Loading...
IQOS Test Drive për 30 ditë falas. Regjistrohu tani.
*
*
*
close
 Kthehu

Pyetje të Shpeshta

Gjeni përgjigjet tuaja mbi pyetjet më të shpeshta.

Autorizimi i FDA për IQOS

Çfarë është FDA?

FDA ose Administrata e Ushqimit dhe Barnave është një agjenci federale në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara, një nga departamentet ekzekutive federale të Shteteve të Bashkuara. FDA është përgjegjëse për rregullimin e prodhimit, marketimit dhe shpërndarjes së produkteve të duhanit në SH.B.A.

Pas shqyrtimit të evidencave shkencore të IQOS, FDA e SHBA autorizoi nxjerrjen e urdhrit për marketimin e IQOS, duke arritur në përfundimin se:

  • Sistemi IQOS e ngroh duhanin, por nuk e djeg atë.
  • Mungesa e djegies ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.
  • Kalimi plotësisht tek IQOS zvogëlon ekspozimin e trupit tuaj ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme*.


    Informacion i rëndësishëm: IQOS nuk është i padëmshëm. Ai çliron nikotinë, e cila krijon varësi.
    *Burimi: Urdhri i FDA për marketimin për sistemin IQOS, i datës 7 korrik 2020.

  • Çfarë është MRTP?

    MRTP do të thotë Produkt Duhani me Rrezik të Modifikuar.


    Në datën 7 korrik 2020, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) autorizoi IQOS, duke i lejuar të tregtohen në SH.B.A. me pretendimin se kanë një ekspozim të reduktuar ndaj kimikateve të dëmshme. Kjo e bën IQOS sistemin e parë dhe të vetëm të duhanit me ngrohje të autorizuar në SH.B.A për t’u komunikuar si Produkt i Duhanit me Rrezik të Modifikuar dhe ekspozim të reduktuar. 

    Vendimet e FDA në SH.B.A u morën pas disa vitesh të shqyrtimit të të gjitha evidencave shkencore të disponueshme në lidhje me IQOS. Ndërmjet periudhës së fillimit dhe përfundimit të shqyrtimit shkencor, FDA bëri 86 pyetje në lidhje me aplikimet, duke kërkuar sqarime ose të dhëna shtesë.

    Pas shqyrtimit të evidencave shkencore në lidhje me IQOS, FDA e SHBA autorizoi nxjerrjen e urdhrit për marketimin e IQOS, duke arritur në përfundimin se:

  • Sistemi IQOS e ngroh duhanin, por nuk e djeg atë.
  • Mungesa e djegies ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.
  • Kalimi i plotë në IQOS zvogëlon ekspozimin e trupit tuaj ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme*.


    Informacion i rëndësishëm: IQOS nuk është i padëmshëm. Ai çliron nikotinë, e cila krijon varësi.
    *Burimi: Urdhri i FDA për marketimin për sistemin IQOS, i datës 7 korrik 2020.

  • Cili është ndryshimi midis miratimit dhe autorizimit të FDA?

    FDA, ose Administrata e Ushqimit dhe Barnave është agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik. FDA rregullon një shumëllojshmëri të produkteve të konsumit, përfshirë duhanin. Sidoqoftë, ligji amerikan i ndalon në mënyrë të qartë pretendimet, e shprehura ose të nënkuptuara, që një produkt i duhanit është «i miratuar nga FDA", pasi standardet ligjore në fuqi për produktet e duhanit nuk kanë për qëllim të tregojnë, ndër të tjera, se një produkt i duhanit është "i sigurt" ose "efektiv" (d.m.th., standardet në fuqi për barnat dhe pajisjet mjekësore) duke pasur parasysh që të gjitha produktet e duhanit nuk janë pa rreziqe. Në vend të kësaj, FDA autorizon (ose jo) tregtimin e produkteve të duhanit si "produkte duhani me rrezik të modifikuar" në SH.B.A. kur ato synohen të shiten me komunikimin se kanë ekspozim të modifikuar ose rrezik të modifikuar. Philip Morris International ka paraqitur një sërë aplikimesh MRTP për sistemin IQOS.

