Loading...
IQOS Test Drive për 30 ditë falas. Regjistrohu tani.
*
*
*
close
 Kthehu

Pyetje të Shpeshta

Gjeni përgjigjet tuaja mbi pyetjet më të shpeshta.

Informacion mbi Porositë dhe Shitjet

A janë të akesueshme zonat IQOS?

Duke marrë parasysh situatën e COVID-19, zonat IQOS janë përkohësisht të mbyllura, deri në një komunikim të dytë.
Mirëqenia dhe siguria juaj është primare për ne, ndaj jemi kujdesur që të pajisim më së miri ekspertët tanë në terren, për të ofruar shërbimet e nevojshme në mënyrë profesionale dhe të sigurt.

Ku mund të gjej fije duhani me ngrohje?

Fijet e duhanit me ngrohje janë të disponueshme në të gjitha supermarketet, të cilat qëndrojnë hapur sipas orareve të komunikuara nga autorietet.

Si mund të kontaktoj me Shërbimin e Klientit?

Ne jemi gjithmonë pranë teje dhe në dispozicionin tënd janë platforma të ndryshme.
Mund të na kontaktosh në:

  • Numrin tonë të Suportit (falas): 08001515
  • Në Live Chat në iqos.com
  • Profilin tonë publik në Facebook: IQOS Albania
  • Email: contact.al@iqos.com

  • Çfarë të bëj nëse kam vështirësi me pajisjen IQOS?

    Mund të na kontaktosh menjëherë në numrin tonë të suportit: 08001515, i cili ofrohet pa pagesë. Shumë shpejt, ekspertët tanë do të gjejnë mënyrën më të sigurt për të të ndihmuar.

    Cila është mënyra më e mirë për të pastruar pajisjen IQOS?

    Pastrimi i IQOS ka vetëm disa hapa shumë të thjeshtë:

    1. Merr një copë që përmban dezinfektant (62-71% isopropyl ose etanol).
    2. Pastro pjesën e jashtme të mbajtësit, karikuesit të xhepit dhe aksesorëve që disponon.
    3. Pastro mirë tehun, i cili ndodhet në brendësi të mbajtësit. Në këtë hap të vijnë në ndihmë pajisja dhe shkopinjtë pastrues të IQOS.
    4. Kur të kesh mbaruar, hidhe copën dhe shkopinjtë në kosh.

    Çfarë duhet të bëj për të marrë IQOS në periudhë prove?

    Regjistrohu këtu ose telefono në numrin 08001515 dhe një ekspert do të kontaktojë për të të sjelle pajisjen në vendndodhjen tënde.

    A ka ndyshim në programin e marrjes së IQOS në periudhë prove (IQOS Test Drive)?

    Ne e kemi zgjatur periudhën për të mbajtur në provë pajisjen IQOS në 30 ditë. Nuk keni pse të shqetësoheni për të kthyer pajisjen. Ne do t’ju kontaktojmë për të përcaktuar bashkë kohën e përshtatshme për ta kthyer atë.

    A do të ketë oferta në vazhdimësi?

    Ndiqni kategorinë Oferta, dedikuar të gjitha ofertave tona për blerje online, të cilat do të rifreskohen vazhdimisht.
    Gjithashtu për çdo blerje online do të përfitoni shkopinj pastrimi falas.

    IQOS vs. Cigareve elektronike

    Cili është ndryshimi ndërmjet IQOS dhe cigareve elektronike?

    IQOS nuk është cigare elektronike. IQOS ngroh duhanin e vërtetë. Nuk avullon lëng me përmbajtje nikotine. IQOS përdoret me fijet e duhanit me ngrohje, të cilat përmbajnë nikotinë natyralisht të pranishme në duhan, ndryshe nga cigaret elektronike, ku nikotina e nxjerrë nga duhani shtohet në lëng.

    FDA e SHBA ka autorizuar shitjen e IQOS në Shtetet e Bashkuara si "të përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik". Komunikata për shtyp e FDA këtu.

    Informacion mbi IQOS™

    Ku mund të blej IQOS™?

    Ju mund të blini IQOS™ në të gjitha zonat IQOS. Në mënyrë që të gjeni zonën IQOS më afër vendndodhjes tuaj, ju mund të kontrolloni hartën e zonave IQOS duke klikuar këtu.

    Si mund të regjistrohem në Programin e personalizuar të Asistencës?

    Ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit:

  • Me telefon: 08001515, E Hënë – E Shtunë 09:00 - 21:00, E Diel 10:00 – 18:00
  • Me e-mail: contact.al@iqos.com

    Kanale të tjera: “IQOS Albania” on Facebook ose pyet për ndihmë në zonën më të afërt IQOS™.

  • Regjistrimi & Profili im

    Cilat janë benefitet e regjistrimit?

    Duke u regjistruar, ju do të keni mundësinë të njoftoheni të parët për produket IQOS dhe shërbimet, ftesat për të marrë pjesë në evente private dhe aktivitete, si prezantimi i produkteve të reja ose ulje dhe promocione të tjera, informacione mbi personalizimin e produktit dhe oferta e shërbime të veçanta, akses në përmbajtje dhe evente ekszkluzive, lajme dhe përditësime për pjesëmarrësit.

    Ju mund të regjistroni paisjen tuaj IQOS™ duke plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme në formularin e regjistrimit dhe duke pranuar Termat dhe Kushtet, ose në një nga zonat tona IQOS duke regjistruar paisjen me ndihmën e IQOS Sales Experts.

    Shërbime & Riparime

    Çfarë duhet të bëj nëse pajisja ime IQOS™ nuk po funksionon?

    Nëse pajisja juaj IQOS™ nuk po funksionon, thjesht performoni një reset (shikoni seksionin Suport).  Prapë nuk kishit fat? Ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit:

  • Me telefon: 08001515, E Hënë – E Shtunë 09:00 - 21:00, E Diel 10:00 – 18:00
  • Me e-mail: contact.al@iqos.com
    Kanale të tjera: “IQOS Albania” on Facebook ose pyet për ndihmë në zonën më të afërt IQOS™.

  • A ka pajisja ime IQOS™ garanci?

    Po. Në rast mospërputhje të pajisjes IQOS, ju gëzoni të drejtën e garancisë ligjore në përputhje me legjislacionin Shqiptar.

    Për më tepër suport: