25/09/2023

Në cilat shtete është e disponueshme pajisja e re IQOS ILUMA?

Në disa vende si Japonia, Zvicra, Greqia, Qipro, Spanja dhe Portugalia, IQOS ILUMA, është risia më e fundit dhe më e avancuar e produkteve pa tym të Philip Morris, për duhanpirësit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan ose të përdornin produkte me bazë nikotine*. Linja e re revolucionare IQOS ILUMA e çon eksperiencën e përdoruesve në një nivel tjetër, në krahasim me modelet e mëparshme IQOS.

 

*Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit iqos.com.
 

 


2021: Lancimi i IQOS ILUMA në Japoni

Japoni, prezantimi i IQOS ILUMA krijoi një atmosferë fantastike, duke ngjallur kuriozitet dhe interes të madh. Në ditën e daljes në treg të pajisjes së re të duhanit me ngrohje, mediat patën akses në një konferencë ekskluzive për shtyp, ku u prezantua produkti. Më pas, konsumatorët japonezë ishin në gjendje të zbulonin inovacionin më të fundit të IQOS në internet, në faqen zyrtare të IQOS Japan.

Ky ishte lançimi i parë dixhital: përveç rinovimit të plotë të IQOS Boutique me dizajnin dhe përmbajtjen e re kushtuar IQOS ILUMA, u hap edhe një dyqan pop-up në zemër të Tokios, në kryqëzimin e famshëm Shibuya. Iniciativa ngjalli entuziazëm të madh tek përdoruesit japonezë të IQOS, duke i ofruar atyre një përvojë të paharrueshme me pajisjen e re IQOS ILUMA dhe gjithashtu intrigoi duhanpirësit e rritur që kërkonin një alternativë ndaj cigareve, të cilët mund të kishin tashmë një pamje paraprake të gamës së re dhe inovative të pajisjeve pa djegje.


 

2022: IQOS ILUMA mbërrin në Spanjë

Pasi u lançua në Japoni dhe Zvicër në vitin 2021, në fillim të vitit 2022 IQOS ILUMA mbërriti edhe në tregun spanjoll, me një iniciativë të titulluar "Një nivel tjetër", një përvojë gjithëpërfshirëse në të cilën inovacioni, dizajni, arti dhe gastronomia janë shkrirë për të krijuar një prezantim unik.

Nata e prezantimit në Madrid u shoqërua nga një ekspozitë artistike live e krijuar nga artisti Sfhir, i cili duke përdorur teknika të fundit si piktura në dritë, krijoi vepra fotolumineshente. Drita ishte gjithashtu protagoniste e ngjarjes në formën e një shiu fjalësh në format tredimensional, falë një instalacioni artistik të krijuar nga artistja Rebeca Khamlichi.

 

Çfarë është IQOS ILUMA?

SISTEMI novator SMARTCORE INDUCTION™ nga IQOS ILUMA e ngroh duhanin nga brenda pa e djegur atë, duke ofruar shijen e vërtetë të duhanit dhe një kënaqësi të ngjashme me atë të cigares*, por pa tym dhe hi.

Teknologjia e re e krijuar për IQOS ILUMA është sistemi me induksion pa teh, i cili ngroh nga brenda fijet e duhanit të projektuara posaçërisht për këtë pajisje.

Brenda SMARTCORE STICKS™ ndodhet një element ngrohës novator i veshur me çelik inox, për të ofruar ngrohje të vazhdueshme të duhanit.

IQOS ILUMA sjell me vete veçori të reja të avancuara. Pajisjet e reja karakterizohen nga një dizajn i rafinuar, i disponueshëm në ngjyra të ndryshme sipas zgjedhjes suaj dhe mund të personalizohen lehtësisht me një gamë të gjerë aksesorësh.

*Bazuar në studimet e kryera në Itali dhe Japoni në gjithsej 714 përdorues të IQOS, nëntor 2020-mars 2021.

 

Po në Shqipëri kur vjen IQOS ILUMA?

Edhe në vendin tonë ka shumë interes rreth pajisjes së re të kompanisë Philip Morris. Publiku i duhanpirësve shqiptarë të rritur, shumë i interesuar për daljet dhe risitë më të fundit, do të duhet të presë edhe pak.

Për momentin nuk mund të zbulojmë shumë për ardhjen në Shqipëri të IQOS ILUMA, por ju sigurojmë se do të ketë së shpejti shumë lajme për komunitetin IQOS. Mjafton të vazhdoni të ndiqni kanalet zyrtare sociale të IQOS Albania: Facebook dhe Instagram.

 

ZBULO OFERTËN E PRANVERËS!
Lexo më shumë.
Dita e Tokës në Butikun IQOS
Lexo më shumë.
Eksperienca të jashtëzakonshme me Together X!
Lexo më shumë.
DHUROJI VETES NJË TJETËR PAJISJE IQOS ILUMA
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.