Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
Bli pajisjen
Bli aksesorë për pajisjen lil SOLID Ez
06/06/2025
Udhëtimi me Curious X x MOKI vijon, dhe këtë herë ndaluam në kapitullin e tretë: aty ku besimi u shpreh me anë të dizajnit. Më 30 Maj, SOMA mirëpriti kuriozët në një natë të veçantë me atmosferë autentike dhe krijuese.
Çfarë e bëri këtë natë të veçantë?
Anëtarët që sollën veshje të vjetra, patën mundësinë t’i merrnin të transformuara. Dizajnet e kuruara nga MOKI i rikthyen ato në jetë, me detaje simbolike që flasin për stilin personal të secilit.
Por kjo ishte vetëm një pjesë e përjetimit.
Vepra po krijohet ende, me copëza të krijuara nga vetë ju. Këtë herë, eksploruam një anë tjetër të besimit: të pikturojmë me sy të mbyllur, një gjest i vogël që shpalos shumë – përkushtim, ndjeshmëri dhe vetëbesim. Ata që morën pjesë në të gjitha eksperiencat e natës zbuluan edhe më shumë surpriza, sepse çdo hap sjell diçka të re kur je pjesë e udhëtimit.
Kapitulli i radhës? Shumë afër.
Kapitulli i katërt po afron dhe do të zhvillohet në një nga hapësirat më të dashura për komunitetin IQOS. Na ndiqni në Instagram për ta zbuluar të parët.
<br>
Jeni kuriozë?
Skuadra IQOS