    Pas shqyrtimeve të plota, FDA nxorri një urdhër mbi ekspozimin e modifikuar duke njohur dhe pranuar që IQOS "zvogëlon ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme" dhe se "kalimi plotësisht nga cigaret konvencionale në sistemin IQOS zvogëlon ndjeshëm ekspozimin e trupit tuaj ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme * .

    Informacion i rëndësishëm: IQOS nuk është i padëmshëm. Ai çliron nikotinë, e cila krijon varësi.

    *Burimi: Studime 3-mujore të PMI mbi reduktimin e ekspozimit, të kryera në Japoni dhe SH.B.A. në kushtet të ngjashme me jetën reale. Këto studime matën ekspozimin ndaj 15 kimikateve të dëmshme dhe krahasuan nivelet e vërejtura tek duhanpirësit që kaluan në IQOS me nivelet e matura tek duhanpirësit që vazhduan të pinë cigare.

    Cili është ndryshimi midis IQOS si një produkt duhani me rrezik të modifikuar dhe produkteve me avull?

    Në mënyrë të ngjashme me sistemin tonë të IQOS ngroh-nuk djeg, produktet me avull janë alternativa pa tym për pirjen e vazhduar të duhanit. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe dallime të rëndësishme midis të dyjave. Cigaret elektronike përdorin lëng, i cili përmban nikotinë dhe aroma për të prodhuar aerosol. Deri më tani, asnjë produkt me avull nuk është autorizuar për marketim nga FDA e SH.B.A. Sistemi IQOS është sistemi i parë dhe i vetëm i ngrohjes së duhanit i autorizuar në SH.B.A. si një Produkt Duhani me Rrezik të Modifikuar. FDA arriti në përfundimin se kalimi plotësisht në IQOS zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.


    Informacion i rëndësishëm: IQOS nuk është i padëmshëm. Ai çliron nikotinë, e cila krijon varësi.

    *Burimi: Studime 3-mujore të PMI mbi reduktimin e ekspozimit, të kryera në Japoni dhe SH.B.A. në kushtet të ngjashme me jetën reale. Këto studime matën ekspozimin ndaj 15 kimikateve të dëmshme dhe krahasuan nivelet e vërejtura tek duhanpirësit që kaluan në IQOS me nivelet e matura tek duhanpirësit që vazhduan të pinë cigare.

    Si e ndryshon njoftimi i FDA në SH.B.A. marketimin e produkteve pa tym të PMI?

    Vendimet e FDA në SH.B.A., të cilat autorizojnë IQOS të tregtohet në SH.B.A. Së bashku me informacion mbi ekspozimin e reduktuar, na inkurajon të vazhdojmë misionin tonë për të zëvendësuar cigaren me produkte të bazuara në shkencë, pa tym, duke aplikuar praktikat tona të përgjegjshme të marketingut.

    Praktikat e marketingut të PMI duhet t'i përmbahen gjithmonë katër parimeve kryesore si vijon:
    1) Ne tregtojmë dhe shesim vetëm produktet tona tek duhanpirësit e rritur.
    2) Ne paralajmërojmë konsumatorët për efektet shëndetësore të produkteve tona.
    3) Marketingu ynë është i sinqertë, transparent dhe i saktë.
    4) Ne e respektojmë ligjin.

    Heat not Burn Technology

    A është IQOS i padëmshëm?

    Jo, nuk mund ta themi atë në këtë pikë. Ndërsa konvertimi i plotë në IQOS paraqet më pak rrezik për shëndetin tuaj, IQOS nuk është i padëmshëm dhe çliron nikotinë, e cila krijon varësi. Nëse shqetësoheni për efektet shëndetësore të pirjes së duhanit, opsioni juaj më i mirë është të hiqni dorë nga duhanpirja dhe produktet e nikotinës. Sidoqoftë, konvertimi i plotë në IQOS është një zgjedhje më e mirë sesa vazhdimi i duhanpirjes.

