04/09/2025

Tre netë elektrizuese në ZAMNA On The Beach me IQOS Curious X

Ky sezon veror bashkoi ritmet elektronike me atmosferën unike të bregdetit dhe u përmbyll me një festë energjike në ZAMNA On The Beach me IQOS Curious X. Nga 29 deri më 31 gusht, audienca përjetoi një eksperiencë përtej pritshmërive, me momente dhe aktivitete që mbeten gjatë në kujtesë.

 

Çfarë kishte të veçantë në secilën natë?

Nata 1
 Line-up-i u mbush me ritme elektronike dhe house me elemente melodike. Momenti kulmor erdhi me ndërthurjen e beat-eve tekno, duke krijuar energji të papërmbajtshme. DJ të njohur të skenës e hapën këtë eksperiencë me një energji unike.

 

Nata 2
Një nga netët më të paharrueshme, ku edhe shiu u bë pjesë e festës. Ritmi, muzika dhe kërcimi nën qiellin e hapur e kthyen natën në një përjetim të veçantë. Këndi i IQOS Curious X u mbush me anëtarë të rritur të komunitetit IQOS, të cilët vazhduan argëtimin dhe e përjetuan atmosferën në një formë krejt të re.

 

Nata 3
 Nata përmbyllëse solli ritme progresive tekno dhe afro-house, duke gjallëruar skenën deri në orët e vona. Mes eksperiencave në zonën IQOS Curious X, energjisë elektrizuese të muzikës dhe ambientit frymëzues, ZAMNA On The Beach u mbyll si finalja perfekte e sezonit veror.

 

Curious X, platforma që zgjon kuriozitetin.

Kjo është Curious X, platforma e komunitetit të botës pa tym, gjithmonë në qendër të skenës, në një ritëm tjetër dhe në kërkim të eksperiencave të reja. Aty do të na gjeni gjithmonë, të gatshëm për t’i bërë momentet edhe më të veçanta me Kartat e Besnikërisë, surpriza të vazhdueshme dhe benefite që nuk mbarojnë.

Na ndiqni në sezonin e vjeshtës. 

Skuadra IQOS

Lajmet më të fundit

Fito dy bileta për në ZAMNA On The Beach!
Lexo më shumë.
Ritme elektronike në Flow me Curious X
Lexo më shumë.
Ritmet e një vere që nuk përfundon me Curious X
Lexo më shumë.
Curious X ju çon në Milano me Kartën e Besnikërisë
Lexo më shumë.
Më shumë për të zbuluar me Shërbime dhe Privilegje
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh.

Privilegje që ju frymëzojnë.
iqos
Kujdes tek i cili mund të mbështetesh
Zbuloni si të merrni më të mirën nga pajisja juaj me eskpertët tanë IQOS.
Shpërblimet e besnikërisë
Fitoni pikë nga ofertat, përmirësimet e pajisjes dhe programet tona.
Qëndro i qetë
Sigurim në rast aksidenti, zëvendësim i shpejtë dhe asistencë ndërkombëtare.