjeve dhe e disponueshme në 4 ngjyra: Warm White, Velvet Grey, Stellar Blue dhe Brilliant Gold.

Funksionalitetet dhe veçoritë e IQOS 3 MULTI janë:

  • 10 përdorime të njëpasnjëshme me një karikim të plotë
  • Dizajn i integruar
  • Teknologji HeatControl™ me teh metalik

 

IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI: Diferencat

Krahasimi i Teknologjisë

Megjithëse të dy pajisjet në dukje ngjasojnë me njëra-tjetrën, ndryshimi kryesor midis IQOS ILUMA ONE dhe pajisjeve të gjeneratës së mëparshme, si IQOS 3 MULTI, qëndron tek sistemi që mundëson ngrohjen e duhanit. Le të zbulojmë më shumë detaje.

Teknologjia e IQOS 3 MULTI's HeatControl™ rregullon nxehtësinë përmes një tehu metalik special në pajisje dhe ngroh fijet e duhanit të projektuara posaçërisht për këtë pajisje, duke mundësuar një përvojë të qëndrueshme dhe pa djegie.

SMARTCORE INDUCTION SYSTEM™  nga IQOS ILUMA ONE, i pranishëm në të gjitha modelet e linjës IQOS ILUMA, nuk ka më tehun metalik, por e ngroh duhanin me anë të induksionit, nëpërmjet një elementi ngrohës metalik të pranishëm brenda fijeve të duhanit SMARTCORE STICKS™. Mungesa e tehut në pajisje do të thotë që nuk kërkohet më pastrim dhe siguron një mënyrë përdorimi më të besueshme në krahasim me modelet e mëparshme IQOS**.

**Bazuar në testet e verifikimit, Mars 2021

 

Fijet e duhanit që përdoren me IQOS ILUMA ONE krahasuar me IQOS 3 MULTI

Teknologji të ndryshme dhe rrjedhimisht fije të ndryshme duhani: 
 IQOS ILUMA ONE është projektuar për t'u përdorur ekskluzivisht me SMARTCORE STICKS, të cilat falë një elementi ngrohjeje inovative metalike të veshur me çelik inoxi dhe të futur brenda fijeve të duhanit, ngrohin duhanin me induksion dhe pa lënë mbetje™ . 
SMARTCORE STICKS™ NUK janë të përputhshëm me IQOS 3 MULTI ose modelet e mëparshme IQOS.
 

Personalizimi i IQOS ILUMA ONE krahasuar me IQOS 3 MULTI

IQOS ILUMA ofron gamën më të gjerë të aksesorëve që keni parë ndonjëherë. Gjithashtu me IQOS ILUMA ONE do të keni aksesorë të ndryshëm për të zgjedhur, nisur nga ngjyra apo materiali, për ta bërë sa më unikë pajisjen tuaj. 

Aksesorët me të cilët mund të personalizoni IQOS ILUMA ONE janë mbështjellëse silikoni, të cilat ndihmojnë që pajisja të mos rrëshkasë dhe e mbrojnë atë nga papastërtitë dhe gërvishtjet dhe Cover Plus, aksesorë elegant prej pëlhure të disponueshëm në 3 ngjyra, që përveç mbrojtjes ofrojnë lehtësi në përdorim, pasi ato janë të pajisura me një litar të jashtëm.

Ndërkohë, IQOS 3 MULTI mund të personalizohet me kapakë me ngjyra dhe mbështjellëse origjinale IQOS, për ta mbrojtur dhe personalizuar pajisjen tuaj në çdo rast.
 

Përdorimet e njëpasnjëshme të IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm qëndron në përdorimet e tyre: IQOS ILUMA ONE ju ofron një përvojë superiore, deri në 20 përdorime të njëpasnjëshme me një karikim të plotë, ndërkohë që IQOS 3 MULTI mundëson deri në 10 përdorime të njëpasnjëshme.
 

Koha e karikimit tek IQOS ILUMA ONE krahasuar me IQOS 3 MULTI 

Për një karikim të plotë të IQOS ILUMA ONE ju duhen rreth 90 minuta, ndërsa për IQOS 3 MULTI duhet të prisni rreth 75 minuta.
 

Madhësia e IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI

Praktik dhe kompakt dhe me një dizajn gjithëpërfshirës, megjithatë të ndryshëm nga njëri-tjetri: IQOS ILUMA ONE është 121.6 mm i lartë, 30.6 mm i gjerë, ka një diametër prej 16.4 mm dhe peshon 68.5 g ndërsa IQOS 3 MULTI është 119.25 mm. i lartë, 25,42 mm i gjerë, ka një diametër prej 15,1 mm dhe peshon 50 g. 

Pra, IQOS ILUMA ONE është pak më i madh në përmasa, pikërisht për shkak të teknologjisë së re të ngrohjes. Për t'u ofruar përdoruesve të IQOS teknologjinë më të fundit dhe një përvojë të re shijeje, janë projektuar pajisje pak më të mëdha dhe më të qëndrueshme që nuk kërkojnë pastrim.
 

Të tjerë elemente të IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI

Të dyja pajisjet kanë portën e karikimit USB Type-C dhe temperatura e funksionimit është afërsisht midis 0 ° C dhe 50 ° C, por kanë bateri me kapacitete të ndryshme: për IQOS ILUMA ONE 1728 mAh nominale dhe për IQOS 3 MULTI 830 mAh nominale.

Të dyja mund të lidhen me bluetooth dhe garancia e tyre është 24 muaj.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Pajisja ILUMA IQOS vjen me risi:

  • Mungesa e tehut metalik në pajisje dhe dizajni inovativ e çojnë përvojën në një nivel superior;
  • Keni mundësinë të kontrolloni statusin e baterisë thjesht duke ngritur mbajtësin IQOS ILUMA PRIME dhe IQOS ILUMA drejt përdoruesit, ndërsa për IQOS ILUMA ONE mund ta kontrolloni direkt me butonin që ka pajisja.

Nëse keni nevojë për një përmbledhje të veçorive të secilës pajisje dhe ndryshimet midis IQOS ILUMA ONE dhe IQOS 3 MULTI, hidhini një sy infografikut më poshtë.

ZBULO OFERTËN E PRANVERËS!
Lexo më shumë.
Dita e Tokës në Butikun IQOS
Lexo më shumë.
Eksperienca të jashtëzakonshme me Together X!
Lexo më shumë.
DHUROJI VETES NJË TJETËR PAJISJE IQOS ILUMA
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.