Loading...

KUSHTET DHE AFATET E REGJISTRIMIT

Kushtet dhe afatet për regjistrimin potencial të përdoruesve

  1. RRETH NESH

Platforma për regjistrimin potencial të përdoruesve tek www.iqos.com drejtohet nga Philip Morris Albania SHPK, NUIS Nr. K71405001S, me adresën e selisë në Rruga Murat Toptani, Pallati Qendra e Biznesit Eurocol Nr. 1, Zyra Nr. K10, Tiranë, Shqipëri.

  1. PSE KËTO KUSHTE?
    1. Qëllimi i Kushteve të Regjistrimit (KR) është t’ju bëjë me dije për rregullat dhe parimet themelore të regjistrimit në platformën tonë si dhe marrëdhënien ligjore që rrjedh prej tij. Këto KR shmangin qëllimisht përshkrimet e detajuara të çështjeve që janë të vetëkuptueshme nga konteksti. Këto KR janë bërë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe. Në rast të mospërputhjes do të mbizotërojë versioni në gjuhën shqipe.
    2. Platforma e regjistrimit potencial të përdoruesve është e destinuar për t'u vënë në kontakt me përfaqësuesit e shitjeve të IQOS në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. PSE E KEMI KAQ TË NEVOJSHME PËR TË DITUR MOSHËN TUAJ?
    1. Duke qënë se mallrat e ofruara në platformën tonë janë pajisje elektronike për përdorimin e produkteve të duhanit pa tym, ne duhet të sigurojmë që të mos ia dorëzojmë personave nën moshën 18 vjeç. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë konfirmimin e moshës tuaj kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe verifikimin e moshës si në regjistrimin dhe në dorëzimin e mallrave të porositura.
    2. Ne nuk do të bëjmë asnjë dërgesë për një person nën 18 vjeç.
    3. Platforma e regjistrimit të përdoruesit është e aksesueshme vetëm nga përdoruesit e regjistruar. Ne e verifikojmë moshën e klientit gjatë regjistrimit dhe / ose gjatë dorëzimit të mallrave duke kontrolluar dokumentin e identifikimit të klientit (letërnjoftim, patentë shoferi, pasaportë); E gjithë kjo bëhet për të qenë në përputhje me ligjin.
    4. Nëse jeni nën 18 vjeç dhe regjistroheni, regjistrimi juaj do të fshihet menjëherë në momentin që vihemi në dijeni për këtë fakt.
  3. PËR ÇFARË SHËRBEN PLATFORMA DHE ÇFARË NDODH PAS REGJISTRIMIT?
    1. Platforma shërben për të lehtësuar komunikimin mes jush, si një duhanpirës në moshë madhore dhe i interesuar, dhe distributorin e IQOS.
    2. Duke plotësuar dhe dërguar formularin e porosisë, shprehni vullnetin tuaj dhe jepni pëlqimin për t'u kontaktuar nga distributori i palës së tretë për t'u njohur me karakteristikat e produktit. Distributori do t'ju kontaktojë brenda 7 ditëve. Përfaqësuesit e shitjeve do t'ju prezantojnë dy alternativa se si mund të njiheni me teknologjinë IQOS dhe potencialisht të blini produkte të caktuara duke ju drejtuar në dyqanin më të afërt të IQOS ose duke rregulluar një takim në vendin dhe kohën që zgjidhni, në përputhje me ligjin.
    3. Regjistrimi nuk është i detyrueshëm as për ju, as për distributorin. Kushtet dhe afatet që mund të lindin mes jush dhe distributorit bëhen efektive nëse vendosni të blini produkte të caktuara menjëherë pas një kontakti të drejtpërdrejtë. Oferta për t'u kontaktuar e paraqitur në këtë platformë nuk është e detyrueshme nëse shpërndarësi nuk i ka këto produkte në dispozicion.

Me pranimin e KR, ju konfirmoni se:

  1. jeni një duhanpirës mbi 18 vjec;
  2. informacioni i dhënë vullnetarisht prej jush është i vërtetë dhe i saktë;
  3. përpara se të jepni të dhënat tuaja personale, jeni njoftuar rregullisht për faktin se Philip Morris Albania SHPK ("PMA") është kontrolluesi i të dhënave, me qëllim grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, kategorive të përdoruesve dhe përpunuesve të të dhënave personale.

Përmes pranimit të KR, i jepni pëlqimin PMA:

  1. të grumbullojë, ruajë, përpunojë dhe përdorë informacionin personal për qëllime të:
  • shërbimeve ndaj klientit lidhur me pajisjen elektronike IQOS,
  • kërkimeve të tregut të zhvilluara nga agjensia e kërkimeve, e cila do të caktohet nga PMA,
  • komunikimeve të mëtejshme me ju.
  1. t’ju sigurojë informacione dhe komunikime, duke përdorur çdo mjet (telefonata, postën, postën elektronike, SMS-të, etj), në lidhje me:
  • pajisjen IQOS dhe produktet e lidhura me të,
  • produktet e duhanit ose produkte që përmbajnë duhan, pajisje konsumatori, duke përshirë, por pa u kufizuar, informacion dhe materiale mbi hedhjen në treg të markave, ndryshimet e paketimit, aktivitetet, veprimtaritë e tregut dhe/ose rregulloren e produkteve të duhanit, në masën e lejuar sipas ligjeve në fuqi,
  • informacione të tjera që PMA i gjykon si të rëndësishme dhe të përshtatshme.
  1. të transferojë dhe përpunojë informacionin tuaj personal, me anë të degëve të PMA, ose palëve të treta në bazë të kontratës, ose (n.q.s. kërkohet nga ligji) autoritetet, në Shqipëri ose në shtete të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Zvicrën (për shembull, të vendosë bazën e të dhënave në një shtet dhe ta aksesojë atë bazë të dhënash nga një shtet tjetër në distancë) për arsyet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 më sipër, si dhe për arsye analitike, kërkim tregu dhe për sondazhe të konsumatorit (pjesëmarrja në të cilët mund të refuzohet nga ju në çdo moment);
  2. të mbajë të dhënat tuaja personale në mënyrë të sigurtë në Shqipëri dhe jashtë, në përputhje me ligjet në Shqipëri, për një periudhë të përshtatshme me grumbullimin e të dhënave, përveç kur pëlqimi revokohet më parë nga ju;
  3. të regjistrojë thirrjet telefonike potenciale midis jush dhe operatorit telefonik të kujdesit të klientit IQOS, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Ju mund të revokoni pëlqimin tuaj për të gjitha sa më sipër, tërësisht ose pjesërisht, si dhe të kërkoni që informacioni të përditësohet/ndryshohet, në çdo kohë përmes postës drejtuar Philip Morris Albania Shpk, Njësia Bashkiake Nr. 7, Rruga Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Nr. 1, K10, 1000, Tiranë, ose postës elektronike në adresën e e-mail që vijon: contact.al@iqos.com.

Ne në PMA angazhohemi të respektojmë privatësinë tuaj dhe të mbajmë të sigurta të dhënat tuaja personale. Ne angazhohemi që çdo transferim dhe/ose përpunim të të dhënave të lejuara nga ju do të menaxhohet në përputhje me standardet e BE-së dhe standarded që zbatohen në Shqipëri. Çdo komunikim nga PMA për ju do të adresohet duke përdorur të dhënat e paraqitura nga ju në formularin e regjistrimit/dorëzimit. Për më tepër informacion rreth rregullave të privatësisë së Philip Morris International ju lutemi lexoni Njoftimin e Privatësisë. Nëse nuk doni të merrni informacione nga PMA, ju lutemi na shkruani në contact.al@iqos.com. Ne angazhohemi të fshijmë të dhënat tuaja brenda 30 ditëve nga kërkesa juaj.