Loading...
IQOS Test Drive për 30 ditë falas. Regjistrohu tani.
*
*
*
close

Licenca për të përdorur Përmbatje të Gjeneruar nga Përdoruesit

PREZANTIM

Ne jemi pjesë e grupit të shoqërive Philip Morris International (referuar si "ne", "neve" ose "PMI"). Ne jemi identifikuar tek ju ("Ju" ose "Tuaj"), dhe Ju kemi dhënë informacionet tona të kontaktit, në www.iqos.com ("Faqe Web") prej të cilës Ju jeni drejtuar këtu.

Ne duam të përdorim përmbajtjen tuaj ("UGC"). Me dërgimin e përmbajtjes, ju pranoni kushtet ("Kushtet") me të cilat po na lejoni të përdorim përmbajtjen Tuaj të përcaktuar në këtë dokument.

Këto janë dispozita të rëndësishme: duhet t'i lexoni ato përpara se të paraqisni ndonjë UGC pasi ato janë detyruese për Ju.

NËSE NUK JENI DAKORD ME KËTO KUSHTE, JU NUK MUND TË PARAQISNI UGC.

Ju jeni përgjegjës për UGC që paraqisni në Faqen Web dhe ne rezervojmë të drejtën për të hequr çdo UGC që përmban:
- Gjuhë fyese ose të dhunshme
- Komente urrejtëse ose diskriminuese në lidhje me racën, përkatësinë etnike, fenë, gjininë, aftësinë e kufizuar, orientimin seksual ose besimet politike
- Adresa ose komente që përmbajnë materiale me përmbajtje seksuale
- Shkeljet e të drejtave të autorit ose pronësisë intelektuale
- “Spam” , “link baiting” ose skedarët që përmbajnë viruse që mund të dëmtojnë funksionimin e kompjuterave ose pajisjeve mobile të njerëzve të tjerë
- Sulmet ndaj grupeve specifike ose komente që synojnë të ngacmojnë, kërcënojnë ose abuzojnë me një individ
- Kërkesat tregtare ose promovimi i një konkurrenti

Ne rezervojmë të drejtën për të hequr UGC siç përshkruhet më lart dhe përmbajtje të tjera që ne konsiderojmë të papërshtatshme sipas gjykimit tonë.

LICENCE PËR TË PËRDORUR PËRMBAJTJE TË GJENERUAR NGA PËRDORUESIT

1. Ky autorizim për të përdorur përmbajtjen Tuaj është një marrëveshje midis Jush dhe PMI.

2. Ju konfirmoni se:
a. Ju jeni përdoruesi aktual i IQOS dhe të paktën 18 vjeç (nëse nuk shfaqeni në UGC) ose të paktën 25 vjeç (nëse shfaqeni në mënyrë të dallueshme në UGC);
b. UGC është vepra juaj origjinale dhe nuk cenon asnjë pronë intelektuale, personalitet ose të drejta të tjera që i përkasin një pale të tretë;
c. Leja juaj për të përdorur UGC sipas kësaj marrëveshje ("licenca juaj") nuk cenon ose bie ndesh me marrëveshjet tuaja ekzistuese kontraktuale ose ligjet në fuqi;
d. çdo person që dallohet në UGC duke përfshirë veten tuaj është të paktën 25 vjeç, dhe që Ju keni autorizim nga ata njerëz që: i) t’i fotografoni, regjistroni ose filmoni, ii) përfshini fotografinë, tingullin dhe/ose videon e tyre në UGC dhe iii) nëse është e aplikueshme, përdorni emrat e tyre për t'u shpërndarë nga PMI dhe degëve të saj për qëllimet e listuara më poshtë, pa pasur nevojë të paguani për ta, dhe iv) t’I siguroni PMI një kopje të autorizimit të tyre me shkrim nëse PMI kërkon që ju ta bëni këtë.