    A është e dëmshme nikotina?

    Nikotina krijon varësi. Sidoqoftë, nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. IQOS çliron nikotinë në një mënyrë të krahasueshme me cigaret. Studimet tona klinike tregojnë se sasia dhe niveli i nikotinës që absorbohet kur përdorni një fije duhani me IQOS është e krahasueshme me atë të pirjes së një cigareje.

    Cila është tërësia e provave të cilave u referoheni kur deklaroni se konvertimi në IQOS paraqet më pak risk sesa vazhdimi i duhanprijes tradicionale?

    Tërësia e provave përfshin të dhëna klinike të PMI (kemi kryer 10 studime klinike me mijëra pjesëmarrës në SH.B.A., Mbretërinë e Bashkuar, Japoni dhe Poloni), kimia e aerosolit dhe të dhëna nga 18 studime joklinike. Tërësia e provave tregon se konvertimi i plotë në IQOS, megjithëse nuk është i padëmshëm, paraqet më pak risk sesa vazhdimi i duhanprijes tradicionale.

    Si e matni numrin e përdoruesve të IQOS?

    Ne përdorim Financat ose vlerësimet e PMI-së, panelet e përdoruesve të IQOS-it dhe Studimin e Tregut PMI. Numri i përdoruesve të përgjithshëm që raportojmë u referohet përdoruesve të IQOS për të cilët fijet e duhanit me ngrohje të PMI përfaqësojnë të paktën 5% të konsumit të tyre të përditshëm të duhanit gjatë 7 ditëve të fundit, ndërsa numri i njerëzve që vlerësojmë se kanë lënë plotësisht duhanpirjen tradicionale i referohet përdoruesve të IQOS që kanë lënë plotësisht cigaren dhe për të cilët fijet e duhanit me ngrohje të PMI përfaqësojnë të paktën 70% të konsumit të tyre të nikotinës në 7 ditët e fundit.

    Çfarë është kjo cigare 3R4F të cilës i referoheni?

    Cigarja 3R4F është një cigare e krijuar në mënyrë të pavarur nga Universiteti i Kentucky në SHBA për qëllime kërkimore shkencore. Ajo është një krahasues që përdoret zakonisht në hulumtimet e duhanit, i cili lejon që të dhënat e një studimi të caktuar të krahasohen me ato të një studimi tjetër. Cigaret kërkimore 3R4F nuk janë të disponueshme për blerje nga konsumatorët.

    Informacion mbi Porositë dhe Shitjet

    Ne jemi gjithmonë pranë teje dhe në dispozicionin tënd janë platforma të ndryshme.
    Mund të na kontaktosh në:

  • Numrin tonë të Suportit (falas): 08001515
  • Në Live Chat në iqos.com
  • Profilin tonë publik në Facebook: IQOS Albania
  • Email: contact.al@iqos.com

  • Çfarë të bëj nëse kam vështirësi me pajisjen IQOS?

    Mund të na kontaktosh menjëherë në numrin tonë të suportit: 08001515, i cili ofrohet pa pagesë. Shumë shpejt, ekspertët tanë do të gjejnë mënyrën më të sigurt për të të ndihmuar.

    Cila është mënyra më e mirë për të pastruar pajisjen IQOS?

    Pastrimi i IQOS ka vetëm disa hapa shumë të thjeshtë:

    1. Merr një copë që përmban dezinfektant (62-71% isopropyl ose etanol).
    2. Pastro pjesën e jashtme të mbajtësit, karikuesit të xhepit dhe aksesorëve që disponon.
    3. Pastro mirë tehun, i cili ndodhet në brendësi të mbajtësit. Në këtë hap të vijnë në ndihmë pajisja dhe shkopinjtë pastrues të IQOS.
    4. Kur të kesh mbaruar, hidhe copën dhe shkopinjtë në kosh.

    Çfarë duhet të bëj për të marrë IQOS në periudhë prove?

