Loading...
IQOS Test Drive për 30 ditë falas. Regjistrohu tani.
*
*
*
close

IQOS 3: Zgjidhja e problemeve me pajisjen tuaj IQOS 3

Sistemi ynë i ri vetë-diagnostikues i IQOS e bën të lehtë dhe të pamundimshme identifikimin dhe rregullimin e problemeve tuaja me IQOS.

Nëse keni probleme me pajisjen tuaj IQOS 3, hapi i parë është të kontrolloni nëse është karikuar.

Nëse keni probleme me pajisjen tuaj IQOS 3, hapi i parë është të kontrolloni nëse është karikuar.

Si të kontrolloni që pajisja juaj IQOS 3 është karikuar:
Kontrolloni që karikuesi i xhepit të IQOS është ndezur, duke shtypur butonin e tij për 1 sekondë. Duhet të ndizen dritat. Nëse nuk ndizen, shtypni dhe mbani shtypur butonin për 4 sekonda.
Nëse nuk shihni drita, karikoni karikuesin e xhepit duke përdorur përshtatësin elektrik zyrtar të IQOS dhe kabllin*.
Për të parë nëse mbajtësi IQOS 3 është e karikuar, vetëm shtypni butonin te karikuesi i xhepit (kur mbajtësi është brenda) dhe nëse drita rrumbullake sipër karikuesit është e ndezur, mbajtësi është gati për t’u përdorur. Nëse pulson, atëherë po karikon. Përndryshe, hiqni mbajtësin dhe kontrolloni nëse drita është ndezur. Nëse është ndezur, atëherë mbajtësja është karikuar dhe gati për përdorim.

* Mbani parasysh që portat USB të Lap top-it mund të mos kenë energji të mjaftueshme për të karikuar karikuesin e xhepit. Në vend të portës, ne ju rekomandojmë të përdorni një prizë elektrike.
Si ta karikoni

Risetimi i pajisjes tuaj IQOS 3

Risetimi i pajisjes tuaj IQOS 3

Nëse IQOS 3 është karikuar, por nuk punon ende, hapi tjetër është risetimi i tij.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e karikuesit për rreth 10 sekonda. Pas fikjes së dritave, vazhdoni ta mbani butonin të shtypur edhe për 2 sekonda të tjera. Kur ta lëshoni butonin, do të shihni që të gjitha dritat do të ndizen.

Pastrimi i pajisjes suaj IQOS 3 mund të zgjidhë një numër problemesh që mund të keni

Pastrimi i pajisjes suaj IQOS 3 mund të zgjidhë një numër problemesh që mund të keni

A është e vështirë të thithni HEETS tuaj kur përdorni IQOS 3? A nuk merrni aerosol të mjaftueshëm kur përdorni IQOS 3? Ka gjasa që këto probleme të zgjidhen duke përdorur mjetin e pastrimit dhe shkopinjtë e pastrimit të IQOS.
Pastrimi rregullisht i IQOS 3 dhe me mjetet e duhura jo vetëm do të sigurojë që ju të merrni përvojën optimale të shijimit të duhanit të vërtetë, por mund edhe të zgjidhë disa nga problemet që mund të keni me IQOS 3.
Si ta pastroni

Mbajtësi IQOS 3 nuk po karikohet?

Mbajtësi IQOS 3 nuk po karikohet?

Nëse mbajtësi IQOS 3 nuk karikon si duhet, mund të nevojitet pastrimi i zonës së kontaktit. Pastrojeni atë dhe karikuesin e xhepit IQOS 3 me shkopinjtë e pastrimit të IQOS.

Keni probleme me temperaturën e IQOS 3?

Keni probleme me temperaturën e IQOS 3?

A shikoni një dritë të vogël të kuqe te karikuesi i xhepit të IQOS 3? A vezullon dy herë drita e statusit të baterisë kur e shtypni? Kjo mund të ndodhë për shkak se IQOS juaj është shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë. IQOS 3 operon në temperatura nga 0° deri 50° C. Nëse temperatura e ambientit është e ulët, provoni ngrohjen e mbajtësit IQOS 3 në dorë për të paktën 1 minutë. Nëse është shumë e nxehtë, çojeni në një vend më të ftohtë dhe duhet të punojë sërish pasi të ftohet.

A ka pajisja juaj IQOS 3 një teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike?

A ka pajisja juaj IQOS 3 një teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike?

Kontrolloni për të parë nëse IQOS 3 ka teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike. Nëse ka, na vjen keq për këtë. Kontaktoni Kujdesin e Klientit dhe ne do t’ju ndihmojmë me këtë problem.
Ndonjëherë pastrimi i mbajtësit IQOS 3 mund të dëmtojë tehun ngrohës brenda. Bëni kujdes të mos ushtroni forcë mbi tehun kur pastroni mbajtësin IQOS 3. Gjithashtu, siguroni që të mos e rrotulloni fijen e duhanit me ngrohje, kur ndodhet brenda mbajtësit. Kjo lëvizje mund ta dëmtojë tehun ngrohës dhe të dëmtojë eksperiencën tuaj me IQOS.
Na kontaktoni

Udhëzuesi i përdorimit të IQOS 3

Shkarkoni këtu manualin e përdorimit të IQOS 3.
Shkarko
Çdo përvojë me IQOS është unike. Ne kemi zhvilluar IQOS CARE PLUS, një paketë shërbimesh për ju me suport të personalizuar, mbulim dhe përfitime të tjera. Është koha të përmirësoni eksperiencën tuaj me IQOS.
Lexo më shumë

Ju nevojitet suport me përdorimin e IQOS 3?

Disa këshilla? Mësoni më shumë si ta përdorni, pastroni dhe karikoni IQOS 3, plus këtu do të gjeni këshilla të shpejta.
Lexo më shumë
Për më tepër suport: