Loading...

Më i shpejtë. Më i fortë. Më i mirë.

NJIHUNI ME IQOS 3

IQOS 3 është një sistem me dy pjesë për ngrohjen e duhanit, të cilat punojnë dorë për dore për të përcjellë kënaqësinë më të mirë të duhanit. Një karikues xhepi me dizajn të ri përshtatet në mënyrë të përkryer me dorën tuaj, që t’ju mbajë të karikuar për 20 momente duhani. I shoqëruar në mënyrë perfekte me mbajtësin më të vogël të dizenjuar deri më tani, i cili është i pajisur me sistemin e ri ProtectPlus™ për mbrojtje dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Zbuloni kombinimin tuaj perfekt duke eksploruar gamën e gjerë të aksesorëve IQOS dhe pajisjeve të reja në 4 ngjyra fantastike: e Bardha e ngrohtë, Grija kadife, Bluja yjore dhe Floriri brilant. Merrni kohën tuaj për t'u njohur me IQOS 3.
MËSO MË SHUMË

Dizajn Kompakt.

IQOS 3 thyen çdo barrierë, me një dizajn kompakt dhe ergonomik, që fillon me këndet e rrumbullakosura bukur dhe mbaron me pamjen premium.

Sistemi ProtectPlus™ i IQOS.

Mbrojtja dhe siguria vijnë të ripërcaktuara përmes një guacke të jashtme të përforcuar, e cila përmirëson rezistencën ndaj goditjeve, me një jetëgjatësi të shtuar të baterisë dhe një hapje e ridizenjuar për të ofruar më shumë siguri.

Bëjeni tuajin.

Përjetoni të gjitha modelet që IQOS ofron me më shumë se 500 kombinime për ta bërë këtë sistem të duhanit me ngrohje unike tuajin.

DIZAJN I RI KOMPAKT

DIZAJN I RI KOMPAKT

Një dizajn i ri, i cili integron bukurinë dhe funksionalitetin e IQOS 3. Këndet janë projektuar në një mënyre elegante për një ndjesi më natyrale në dorë, ndërkohë që butonat e përdorimit janë ripozicionuar për përdorim më të thjeshtë. Kapaku i karikuesit të xhepit vjen me një dizajn të ri me hapje anësore nga i cili del mbajtësi më i vogël i IQOS qe ne kemi krijuar ndonjëherë dhe përmirësim i ndriçimit LED dhe dridhjeve, të cilat mundësojnë një eksperiencë më të lehtë në çdo përdorim. Sistemi i përparuar i duhanit me ngrohje vjen në 4 modele ngjyrash për ti sjellë hijeshi momenteve tuaja të duhanit.

SISTEMI PROTECTPLUS™ I IQOS

IQOS 3 është projektuar për të zgjatur. Sistemi i ri ProtectPlus™ përdor materiale dhe dizajn të fortë, i cili mbron sistemin tuaj të duhanit me ngrohje. Me një guackë të jashtme të përforcuar e cila përmirëson rezistencën ndaj goditjeve, ndërkohë që kapakët e hapjes janë ridizenjuar për të garantuar të njëjtën performancë, edhe pas shumë përdorimesh. Jini të qetë sepse IQOS-i juaj do të mbetet shoqëruesi juaj më besnik me një jetëgjatesi baterie më të madhe. IQOS 3 i ri është projektuar për të garantuar funksionim në një gamë më të gjerë të temperaturave të motit, që mund të hasni. Pavarësisht nëse jeni në një ambient të mbyllur i relaksuar apo në shëtitje, IQOS 3 vjen me ju.

BËJENI TUAJIN

BËJENI TUAJIN

Aksesorët IQOS janë dizenjuar me materiale të cilësisë së lartë për të mbrojtur IQOS-in tuaj dhe plotësuar në mënyrë perfekte stilin tuaj të jetesës. Zbuloni mbi 500 kombinime të kapakëve të rinj për mbajtësin dhe karikuesin e xhepit, këllëfëve të lëkurës për një pamje perfekte të sistemit të duhanit me ngrohje, të përshtatshme për çdo rast. Nëse jeni në plazh, duke ecur rrugëve të qytetit apo për ngjitje në mal, merrni me vete pajisjen që gjithmonë mundëson më të mirën e momenteve tuaja të duhanit.
MËSO MË SHUMË

NDRYSHIMI ËSHTË I BUKUR

IQOS është një evolucion në teknologjinë e duhanit me ngrohje, i cili merr më të mirën e pajisjeve klasike të duhanit me ngrohje dhe i shtyn ato në një nivel më të lartë të elegancës, dizajnit dhe intuivitetit. Ndryshimi është vërtet i bukur me IQOS 3. Ne kemi mësuar përgjatë kursit të 3 vjetëve çfarë nevojitet për ta bërë eksperiencën me IQOS, eksperiencën më të mirë deri më tani. Vizioni ynë është të përmirësojmë eksperiencën e zakonshme të duhanpirjes në nivele më të larta, përmes një dizajni të ri-imagjinuar, më të qëndrueshëm, jetëgjatësi më e madhe e baterisë dhe mundësish më të mëdha përzgjedhjeje të aksesorëve të IQOS. Ky është IQOS 3 i ri. Ky është sistemi i duhanit me ngrohje për të cilin keni pritur.