Loading...
Provo IQOS pa pagese, para se t'a blini.
close

IQOS Care Plus

Kushtet dhe Afatet për të marrë pjesë në IQOS Care Plus

  1. Aplikimi i Kushteve/ Pranueshmëria
    • Këto Kushte dhe Afate (Kushtet) janë të zbatueshme dhe rregullojnë pjesëmarrjen tuaj në programin IQOS Care Plus (IQOS Care Plus). Ju duhet t’i lexoni këto Kushte me kujdes pasi prekin të drejtat tuaja ligjore dhe përcaktojnë marrëdhënien tuaj me Philip Morris Albania SHPK (Philip Morris)
    • Ju do të keni të drejtë të merrni pjesë në IQOS Care Plus vetëm nëse: (i) jeni një duhanpirës i rritur ose përdorues i IQOS mbi 18 vjeç dhe jeni i/e regjistruar në bazën tone të të dhënave IQOS; dhe (ii) vendbanimi juaj kryesor është në një shtet ku IQOS Care Plus është i disponueshëm.
    • Për të marrë pjesë në IQOS Care Plus ju duhet të regjistroni një pajisje të vlefshme të blerë në Shqipëri, siç përshkruhet në paragrafin 2.1 (Pajisja) në bazën tonë të të dhënave nëpërmjet iqos.com, një IQOS coach (trajnues) ose tek një nga zonat IQOS.
    • Duke u anëtarësuar për IQOS Care Plus, duke klikuar në “Unë Pranoj” ose në një buton të ngjashëm, nëpërmjet regjistrimit në iqos.com, një IQOS coach (trajnues), ose pranë një zone IQOS, ose duke vazhduar përdorimin e shërbimeve të IQOS Care Plus, ju i pranoni këto Kushte. Gjithashtu, nëse ju regjistroni një Pajisje tjetër, ose nëse ne i ndryshojme këto Kushte dhe më pas përdorni IQOS Care Plus, ju i pranoni Kushtet. Pranimi i këtyre Kushteve nga ana e juaj do të konsiderohet se bëhet në vendbanimin ku ju jeni të regjistruar sipas bazës tonë të të dhënave IQOS.
    • Nëse nuk i pranoni (ose nuk mund të pajtoheni) me këto Kushte, atëherë ju nuk mund të përdorni IQOS Care Plus.
    • Asnjë modifikim i këtyre Kushteve nuk lejohet të bëhet nga ana juaj, përveç rasteve nëse Philip Morris bie dakord shprehimisht me shkrim.
    • Përdorimi i IQOS Care Plus nga ana e juaj mbetet në gjykimin tonë dhe mund ta refuzojmë kërkesën tuaj për ta përdorur, ose mund ta përfundojmë të drejtën tuaja për të përdorur IQOS Care Plus për çfarëdo lloj arsyeje përfshirë këtu edhe shkeljen e ndonjë prej këtyre Kushteve.
    • Ne gjithashtu kemi të drejtën të ndryshojmë këto Kushte dhe gjithashtu IQOS Care Plus nëpërmjet një njoftimi, në çdo kohë. Nëse ju nuk i pranoni këto ndryshime, ju mund ta ndërprisni anëtarësimit tuaj në IQOS Care Plus.
  2. Pajisjet e pranueshme/Regjistrimi
    • Modelet e Pajisjeve të mëposhtme janë të pranueshme për tu regjistruar në IQOS Care Plus:
      • Mbajtësi dhe Karikuesi i Xhepit IQOS 2.4, IQOS 2.4+ dhe IQOS 3
      • IQOS 3 MULTI
  • Pajisja duhet të ketë një numër serie të lexueshëm dhe të vlefshëm. Pajisjet e dorës së dytë nuk janë të pranueshme për regjistrim.
  • Për të gjithë përdoruesit e rinj të IQOS që regjistrohen në bazën tonë të të dhënave pas datës së nisjes të IQOS Care Plus, mund të anëtarësoheni duke pranuar Kushtet dhe duke regjistruar Pajisjen tuaj deri në 30 ditë pas datës së blerjes.
  • Për të përfunduar procesin e regjistrimit, ju duhet të jepni të gjithë informacionin e nevojshëm, të saktë dhe të plotë, si dhe ta mbani të përditësuar. Nëse ju nuk i plotësoni fushat e detyrueshme në formularin e aplikimit (si, për shembull, mosha, statusi duhanpirës, adresa e email-it dhe/ose numri i celularit) aplikimi juaj nuk do të pranohet. Nëse ju jepni informacion të pasaktë ose të paplotë Philip Morris gëzon të drejtën të përfundojë anëtarësimin tuaj të IQOS Care Plus pa njoftim të mëtejshëm.
  • Pas procesit të regjistrimit në IQOS Care Plus, ju do të njoftoheni nëse regjistrimi ishte i suksesshëm. Anëtarësimi në IQOS Care Plus dhe shërbimet që do të ju mundësohen janë individuale për ju dhe nuk mund të transferohen tek një palë e tretë.
  • Përdorimi i IQOS Care Plus është i lidhur me shtetin ku banoni. Duke qënë se IQOS Care Plus është i disponueshëm vetëm në disa shtete, nëse ju ndryshoni shtetin e vendbanimit, duhet të na informoni dhe të aplikoni sërisht për përdorimin e IQOS Care Plus në shtetin e ri ku do të jeni resident.
  1. Afati dhe Përfundimi
    • Periudha e anëtarësimit në IQOS Care Plus fillon nga data e pranimit të Kushteve dhe është e vlefshme gjatë periudhës të mbetur të garancisë ligjore 12 mujore në shtetin ku ju keni blerë Pajisjen.
    • Ju mund ta përfundoni anëtarësimin tuaj në IQOS Care Plus në çdo kohë me efekt të menjëhershëm duke njoftuar Philip Morris nëpërmjet iqos.com, ose duke njoftuar në zonat e IQOS. Pas përfundimit të anëtarësimit, ju nuk keni të drejtën të merrni asnjë nga Shërbimet për asnjë nga Pajisjet tuaja.
    • Philip Morris mund të përfundojë anëtarësimin tuaj në IQOS Care Plus në çfarëdo kohe, me efekt të menjëhershëm nëse ju shkelni ndonjë nga këto Kushte. Philip Morris gjithashtu mund të përfundojë anëtarësimin tuaj pa asnjë arsye nëpërmjet një njoftimi paraprak prej 30 ditësh.
    • Anëtarësimi në IQOS Care Plus ju jep të drejtën për të përfituar shërbimet e përshkruara në paragrafin 4 dhe 5 (Shërbimet).
  2. Dëmtimi aksidental i Pajisjes
    • Nëse Pajisja juaj pëson një dëmtim aksidental dhe të paqëllimshëm që ndikon në funksionimin e Pajisjes, i cili nuk është shkaktuar nga keqpërdorimi ose pakujdesia juaj (Dëmtim Aksidental), ju mund të përfitoni nga zëvendësimi i Pajisjes siç përshkruhet në këtë paragraph.
    • Ju duhet të riktheni Pajisjen e dëmtuar (duke përfshirë të gjithë komponentët e saj) tek Philip Morris dhe do t’ju jepet një pajisje e re zevendësuese e të njejtit model e barazvlefshme me një Pajisje të re për nga performance dhe besueshmëria. Nëse nuk ka një pajisje zëvendësuese IQOS të të njëjtit model, një tjetër pajisje IQOS me të paktën të njëjtat funksionalitete do t‘ju jepet si zëvendësim. Philip Morris do t’i mbajë të gjitha Pajisjet e zëvendësuara. Nëse vetëm një pjesë e Pajisjes është dëmtuar p.sh mbajtësi ose karikuesi, atëherë vetëm pjesa e dëmtuar do të zëvendësohet dhe Philip Morris do të mbajë vetëm pjesën e zëvendësuar të Pajisjes.
    • Kufizimet e Dëmtimit Aksidental
      • Ju duhet të ndërmerrni të gjitha masat e arsyeshme për të mbrojtur Pajisjen tuaj dhe për ta përdorur dhe ruajtur Pajisjen në përputhje me udhëzimet dhe manualin e përdorimit. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë nuk keni të drejtë për të marrë një Pajisje zëvendësuese.
      • Ju mund të përfitoni vetëm 1 (një) zëvendësim Pajisjeje për Dëmtim Aksidental për çdo pajisje të regjistruar. Pasi është zgjidhur ankesa e parë, programi i Dëmtimeve Aksidentale në vendin tuaj të banimit do të përfundojë. Megjithatë, ju mund të përfitoni Shërbimet e tjera për Pajisjen tuaj deri në përfundim të periudhës suaj të anëtarësimit.
      • Ju nuk keni të drejtë të përfitoni një Pajisje zëvendësuese në rastet kur dëmi aksidental është shkaktuar përpara datës së nisjes së IQOS Care Plus ose në rastet e specifikuara më poshtë:
        • produktet që nuk përfshihen në Pajisjet e përfshira në listën e dhënë në nenin 2.1;
        • në rast dëmi të shkaktuar nga abuzimi ose keqpërdorimi, apo modifikim ose alternim, i kryer ose në tentativë, i Pajisjes; ose rryma e energjise;
        • Pajisjet me një numër serial që është ndryshuar, dëmtuar ose fshirë;
        • Pajisjet që janë hapur, dërguar nëpër Servise, modifikuar ose ndryshuar në një mënyrë të pa autorizuar nga Philip Morris;
        • humbja ose vjedhja e Pajisjes suaj;
        • dëme sipërfaqësor (kozmetik) në pajisjen tuaj, i cili nuk ndikon në funksionalitetin e Pajisjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, çarje të hollë, gërvishtje, shtypje, plastikë të thyer në portë dhe çngjyrim;
        • dëmi ose keqfunksionimi i shkaktuar nga konsumimi normal dhe/ose përdorimi i Pajisjes;
        • përdorimi i papërshtatshëm, ose kontakti me lëngjet, dëme nga zjarri, përmbytja, ose fatkeqësi natyrore, terrorizmi, ose forca madhore;
        • keqfunksionimi për shkak të përdorimit me produkte jo të përputhshme;
        • dëmi ose mosfunksionimi i shkaktuar nga mospërdorimi siç përshkruhej në Manualin e Përdorimit të IQOS ose
        • Dëme për pasojë të defekteve në materiale dhe/ose punim dhe/ose dizajn; megjithatë, këto dëme mund të mbulohen veçmas në përputhje me ligjet e zbatueshme të mbrojtjes së konsumatorit në vendin e blerjes.
      • Bërja e një ankese nën kategorinë Dëme Aksidentale
        • Ju duhet të:
          • raportoni ankesën tuaj tek Philip Morris në një dyqan IQOS sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se [14] ditë nga data që Pajisja juaj pëson një Dëm Aksidental duke përfshirë informacionin e mëposhtëm: (1) numri serial i Pajisjes së prekur; (2) përshkrimin e simptomave, problemet me ose shkaqet e dëmtimit të Pajisjes; (3) mesazhet e keqfunksionimit; dhe (4) veprimet e ndërmarra para se Pajisja të shfaqte problemin dhe çdo hap që ju morët për të zgjidhur problemin;
          • nëse kërkohet nga Phiip Morris, ju duhet të paraqisni prova të blerjes së Pajisjes; dhe
          • ndiqni udhëzimet e paketimit dhe postimit, të dhëna nga Philip Morris për dërgimin e pajisjes së prekur tek Philip Morris; dhe
          • pranoni procesin e autorizimit të kthimit të Pajisjeve të Philip Morris.
        • Ju gjithashtu mund të bëni një ankesë nëpërmjet qëndrës së Shërbimit ndaj Klientit duke telefonuar në numrat e dhënë në iqos.com për shtetin tuaj rezident, ku do të jepni të njëjtin informacion të detajuar në paragrafin 4.4(a).
        • Philip Morris do të përcaktojë nëse ju do keni të drejtë të merrni një Pajisje zëvendësuese sipas këtyre Kushteve. Nëse ju do keni të drejtë të merrni një Pajisje zëvendësuese, kjo do të ju jepet sipas mënyrës së mëposhtme:
          • Shërbimi në dyqan. Ju mund të riktheni Pajisjen tuaj të dëmtuar në dyqanet IQOS dhe pikave të shërbimit të IQOS, dhe do të pajiseni me një zëvendësim.
        • Nëse kërkoni të merrni një Pajisje zëvendësuese në një shtet që nuk është shteti ku keni kryer blerjen, do t’ju duhet të pranoni të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme mbi importin dhe eksportin, dhe do të jeni përgjegjës për të gjithë proceset doganore, taksën mbi vlerën e shtuar dhe të gjitha taksat dhe tatimet e tjera të zbatueshme.
  1. Asistenca Ndërkombëtare
    • Ju do të keni mundësinë të telefononi falas në numrin ndërkombëtar (në disa shtete mund të ketë tarifa) kur jeni duke udhëtuar jashtë vendit në shtete ku IQOS tregtohet nga Philip Morris, filialet e tij ose një partner i autorizuar. Ky shërbim përfshin asistencë nga agjentë me eksperiencë IQOS dhe nëse është e nevojshme, zëvendësim të Pajisjes nën (i) Dëme Aksidentale sipas Kushteve ose (ii) probleme lidhur me Pajisjen IQOS që mund të jenë nga materiali, probleme në punimin fillestar nëse është përdorur sipas Manualit të Përdorimit IQOS.
    • Mundësitë e shërbimit, disponueshmëria e Pajisjes, përgjigja dhe oraret e shpërndarjes mund të variojnë sipas shtetit. Ky shërbim nuk do të ndikojë në të drejtat e juaja ligjore në shtetin e blerjes.
    • Kufizimet e Asistencës Ndërkombëtare
      • Kufizimet e përfshira në paragrafin 4.3 (Kufizime) janë gjithashtu të aplikueshme për Asistencën Ndërkombëtare.
    • Të bësh një ankesë nën Asistencën Ndërkombëtare
      • Ju duhet:
        • Të raportoni ankesën tuaj tek qëndra e Shërbimit ndaj Klientit duke telefonuar në numrin +800 2559 2559; mund të ketë kufizime për disa operatorë telefonikë. Në rast se kjo ndodh, ju mund të na kontaktoni në +41 21 547 88 88 (mund të ketë aplikim tarifash, ju lutemi të kontaktoni operatorin tuaj për detaje) sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se [1] ditë nga data që Pajisja ka pësuar Dëmtim Aksidental ose Pajisja IQOS shfaq probleme në lidhje me materialin ose punimin fillestar pavarësisht se është përdorur sipas Manualit së Përdorimit IQOS, duke përfshirë informacionin në vazhdim: (1) numrin serial të Pajisjes të prekur; (2) përshkrimin e simptomave, problemet me ose shkaqet e dëmit të Pajisjes; (3) mesazhet e keqfunksionimit; dhe (4) veprimet e ndërmarra para se Pajisja të shfaqte problemin dhe çdo hap që ju morët për të zgjidhur problemin;
        • nëse kërkohet nga Philip Morris, ju duhet të paraqisni prova të blerjes së Pajisjes; dhe
        • ndiqni udhëzimet e paketimit dhe postimit, të dhëna nga Philip Morris për dërgimin e pajisjes së prekur në Philip Morris; dhe
        • përndryshe të pranoni procesin e autorizuar të kthimit të Pajisjeve të Philip Morris.
      • Philip Morris do të përcaktojë nëse ju do keni të drejtë të merrni një Pajisje zëvendësuese sipas këtyre Kushteve. Nëse ju do keni të drejtë të merrni një Pajisje zëvendësuese, kjo do të ju jepet sipas mënyrës së mëposhtme:
        • Dërgesa me korrier (nëse është e zbatueshme). Një Pajisje zëvendësuese do t’ju dërgohet me korrier dhe ju duhet të dërgoni Pajisjen e prekur nga problemi tek Philip Morris.
        • Shërbimi në dyqan. Ju mund të riktheni Pajisjen tuaj të dëmtuar në dyqanet IQOS dhe pikat e shërbimit të IQOS, dhe do të pajiseni me një zëvendësim.
      • Shërbimi me postë (nëse është e zbatueshme). Philip Morris do t’ju sigurojë tarifën postare të parapaguar dhe paketimin e nevojshëm në mënyrë që ju të dërgoni Pajisjen e prekur me të gjithë komponentët tek Philip Morris. Sapo procesi i kontrollit të ketë përfunduar, Philip Morris do t’ju rikthejë Pajisjen ose një Paisje zëvendësuese të re. Philip Morris do të paguajë kostot e postës për dhe nga vendndodhja juaj nëse nga ju ndiqen të gjitha instruksionet. Ju duhet të të pranoni të gjithë ligjet dhe rregullat e zbatueshme mbi importin dhe eksportin, dhe do të jeni përgjegjës për të gjithë proceset doganore, taksën mbi vlerën e shtuar dhe të gjitha taksat dhe tatimet e tjera të aplikueshme.
  1. Shërbime të tjera
    • IQOS Coach. Ju do të keni akses tek një coach (trajnues) i dedikuar në largësi për t’ju asistuar në konvertimin nga cigarja në IQOS. Aksesi do të jetë gjatë orëve normale të punës në shtetin tuaj të banimit.
    • Njoftohuni të parët. Ju do të merrni lajmërime dhe informacione për IQOS Care Plus, produktet dhe shërbimet IQOS, ftesa për të marrë pjesë në evente dhe aktivitete speciale, siç është prezantimi i produkteve të reja ose ulje dhe promocione të tjera, informacion mbi personalizimin e produktit dhe oferta speciale dhe/ose shërbime, akses në kontent dhe evente ekskluzive, lajme dhe përditësime në interes të pjesëmarrësve.
  2. Detyrimet tuaja

Ju pranoni:

  • të mos keqpërdorni programin IQOS Care Plus dhe Shërbimet;
  • të mbani llogarinë tuaj të anëtarësimit të sigurtë;
  • kur ndodh një shkëmbim, çdo Pajisje e zëvendësuar kalon në pronësinë tuaj dhe Pajisja që u zëvendësua bëhet pronë e entitetit që bëri shkëmbimin; dhe
  • ju pranoni ligjin e aplikueshëm.
  1. Garancia/Kufizimet e Detyrimeve
    • Meqënëse anëtarësimi juaj në IQOS Care Plus është pa kosto, do të ofrohet “Siç është” dhe pa asnjë garanci.
    • Philip Morris nuk do të ketë detyrime në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi edhe nëse është në shkelje (duke përfshirë neglizhencën ose shkeljen e detyrës ligjore), kontratën, keqinterpretimin, dëmshpërblimin, ose në rast të kundërt humbje direkte, humbje të përfitimeve, të ardhurave ose kursimeve, humbje në biznes, humbja e mundësisë për të përfituar nga Dëmtimi Aksidental në rast se është përdorur një herë dhe/ose humbje të ngjashme ose humbje ose ndryshim i të dhënave ose informacionit, ose humbje e qartë ekonomike, ose për cfarëdo lloj arsyeje specifike, humbje të rëndësishme ose indirekte, kosto, dëme, tarifa ose shpenzime që rrjedhin ose që rezultojnë ndryshe nga anëtarësimi juaj në IQOS Care Plus ose përdorimin tuaj të Shërbimeve. Philip Morris nuk do të jetë përgjegjës për asnjë nga humbjet e përshkruara në nenin 8.2 edhe nëse ju e keni informuar Philip Morris për mundësinë e këtyre humbjeve.
    • Asgjë e përmendur në nenin 8 nuk përjashton përgjegjësitë që nuk mund të përjashtohen nga ligji në fuqi.
  2. Të ndryshme
    • IQOS Care Plus nuk është një politikë sigurimi.
    • IQOS Care Plus ofrohet momentalisht pa asnjë kosto shtesë.
    • Detajet e përpunimit të të dhënave tuaja personale përshkruhen në Politikat e Privatësisë të disponueshme në iqos.com
    • Këto Kushte janë subjekt i ligjeve të zyrës së regjistruar Philip Morris. Çdo mosmarrëveshje ligjore do t'i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të qytetit në të cilin Philip Morris ka zyrën të regjistruar.
    • Për pyetje, ankesa dhe informacion për kontakte, ju lutemi t’i referoheni iqos.com, numrit të qendrës sonë të shërbimit ndaj Klientit 0800 15 15, ose na vizitoni në zonën më të afërt IQOS.