I thjeshtë në përdorim, gjithçka në një pajisje.
Çfarë është IQOS?
Zbuloni shkencën pas IQOS
Ne ecim përpara. Ne IQOS.
I thjeshtë në përdorim, gjithçka në një pajisje.
Pajisja më e avancuar, me dizajnin më të sofistikuar.
Pajisja me dizajnin klasik, intuitive dhe elegante.
Gjithçka në një pajisje. E thjeshtë dhe praktike.
Bli pajisjen
Bli aksesorë për pajisjen lil SOLID Ez
Çfarë është IQOS?
Zbuloni shkencën pas IQOS
Ne ecim përpara. Ne IQOS.
22/04/2025
Prezantojmë Pause Mode, funksionalitetin më të ri në pajisjen IQOS ILUMA i, që përdor teknologjinë më të avancuar me induksion SMARTCORE. Në këtë artikull, do të zbulojmë më shumë rreth Pause Mode në pajisjen tënde IQOS ILUMA i dhe të gjitha përfitimet që ofron.
Komoditet dhe Fleksibilitet në Çdo Çast
Në të kaluarën, pushimet gjatë përdorimit çonin në shpërdorimin e fijes SMARTCORE. Me Pause Mode, tani mund ta ndalësh përkohësisht eksperiencën për deri në 8 minuta dhe ta rifillosh sërish.
Pause Mode duke ofruar fleksibilitet më të lartë, e bën eksperiencën më të mirë për ty.
Si të përdorësh Pause Mode: Udhëzues hap pas hapi
Le të kalojmë në detaje teknike. Ja si mund të aktivizosh Pause Mode me pajisjen tënde IQOS ILUMA i:
1. Aktivizimi: Rrëshqit gishtin poshtë në të gjithë ekranin për të aktivizuar pauzën. Do të ndjesh një vibrim të lehtë që të njofton se Pause Mode është aktivizuar.
2. Numërimi mbrapsht: Gjatë Pause Mode, dritat LED në ekranin me prekje do të zbehen gradualisht në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
3. Rifillimi: Nëse e rifillon eksperiencën brenda 8 minutave, pajisja do të rifillojë automatikisht. Do të ndjesh një vibrim tjetër për të konfirmuar se pajisja është gati për përdorim. Për ta rifilluar, rrëshqit gishtin lart në të gjithë ekranin.
Kujdes:
Kur Pause Mode është aktivizuar, pauza mund të zgjasë deri në 8 minuta. Pas këtij afati, pajisja do të fiket automatikisht. Gjatë Pause Mode, do të shfaqet një dritë e vetme në ekran, e cila pulson çdo 5 sekonda. Ky funksion është në dispozicion vetëm gjatë 3 minutave të para të një eksperience.
Këshilla në rast problemesh teknike
Nëse ke vështirësi me aktivizimin e Pause Mode, sigurohu që po rrëshqet gishtin me lëvizje të plotë, pa ndalesa. Për një kontroll më të mirë, mbaje pajisjen drejt dhe përdor gishtin tregues për një lëvizje më të saktë. Nëse nuk rifillon brenda 8 minutave, pajisja do të fiket vetvetiu.
Shiko faqen tonë të Ndihmës Teknike nëse përballesh me ndonjë problem.
Zbuloni më shumë
Inovacioni në IQOS ILUMA i nuk ndalet me Pause Mode. Zbulo edhe funksionalitete FlexPuff dhe FlexBattery, që e përmirësojnë edhe më tej eksperiencën tënde. Lexo artikujt: “Çfarë është FlexPuff?” dhe “Çfarë është FlexBattery?”