26/05/2025

Mahmut Orhan në Tiranë: Eksperiencat që solli Curious X për komunitetin IQOS

Mbrëmja e 24 Majit do të mbahet mend gjatë nga komuniteti IQOS. Në një nga eventet më të mëdha dhe më elektrizuese të muajit, platforma Curious X solli në zemër të Tiranës një koncert madhështor me Mahmut Orhan, duke kthyer sheshin Skënderbej në një oaz ritmesh, ngjyrash dhe përjetimesh unike.
 
 Curious X: Kur muzika bëhet pjesë e përvojës
 
 
Curious X është një platformë që bën bashkë artin, muzikën dhe dizajnin modern për të ofruar përvoja ndryshe për komunitetin IQOS. E krijuar për të frymëzuar, përfshirë dhe befasuar, kjo platformë po bëhet pika e referimit për ata që kërkojnë më shumë nga një mbrëmje.
 
 Një shesh që pulsonte me jetë
 
 
Sheshi Skënderbej më 24 Maj nuk ishte thjesht një vendtakim, por ishte një skenë ku çdo cep të ftonte në eksplorim. Mahmut Orhan solli ritmet e tij të njohura ndërkombëtarisht duke ndezur atmosferën mes mijëra të pranishmëve. Koncerti u kthye në një nga momentet kulmore të muajit në kryeqytet, duke e vënë Tiranën në qendër të hartës së eventeve më të spikatura të sezonit.

 
 Cilat ishin zonat e eksperiencave?
 
 
Përtej skenës, Curious X krijoi një univers të vogël emocionesh:
 • Këndi i personalizimit të pajisjeve IQOS
 • Pikturimi në fytyrë
 • Lojëra interaktive si 'jenga' dhe 'ring toss'
 • Tullumbace dhe elementë vizualë që e ngritën eventin në një tjetër nivel

 Çdo hapësirë ishte menduar për të lënë kujtime të paharrueshme.
 
 
Ky event nuk ishte vetëm një koncert. Ishte një moment ku komuniteti IQOS ndjeu se është pjesë e diçkaje më të madhe. Ritmet, dritat, atmosfera… gjithçka punoi në harmoni për të krijuar një natë ku gjithçka ishte e mundur.

 
 Çfarë vjen më pas?
 

 Nëse ishe aty, e di saktësisht për çfarë po flasim. Nëse jo, mos u shqetëso. Curious X nuk ndalet këtu. Eventet e radhës po afrojnë, dhe gjithmonë sjellin diçka të papritur. Na ndiq në rrjetet tona sociale dhe bëhu gati për eksperiencën e rradhës.


Shihemi së shpejti

Skuadra IQOS

Lajmet më të fundit

Curious X takes you to Milan with the Loyalty Card
Lexo më shumë.
Differences Between IQOS ILUMA ONE and IQOS ILUMA i ONE
Lexo më shumë.
Give your device a "new life"
Lexo më shumë.
What are the Differences Between IQOS ILUMA and IQOS ILUMA i?
Lexo më shumë.
More to discover with Services & Privileges
Care you can count on.

Privileges to inspire you.​
iqos
Care you can count on
Access our personal coaches for support on how to get the best use from your IQOS. ​
Loyalty rewards
Earn points for member offers, device upgrades and exciting benefits.
Peace of mind
Accidental damage cover, rapid replacement and international assistance.