    Regjistrohu këtu ose telefono në numrin 08001515 dhe një ekspert do të kontaktojë për të të sjelle pajisjen në vendndodhjen tënde.

    A ka ndyshim në programin e marrjes së IQOS në periudhë prove (IQOS Test Drive)?

    Ne e kemi zgjatur periudhën për të mbajtur në provë pajisjen IQOS në 30 ditë. Nuk keni pse të shqetësoheni për të kthyer pajisjen. Ne do t’ju kontaktojmë për të përcaktuar bashkë kohën e përshtatshme për ta kthyer atë.

    A do të ketë oferta në vazhdimësi?

    Ndiqni kategorinë Oferta, dedikuar të gjitha ofertave tona për blerje online, të cilat do të rifreskohen vazhdimisht.
    Gjithashtu për çdo blerje online do të përfitoni shkopinj pastrimi falas.

    IQOS vs. Cigareve elektronike

    Cili është ndryshimi ndërmjet IQOS dhe cigareve elektronike?

    IQOS nuk është cigare elektronike. IQOS ngroh duhanin e vërtetë. Nuk avullon lëng me përmbajtje nikotine. IQOS përdoret me fijet e duhanit me ngrohje, të cilat përmbajnë nikotinë natyralisht të pranishme në duhan, ndryshe nga cigaret elektronike, ku nikotina e nxjerrë nga duhani shtohet në lëng.

    FDA e SHBA ka autorizuar shitjen e IQOS në Shtetet e Bashkuara si "të përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik". Komunikata për shtyp e FDA këtu.

    Informacion mbi IQOS™

    Ku mund të blej IQOS™?

    Ju mund të blini IQOS™ në të gjitha zonat IQOS. Në mënyrë që të gjeni zonën IQOS më afër vendndodhjes tuaj, ju mund të kontrolloni hartën e zonave IQOS duke klikuar këtu.

    Si mund të regjistrohem në Programin e personalizuar të Asistencës?

    Ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit:

  • Me telefon: 08001515, E Hënë – E Shtunë 09:00 - 21:00, E Diel 10:00 – 18:00
  • Me e-mail: contact.al@iqos.com

    Kanale të tjera: “IQOS Albania” on Facebook ose pyet për ndihmë në zonën më të afërt IQOS™.

  • Regjistrimi & Profili im

    Cilat janë benefitet e regjistrimit?

    Duke u regjistruar, ju do të keni mundësinë të njoftoheni të parët për produket IQOS dhe shërbimet, ftesat për të marrë pjesë në evente private dhe aktivitete, si prezantimi i produkteve të reja ose ulje dhe promocione të tjera, informacione mbi personalizimin e produktit dhe oferta e shërbime të veçanta, akses në përmbajtje dhe evente ekszkluzive, lajme dhe përditësime për pjesëmarrësit.

    Si mund ta regjistroj paisjen time IQOS™?

    Ju mund të regjistroni paisjen tuaj IQOS™ duke plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme në formularin e regjistrimit dhe duke pranuar Termat dhe Kushtet, ose në një nga zonat tona IQOS duke regjistruar paisjen me ndihmën e IQOS Sales Experts.

    Shërbime & Riparime

    Çfarë duhet të bëj nëse pajisja ime IQOS™ nuk po funksionon?

    Nëse pajisja juaj IQOS™ nuk po funksionon, thjesht performoni një reset (shikoni seksionin Suport).  Prapë nuk kishit fat? Ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit:

  • Me telefon: 08001515, E Hënë – E Shtunë 09:00 - 21:00, E Diel 10:00 – 18:00
  • Me e-mail: contact.al@iqos.com
    Kanale të tjera: “IQOS Albania” on Facebook ose pyet për ndihmë në zonën më të afërt IQOS™.

  • A ka pajisja ime IQOS™ garanci?

    Po. Në rast mospërputhje të pajisjes IQOS, ju gëzoni të drejtën e garancisë ligjore në përputhje me legjislacionin Shqiptar.

    Për më tepër suport: