Loading...
IQOS Test Drive.
close

IQOS 2.4 PLUS: Zgjidhja e problemeve me pajisjen tuaj IQOS 2.4 PLUS

Sistemi ynë i ri vetë-diagnostikues i IQOS e bën të lehtë dhe të pamundimshme identifikimin dhe rregullimin e problemeve tuaja me IQOS.

Nëse keni probleme me pajisjen tuaj IQOS 2.4 PLUS, hapi i parë është të kontrolloni nëse është karikuar.

Nëse keni probleme me pajisjen tuaj IQOS 2.4 PLUS, hapi i parë është të kontrolloni nëse është karikuar.

Si të kontrolloni që pajisja juaj IQOS 2.4 PLUS është karikuar:
Kontrolloni që karikuesi i xhepit të IQOS 2.4 PLUS është ndezur, duke shtypur butonin e tij për 1 sekondë. Duhet të ndizen dritat. Nëse nuk ndizen, shtypni dhe mbani shtypur butonin për 4 sekonda.
Nëse nuk shihni drita, karikoni karikuesin e xhepit duke përdorur përshtatësin elektrik zyrtar të IQOS dhe kabllon*.
Për të gjetur nëse mbajtësi IQOS 2.4 PLUS është karikuar, vetëm shtypni butonin te karikuesi i xhepit (kur mbajtësi është brenda) dhe nëse drita e karikuesit të xhepit është ndezur, mbajtësi është gati për t’u përdorur. Nëse pulson, atëherë po karikon. Përndryshe hiqni mbajtësin dhe kontrolloni nëse drita është ndezur. Nëse është ndezur atëherë mbajtësi është i karikuar dhe gati për përdorim.

* Mbani parasysh që portat USB të laptopit mund të mos kenë energji të mjaftueshme për të karikuar karikuesin e xhepit. Në vend të portës, ne ju rekomandojmë të përdorni një prizë elektrike.
Si ta karikoni

Risetimi i pajisjes tuaj IQOS 2.4 PLUS

Risetimi i pajisjes tuaj IQOS 2.4 PLUS

Nëse IQOS 2.4 PLUS është karikuar, por nuk punon ende, hapi tjetër është risetimi i tij.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e karikuesit për rreth 10 sekonda. Pas fikjes së dritave, vazhdoni ta mbani butonin të shtypur edhe për 2 sekonda të tjera. Kur ta lëshoni butonin, do të shihni që të gjitha dritat do të ndizen.

Pastrimi i pajisjes suaj IQOS 2.4 PLUS mund të zgjidhë një numër problemesh që mund të keni

Pastrimi i pajisjes suaj IQOS 2.4 PLUS mund të zgjidhë një numër problemesh që mund të keni

A është e vështirë të thithni HEETS tuaj kur përdorni IQOS 2.4 PLUS? A nuk merrni aerosol të mjaftueshëm kur përdorni IQOS 2.4 PLUS? Ka gjasa që këto probleme të zgjidhen duke përdorur mjetin e pastrimit dhe shkopinjtë e pastrimit të IQOS.
Pastrimi rregullisht i IQOS 2.4 PLUS dhe me mjetet e duhura jo vetëm do të sigurojë që ju të merrni përvojën optimale të shijimit të duhanit të vërtetë, por mund edhe të zgjidhë disa nga problemet që mund të keni me IQOS 2.4 PLUS.
Si ta pastroni

Mbajtësi IQOS 2.4 PLUS nuk po karikohet?

Mbajtësi IQOS 2.4 PLUS nuk po karikohet?

Nëse mbajtësi IQOS 2.4 PLUS nuk karikon si duhet, mund të nevojitet pastrimi i zonës së kontaktit. Pastrojeni atë dhe karikuesin e xhepit IQOS 2.4 PLUS me shkopinjtë e pastrimit të IQOS.

Keni probleme me temperaturën e IQOS 2.4 PLUS?

Keni probleme me temperaturën e IQOS 2.4 PLUS?

A shihni një dritë të kuqe vezulluese te karikuesi i xhepit të IQOS ose një dritë të kuqe te mbajtësi IQOS 2.4 PLUS? Kjo mund të ndodhë për shkak se IQOS juaj është shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë.
IQOS 2.4 PLUS operon në temperatura nga 10° deri 40° C. Nëse temperatura e ambientit është e ulët, provoni ngrohjen e mbajtëses së IQOS 2.4 PLUS në dorë për të paktën 1 minutë. Nëse është shumë e nxehtë, çojeni në një vend më të ftohtë dhe duhet të punojë sërish pasi të ftohet.

A ka pajisja juaj IQOS 2.4 PLUS një teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike?

A ka pajisja juaj IQOS 2.4 PLUS një teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike?

Kontrolloni për të parë nëse IQOS 2.4 PLUS ka teh të thyer ose dëmtime të tjera fizike. Nëse ka, na vjen keq për këtë. Kontaktoni Kujdesin e Klientit dhe ne do t’ju ndihmojmë me këtë problem.
Ndonjëherë pastrimi i mbajtësit IQOS 2.4 PLUS mund të dëmtojë tehun ngrohës brenda. Bëni kujdes të mos ushtroni forcë mbi tehun kur pastroni mbajtësin IQOS 2.4 PLUS. Gjithashtu, siguroni që të mos e rrotulloni fijen e duhanit me ngrohje, kur ndodhet brenda mbajtësit. Kjo lëvizje mund ta dëmtojë tehun ngrohës dhe të dëmtojë eksperiencën tuaj me IQOS.
Na kontaktoni

Keni probleme me IQOS 2.4 PLUS?

Gjeni një zgjidhje për problemet me IQOS 2.4 PLUS. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni problemet që keni me IQOS. Këtu gjeni informacionet për zgjidhjen e problemeve tuaja.
Gjeni zgjidhjet
Çdo përvojë me IQOS është unike. Ne kemi zhvilluar IQOS CARE PLUS, një paketë shërbimesh për ju me suport të personalizuar, mbulim dhe përfitime të tjera. Është koha të përmirësoni eksperiencën tuaj me IQOS.
Lexo më shumë

Ju nevojitet suport me përdorimin e IQOS 2.4 PLUS?

Disa këshilla? Mësoni më shumë si ta përdorni, pastroni dhe karikoni IQOS 2.4 PLUS, plus këtu do të gjeni këshilla të shpejta.
Lexo më shumë
Për më tepër suport: