Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
Bli pajisjen
Bli aksesorë për pajisjen lil SOLID Ez
26/02/2026
Ka eksperienca që fillojnë pa u kuptuar, përpara se të zbuloni çfarë do të ndodhi. Kështu ishte 19 Shkurti me IQOS, ku të ftuar të veçantë ndanë në rrjetet e tyre sociale një ftesë që zgjonte kuriozitet dhe paralajmëronte diçka ndryshe.
Po ju, a do ta ndiqnit kuriozitetin deri në fund?
Kurioziteti nuk ishte thjesht një pyetje, por një rrugëtim. Një menu degustimi e ndërtuar si një histori, një ambient që ftonte dialog dhe një komunitet që ndante të njëjtën dëshirë për të eksploruar.
Mbrëmja në TRIBE nisi pas një perdeje që zbulonte një eksperiencë ku çdo element ishte menduar me kujdes. Ndriçimi intim, detajet minimaliste dhe atmosfera e përzgjedhur krijonin ndjesinë e një eksperience që nuk ishte për këdo, por për ata që dinë ta vlerësojnë. Pjesë e eksperiencës ishte gjithashtu një performancë koreografike që shtoi një dimension artistik, duke e kthyer hapësirën në një skenë ku eleganca, ritmi dhe emocioni ndërthureshin natyrshëm.
Çfarë serviri kjo natë?
Një menu degustimi e krijuar posaçërisht nga shef Juli Zguro. [U1] Çdo pjatë ishte një interpretim unik, me kombinime të guximshme dhe prezantim të kuruar, duke reflektuar pasionin e tij për të sjellë frymëzime nga kultura të ndryshme gastronomike në Shqipëri. Asnjë element nuk ishte i rastësishëm. Nga prezantimi i pjatave tek ritmi i shërbimit, gjithçka ishte ndërtuar për të krijuar një eksperiencë të harmonizuar. Të ftuarit u prezantuan gjithashtu me një libër recetash të kuruar nga shef Juli Zguro[U2] , i dedikuar posaçërisht për menunë e mbrëmjes, një kujtim i prekshëm i kësaj nate speciale.
Ne vazhdojmë të krijojmë momente të përzgjedhura për komunitetin IQOS. Na ndiqni në rrjetet sociale për të zbuluar eksperiencën e radhës dhe benefitet ekskluzive.
[U1]Double check if we can mention
[U2]Double check if we can mention