3. Ju i mbani të gjitha të drejtat tuaja për UGC, por i jepni PMI dhe degëve të saj, një licencë të vazhdueshme për të përdorur dhe kopjuar, duke përfshirë për qëllime tregtare, UGC për të gjitha qëllimet e ligjshme, përfshirë marketingun, promovimin dhe/ose reklamimin e IQOS, si dhe produkteve, shërbimeve dhe materialeve promovuese të lidhura, me diskrecionin e PMI dhe pa ndonjë përgjegjësi ose garanci (të shprehur ose nënkuptuar) në lidhje me përdorimin tonë të tyre, nga data në të cilën ju i jepni PMI dhe degëve të saj licencën tuaj.

4. Ju lejoni PMI dhe degët e saj të riprodhojnë, ndryshojnë, përkthejnë, shfaqin dhe përgatisin punë derivative, të performojnë publikisht, tregojnë, shpërndajnë, transetojnë, dhe të përdorin në çdo mënyrë tjetër UGC, plotësisht apo pjesërisht në çdo mënyrë PMI (apo ndonjë nga degët e saj) dëshirojnë, për qëllimet e mësipërme, në çdo media të parashikuar për botim dhe në çdo vend gjeografik.

5. Ju i jepni PMI dhe degëve të saj të drejtën që të përdorin emrin, nofkën, ngjashmërinë, pseudonimin, të drejtat e publicitetit, zërin, performancën live ose të regjistruar, autografin, fotografitë dhe informacionin biografik Tuaj dhe çdo personi tjetër të përfshirë në UGC në përputhje me njoftim tone për privatësinë e partnerëve të biznesit të disponueshëm në https://www.pmi.com/legal/legal-documents, dhe që ju keni njoftuar çdo person tjetër të përfshirë në UGC për këto kushte.

6. Në rast se UGC shkel të drejtat e pronësisë të ndonjë pale të tretë ose shpifje ose prek të drejtat e privacisë ose publicitetit të çdo personi, Ti do të dëmshpërblesh, mbrosh dhe mbash PMI-në dhe degët e saj të padëmtuara nga dhe kundër çdo pretendimi, kërkese, dëmi , detyrimet, humbjet, kosto dhe shpenzime që rrjedhin nga ose lidhen me këtë shkelje.

7. Ju pranoni që licenca juaj jepet vullnetarisht dhe ju jeni të lirë të hyni në të me PMI.

8. Ju mund të hiqni dorë nga marrëveshja juaj e licencës për UGC në të ardhmen në çdo kohë duke kontaktuar ugc-claims@pmi.com (id email) ose me mjete të tjera udhëzimet e mëposhtme të përcaktuara në kushtet e përdorimit në kanalet tona, por edhe pas heqjes dorë, Licenca Juaj do të mbetet e vlefshme dhe e zbatueshme në lidhje me çdo UGC që ju na keni dhënë licencën tuaj dhe/ose është postuar në kanalet, llogaritë tona, kudo që të zbatohet sipas kushteve përkatëse të përdorimit, përpara heqjes dorë. Ju lutemi merrni parasysh që përpunimi i kërkesës tuaj për të hequr dorë mund të kërkojë kohë, por ne do të mundohemi që ta procedojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

9. Ju mund të kontaktoni ugc-claims@pmi.com (id e-mail) për çdo pyetje ose sqarim në lidhje me licencën tuaj, nëse besoni se materiali i mbrojtur nga të drejtat e autorit ose pronësia intelektuale është përdorur pa autorizim ose nëse privatësia ose të drejtat tuaja të personalitetit janë shkelur.

10. Ju mund të aksesoni licencën tuaj duke postuar #okiqosal në përgjigje të kërkesës sonë nga llogaria @iqos_al në Instagram ose duke paraqitur, postuar, duke na dërguar UGC në kanalet tona të mediave sociale, llogaritë, Faqen Web; dhe

11. Licenca juaj do të rregullohet nga ligjet e Zvicrës dhe do t'i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave në Lozanë, Zvicër.